Autor: Suad Avdiu

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur mbështetje të hapur për lëvizjen studentore shqiptare që kërkon të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në reagimin e tij publik, Majko e cilëson mobilizimin e studentëve si një lëvizje të rëndësishme qytetare, e cila tejkalon kufijtë e një kërkese akademike dhe prek drejtpërdrejt të drejtat themelore të shqiptarëve në vend. Sipas tij, studentët shqiptarë po kërkojnë një të drejtë elementare – përdorimin e gjuhës amtare në arsim. Ai thekson se është e papranueshme…

Read More

SHFK “Bajram Shabani” Nxënësit e shkollës sonë morën pjesë edhe këtë vit në garat e leximit të organizuara nga Shoqata “Vizioni M” dhe Klubi i Leximit “Bashkimi”, duke arritur rezultate shumë të mira. Përgjatë disa muajve, ata u angazhuan në aktivitete të rregullta leximi dhe diskutimi, nën udhëheqjen e arsimtareve Qamile Fetaji dhe Bergjyle Saliji, duke zhvilluar aftësitë e tyre në të shprehur dhe mendim kritik. 📚 Rezultatet nga garat e leximit: • Klasa VI – Linda Ramadani dhe Venera Asllani – vendi i II• Klasa VII – Inara Agushi dhe Vlera Rrustemi – vendi i II• Klasa IX –…

Read More

“Protesta e studentëve nuk duhet të kushtëzohet vetëm me zbatimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës, sepse në atë mënyrë minimizohet vetë qëllimi i protestës. Nëse ndiqet kjo logjikë, atëherë duhet të protestohet kudo ku nuk respektohet neni 23, alineja 5 e Ligjit për Gjuhën Shqipe. Qëllimi duhet të jetë respektimi i plotë i ligjit sepse nesër mund të zgjidhet problemi me provimin e Jurisprudencës, por çka ndodh me provimet e tjera profesionale? A dmth se duhet të shëndrrohemi në kujdestar e protesues të përditshëm? Ky është edhe qëllimi të sorollatemi rrugëve që në fund të arrihet në konkluzionin se…

Read More

VLEN që nga dita e parë ka premtuar se ndryshimi do të ndihet në përditshmëri, te punonjësit, te familjet e tyre dhe te cilësia e shërbimeve që qytetarët marrin. Komuna e Tetovës, së bashku me Sindikatën e punëtorëve, nënshkroi marrëveshje për rritjen e pagave të administratës komunale, me ç’rast paga bazë do të rritet për 7 për qind. Kjo rritje do të vazhdojë për tre vite radhazi. Ky vendim është mbështetje konkrete për administratën komunale dhe një hap drejt motivimit më të madh dhe shërbimeve më cilësore për qytetarët. Për VLEN-in, institucionet e forta ndërtohen duke e vlerësuar punën dhe…

Read More

Rishikimi i projektit për ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës që lidh Shkupin me kufirin e Kosovës ka përfunduar, duke i hapur rrugën vazhdimit të punimeve në këtë aks strategjik pas ndryshimeve teknike të kërkuara për të optimizuar koston dhe sigurinë. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se trasa prej 10 kilometrash drejt pikës kufitare të Bllacës do të kërkojë një periudhë ndërtimi prej 48 muajsh sapo të përzgjidhet kontraktori, njofton Fokus. Ky proces vjen pas një rritjeje dramatike të projeksioneve financiare. Ndërsa fillimisht e gjithë autostrada prej 12.5 kilometrash parashikohej të kushtonte rreth 110…

Read More

Mbrëmë në shtabin partiak të BDI-së në Çair, Bujar Osmani ka mbajtur takim me aktivistë të rinj partiak, prej të cilëve ka kërkuar të mobilizojnë 2.000 aktivistë për protestën e studentëve që do të mbahet më 18 maj, njoftojnë burime partiake. “Osmani ka kërkuar që të sigurohen aktivistë ‘të zhurmshëm. Kjo tregon se BDI qëndron pas protestave”, kanë njoftuar mediumet duke u thirrë në burime partiake. Nëse ndodh një gjë e tillë do të komprimetohen edhe protestat studentore, pasi mediumet kanë raportuar për prezencë të elementeve partiake edhe në protestën e parë.

Read More

Një vrasje e rëndë ka ndodhur herët në mëngjes në Manastir, në lagjen Bair, në rrugën “5-ta”, ku viktimë mbeti një grua e re, e lindur në vitin 1995. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit, pas një përleshjeje familjare. Sipas informacioneve të para deri tek të cilat ka arritur Telma, bëhet fjalë për një rast të dhunës në familje, ku burri dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 19 deri 24 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.

Read More

Gjatë ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e shpeshtë e shpërndarjes së mesazheve mashtruese, përmes të cilave qytetarët tentohen të mashtrohen me pagesa të rreme për kundërvajtje në trafik”, njoftojnë nga Sektori për Krim Kibernetik pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas autoriteteve, persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë qytetarëve mesazhe mashtruese me pretendimin se kanë kryer kundërvajtje në trafik dhe kërkojnë pagesë përmes një ueb-faqeje të rreme ( http://mvr.govmk.cam/mk ). “Mashtrimin e kyejnë në atë mënyrë që, pasi që personat do të klikojnë…

Read More

Nga Lëvizja Anti bixhoz me rezerva komentojnë draftin e Propozim-ligjit për lojërat e fatit që ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria. Jushi Emërllahu nga lëvizja Anti Bixhoz thotë se për Propozim – ligjin, nuk janë konsultuar aspak as nga Qeveria e as nga komisioni për përpilimin e Ligjit në fjalë. “Kemi një rezervë se duam të shohim çka do ofrojë ky Ligj. Edhe pse është heq ajo 500 metra vij ajrore dhe e kanë lënë vetëm 500 metra. Përmenden në të vetëm shkollat dhe nuk përmenden objektet fetare. Do të kemi dhe konferencë për shtyp pasi ta konsultojmë…

Read More