Autor: Suad Avdiu

Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet thirrur në folklorizma dhe emocione, por duhet të gjithë të reflektojnë dhe të punojnë se si të jetohet në paqe, stabilitet dhe siguri. Ahmeti tha se e don Maqedoninë pasi është vendi i tij, i gjyshërve dhe i stërgjyshërve që siç shtoi “e dua Maqedoninë po aq sa e don Cërvenkovski dhe Mickoski. Ahmeti tha se “t’i mbajnë duart larg nga Marrëveshja e Ohrit çdo kush që tenton të rrënojë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e drejtë” duke shtuar se MO është e arritur e…

Read More

Aktakuza ndaj Artan Grubit i ka ndezur gjakrat në BDI. Frika nga kujtesa e tij po e bën të vetën, thonë nga VLEN. “Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga politika aktive. Gjoja, ai dashka të tërhiqet, por bashkëpartiakët nuk e lënkan. “Përralla me mbret”, siç thotë populli. Prej kohësh themi se Artan Grubi është “kutia e zezë” e BDI-së dhe se nga prania ose mungesa e tij varen shumë hesape dhe zhvillime brenda kësaj partie. Nuk është rastësi që Bujar Osmani, i cili po pret në pozicion startues, hedh në opinion pyetje dhe tema që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çojnë te Grubi.…

Read More

Në disa komuna të Shkupit është shpallur epidemi e etheve të Nilit Perëndimor, ndërsa autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa për mbrojtje nga mushkonjat. Sipas të dhënave deri më 11 gusht 2026, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 26 raste të etheve të Nilit Perëndimor, 25 prej tyre në Shkup. Një pacient ka ndërruar jetë. Për të ulur rrezikun e infektimit, ekspertët rekomandojnë: Të mos lini ujë të ndenjur në oborr apo pranë shtëpisë. Të pastroni rregullisht ulluqet dhe enët ku mund të mblidhet ujë. Të vendosni rrjeta mbrojtëse në dritare dhe…

Read More

Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni zjarresh për sa i përket kërcënimit për zonat e populluara, pasi patëm dy zjarre alarmante, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Situata ishte veçanërisht e vështirë në fshatin Bogomillë në komunën e Çashkës, ku zjarri arriti në shtëpitë e para. Reagimi i shpejtë i popullsisë lokale, së bashku me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Velesit, parandaloi që zjarri të shkaktonte një katastrofë më të madhe. Më kritikja ishte në Rajonin e Pelagonisë, ku zjarret kërcënuan fshatrat Ivanovci, Lozneni dhe Novo Selane. Angellov personalisht mbërriti në Lozneni, ku,…

Read More

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel diskutimi, ku morën pjesë gjashtë panelistë. Aktiviteti nisi me shfaqjen e një dokumentari, i cili përmes kronologjisë paraqiti ngjarjet që i paraprinë konfliktit të vitit 2001, zhvillimet gjatë konfliktit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, si dhe zhvillimet në 25 vitet e fundit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të konfliktit të vitit 2001, tha se Marrëveshja e Ohrit ka qenë një nga faktorët kryesorë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në…

Read More

Edhe krahas numrit të shtuar të kërkesave për dokumente personale gjatë periudhës së verës, veçanërisht edhe për shkak të numrit të madh të emigrantëve tanë që qëndrojnë në vend në këtë kohë, procesi i lëshimit të dokumenteve të udhëtimit po ecën pa probleme dhe pa vonesa, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n. Gjatë korrikut janë pranuar rreth 55.000 kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale, përfshirë dokumentet e udhëtimit, ndërsa afati për paraqitjen e kërkesës në procedurë të rregullt pranohet brenda një deri në dy ditësh. Qytetarët i marrin dokumentet brenda maksimumi shtatë ditësh, theksojnë nga MPB-ja. Masat…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili rezultonte i kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 13 gusht 2026, rreth orës 10:00, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor në Ferizaj. Gjatë identifikimit të personit, autoritetet kanë konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. I dyshuari kërkohej nga shteti fqinj për veprën penale që lidhet me “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve,…

Read More

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00. Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës e bëri të ditur rastin. Viktima ishte i moshës 72 vjeçare, kurse nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona në mesin e të cilëve një vajzë është në gjendje më të rënduar.

Read More

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë bërë të ditur se sot në ora 11:00 do të jenë në Kuvend, në kohën kur edhe kanë kërkuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Të dy partitë kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës për në ora 11:00.

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites në Vitomiricë të Pejës një predikues të fesë islame. IndeksOnline mëson nga burimet e veta se personi i arrestuar është Elvedin Peziç, imam i njohur në komunitetin boshnjak. Peziç është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh publikon ligjërata fetare.

Read More