Autor: Suad Avdiu

Nga BDI sot njoftojnë se sipas të dhënave e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë një rënie serioze të përfaqësimit të shqiptarëve në polici. “Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Kjo përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm. I njëjti disproporcion u pa edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë. Nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar. Këto dy të dhëna japin një pasqyrë të qartë të drejtimit që ka marrë politika e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Policia ishte një…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësra. Në orët e pasdites pritet të ketë reshje të shiut dhe erë të fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 19 gradë, ndëra temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri 33 gradë celsius. Edhe për nesër moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Read More

Publicisti serb Zlatoje Martinov, deklaratën e presidentit Aleksandar Vuçiq për devijimin e rrjedhës së lumit Ibër e quan deklaratë të pamatur dhe kërcënim bosh. Ai thotë se kjo gjë është absurditet i pastër, gjersa shton se do t’i kushtonte Serbisë. “Kjo është një nga një sërë deklaratash të Vuçiçit që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Një tjetër deklaratë e pamatur dhe kërcënim bosh. Fakti që ai deklaroi se do ta “ndryshonte rrjedhën e lumit Ibër” është një absurditet i pastër, pasi një projekt i tillë infrastrukturor është teknikisht tejet kompleks dhe do t’i kushtonte Serbisë disa miliardë euro. Pse…

Read More

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë. Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale. Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve. BDI kërkon gjithashtu…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit, shkruan Tema.mk. Prania e Ahmetit në këtë ceremoni mortore ka tërhequr vëmendjen, duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit.Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete nga jeta politike morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit./Tema.mk

Read More

Nga Prokuroria për krim të organizuar në Shkup informuan sot se është ngritur aktakuzë për rastin “Lotaria”, në mesin e të akuzuarve të të cilit është edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës në veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 4 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Të akuzuarit, gjatë viteve 2023 dhe 2024, së bashku kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë…

Read More

Një turist nga Gjeorgjia u mbyt dje në ujërat e Liqenit të Ohrit pranë Pestanit, njoftoi sot SPB Ohër. Sipas informacioneve, dje në orën 14:32, SPB Ohër mori një denoncim se një person mashkull ishte nxjerrë nga liqeni pranë Pestanit. Ekipi i Shërbimeve të Emergjencës Mjekësore u përpoq ta ringjallte atë, por shpejt përcaktoi se personi kishte vdekur. Sipas informacioneve, nuk kishte lëndime të dukshme. Hetimi fillestar tregoi se personi ishte 46-vjeçari B.D. nga Gjeorgjia. U krye një inspektim dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi. Ndërkohë, këtë mëngjes në orën 5:45, Policia Shtetërore e Ohrit…

Read More

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci. Sipas Kocit, bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar. Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, duke shtuar se është duke i verifikuar informacionet dhe…

Read More

Sot, në seancën solemne të Qeverisë, shënuam 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ky është një moment historik që i dha vendit tonë një rrugë të re drejt paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës. Si Ministër i Drejtësisë, e shoh këtë përvjetor jo vetëm si një mundësi për të kujtuar të kaluarën, por mbi të gjitha si një përgjegjësi për të ardhmen. “Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë. Ajo është përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë.” Për mua, drejtësia nuk mund të jetë selektive. Barazia nuk mund të mbetet vetëm një…

Read More

Fehim Sali është arrestuar të enjten nën dyshimin për spiunazh pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq, shkruan Insajderi. Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Sali më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit. Ai ishte emëruar në vitin 2022, me mandat dy-vjeçar Të arrestuarit gjatë ditës iu është publikuar një fotografi bashkë me…

Read More