Autor: Suad Avdiu
Sot shënohen 14 vite nga ndarja nga jeta e një prej figurave më të shquara të politikës shqiptare në Maqedoni, ish-kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbër Xhaferi, i cili ka ndërruar jetë më 15 gusht 2012, në moshën 64-vjeçare. Rrugëtimi politik dhe vlerat e tij Arbër Xhaferi lindi në Tetovë më 24 janar 1948 dhe përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Ai ka shërbyer si redaktor i sektorit kulturor në Televizionin e Prishtinës deri më 1990, kur u rikthye në Tetovë, duke iu përkushtuar vendlindjes dhe politikës. Në vitin 1994 u zgjodh deputet i Parlamentit të…
Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke regjistruar sot fitoren e parë në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA. Skuadra haraçinase triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Tikveshit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit. Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit u shënua nga Marko Simonovski në minutën e 27-të, duke i dhuruar Shkëndijës tri pikë të rëndësishme. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Sileksi shënoi fitore të thellë 3:0 ndaj Skopjes. Ndërkohë, xhiroja e tretë do të përmbyllet nesër me dy përballje interesante. Struga do të përballet me Vardarin, ndërsa Shkëndija do të luajë ndaj Bregallnicës.
Sërish është rritur numri i pacientëve me simptoma të virozës së stomakut në Kumanovë. Reparti Infektiv pranë Spitalit të Kumanovës gati çdo dit evidenton nga mbi 100 pacientë me simptome të këtilla e që kërkojnë ndihmë. Kryesisht bëhet fjalë për pacientë të të gjitha moshave si për fëmijë, të rritur e të moshuar. Ata kryesisht vijnë me simptoma si vjellje, diarre, shtrengime në stomak si dhe temperaturë të lartë që janë karakteristikë për këto viroza. Shumica e pacientëve marrin terapi të ambulancës kurse një numër i vogël mbahen në shërim spitalor. “Gjatë dy muajve të fundit me ngritjen e temperaturave…
Nuk ka ekzistuar dokument për ndarjen e Maqedonisë dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga pseudo-akademikë të UDB-së, thotë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke përgënjeshtruar deklaratën e para dy ditëve të kreut të integristëve Ali Ahmeti. “Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument. Kanë qenë disa pseudoakademikë në atë kohë, të instruktuar nga UDB-ja e Serbisë, të cilët e nxorën këtë ide. Ajo s’ka qenë ide e Akademisë së Shkencave dhe as Arben Xhaferi nuk ka dokument, sepse nuk ekziston. Ali Ahmetit atëherë UDB-ja i ka thënë: kjo është rruga që mund ta shkatërrosh organizimin…
Policia e Kumanovës ka paraqitur një padi penale ndaj A.N. (18) nga Kumanova dhe një të mituri 16-vjeçar nga Republika e Austrisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose pakënaqësisë mbi baza kombëtare, fetare dhe tjera diskriminuese”. Më 26.07.2026 në objektin ku është vendosur një Shoqatë Kulturore-Arti në Kumanovë, të denoncueshmit kanë shkruar grafite me përmbajtje fyese. Burime nga policia e Kumanovës thonë se bëhet fjalë për personat që me datë 26 korrik kanë shkruar ‘UÇK-UÇK’ te selia e Shoqatës serbe ‘Srpski Vez’ në Kumanovë./Lideri
10 vite punë, përkushtim dhe profesionalizëm në Restaurant Holiday në Kumanovë. Restaurant Holiday është prej shumë vitesh një emër i njohur në gastronominë e Kumanovës, ndërsa Ferdi Alili është pjesë e këtij rrugëtimi prej plot 10 vitesh. Një dekadë punë nuk është vetëm një numër, por dëshmi e përkushtimit, korrektësisë dhe dashurisë për profesionin. 10 vite, i njëjti vend, i njëjti përkushtim! /Televizioni NEws #RestaurantHoliday #FerdiAlili #Kumanovë #10VitePunë #Përkushtim
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se problemi me prodhuesit e specave është zgjidhur dhe se grumbullimi i tyre prej disa ditësh po zhvillohet sipas pritshmërive, përcjell TV21. Mickoski tha se, sipas informacioneve që ka marrë nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë zhvilluar bisedime mes palëve të prekura. “Po, nga ajo që jam i informuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë zhvilluar bisedime. Por ajo që është shumë e çuditshme, dua ta theksoj, dhe që më habiti nga informimet që mora nga ministri, është fakti se edhe ne i mbështesim fermerët për çmime më…
Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. I arrestuari, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, është identifikuar me inicialet D.M., 47 vjeç. Sipas Daçiqit, ai është arrestuar në pikën kufitare të Batrovcit. “Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, tha Daçiq përmes një njoftimi. Ndonëse Daçiq e…
Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot bëri homazhe te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me këtë rast, ai vendosi kurorë me lule dhe nderoi figurën e Arben Xhaferit, një nga personalitetet më të rëndësishme të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka shpërndarë një mesazh të fortë mbështetës për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi të liderit të BDI-së, ku e përshkruan atë si figurën kyçe të ndryshimit dhe proceseve politike në vend. “Ndryshimi i vërtetë mban vulën e një emri: Ali Ahmeti! 👑 AA”, ka shkruar Ademi në profilin e tij zyrtar, shoqëruar edhe me simbolin e kurorës.(INA)
