Autor: Suad Avdiu
Ambasada e SHBA-së në Shkup në mëngjes ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe organizatat tjera që tashmë kanë fituar dhe thuajse i kanë realizuar projektet në RMV, që të ndalin realizimin e projekteve dhe të mos paguajnë asgjë, konform urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, i cili “ngriu” ndihmat e huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit. Në këtë kontekst është edhe njoftimi që vjen nga Këshilli Etik për Media në RMV, të cilët kanë anuluar takimin e 30 janarit me përfaqësues të Televizioneve, për procesin e avancimit të Kodeksit të Gazetarëve.…
Propozim ligji për përfaqësim të drejtë vazhdon të prodhojë debate, akuza dhe kundër akuza mes partive politike. Nga koalicioni opozitar Fronti Europian thonë se janë të gatshëm për ta ndihmuar Qeverinë në përpilimin e ligjit të lartëpërmendur. Deputeti Salih Murat nga ky koalicion njofton se draft ligjin për përfaqësim të drejtë e kanë gati. SALIH MURAT- FRONTI EUROPIAN “Kemi argumente shumë të forta për sjelljen e një ligji të tillë, por presim që koalicioni i shumicës qeveritare të përgatisin draft verzionin e tyre që të shohim se çfarë do të përfshij ligji i tyre. Edhe në kohën kur u paralajmërua…
Filipçe thotë se tani ka Qeveri politike në Bullgari dhe se është në mbështetje të plotë të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili premtoi se do të sigurojë garanci shtesë dhe marrëveshje më të mirë se propozimi francez, për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Filipçe shton se qeveria duhet të nxitojë, pasi Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin përpara drejt BE-së, me hapa të mëdhenj Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se si parti opozitare nuk ka kontakt me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Akuzat e VMRO-së për lidhje me Artan Grubin i quajti qesharake, ndërsa theksoi se koalicioni i LSDM-së…
LSDM-ja thotë se nuk do të heqë dorë nga ligji për branitellat edhe pas bllokimit të punës së Komisionit për politikë sociale në Kuvend, shkruan Alsat. Sipas tyre, kreu i Kuvendit Afrim Gashi ka vepruar me standard të dyfishta që në fillim të procedurës dhe do të shikojnë opsionet, madje edhe opsionin e interpelancës ndaj tij. Komisioni për politikë sociale është jofunksional pas dorëheqjes së kryetares Ilire Dauti për të cilën u miratua interpelancë. Dauti nuk kishte proceduar ligjin për kompensimin financiar të branitellave. “Absolutisht do t’i shohim të gjitha opsionet në periudhën e ardhshme që ligjin ta vendosim përfundimisht…
I akuzuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi, në seancën e sotme kërkoi përjashtimin e plotë të prokurorisë nga rasti, shkruan Alsat. Si provë kryesore, Palevski e përmendi faktin se prokuroria nuk e kishte gjetur armën e përdorur për kryerjen e veprës 420 ditë pas vrasjeve. Palevski gjithashtu deklaroi se prokuroria nuk ka zhvilluar procedurë të drejtë, duke treguar se është marrë drejtimi që ai të dënohet pa u dorëzuar prova të forta që do ta vërtetonin fajësinë e tij. Pas kërkesës së Palevskit për përjashtim, gjykatësi i procedurës dha…
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media ka folur në lidhje me punën e Klinikës së Onkologjisë, gjegjësisht skandalin e mungesës së terapisë për pacientët me kancer. Filipçe tha se “e vërteta për Klinikën e Onkologjisë që duhet ta dijë opinioni është drejtpërdrejt e lidhur me komisionin anketues për Klinikën e Onkologjisë të kërkuar nga OBRM-PDUKM dhe të udhëhequr nga Rashela Mizrahi, dhe të gjitha pretendimet se nuk ka raporte për funksionimin e saj janë gënjeshtër e pastër”. “Mizrahi nga atëherë e deri më sot pretendon se unë jam përgjegjës për atë…
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Para turpit gjykues është deklaruar Naim Murseli i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ai u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve pasi që i është vrarë gruaja. “Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar pasi që e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli, raporton Telegrafi. Gjyqtarja tha që e kanë njoftu ambasadën e Suedisë në lidhje me mbajtjen e seances së sotme. Për këtë rast…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani së bashku me dekanin e Fakultetit Filozofik-Shkup, prof. Dr. Oliver Bakreski dhe specialistja e lartë e arsimit nga Banka Botërore, Bojana Naceva, morën pjesë në takim me Grupin punues konsultativ për zhvillim të hershëm të fëmijërisë në prani të dekanëve nga fakultetet pedagogjike në vend, profesorëve, ekspertëve, punonjësve nga Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinia dhe Njësia e Projekteve e ministrisë. Në takim u prezantua programi i propozuar për “Arsimin Fillestar”, përmes një diskutimi të hapur, u shkëmbyen mendime nga përvojat e fakulteteve që tashmë e kanë zbatuar programin dhe…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se ka ilaçe në Klinikën e Onkologjisë, por sipas tij për një javë ka munguar vetëm terapia biologjike. Taravari tha se këtë javë Klinika do të furnizohet me terapinë në fjalë. “Dua të informoj opinionin se terapia biologjike, këtë periudhë është dhënë shumë më shumë sesa më parë, por kërkesat prej pacientëve janë shumë më të mëdha, prandaj edhe kemi bërë protokolle se ku duhet të jepet kjo terapi biologjike. Prej kësaj jave përsëri do të rikthehet komplet terapia biologjike, por dua të ripërsëris se ilaçe kanë pacientët, por nuk e kanë vetëm terapinë…
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata ulen për 1,00 denarë, EURODIESEL (D-E V) më lirë për 1,50 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 2 0,00 dinarë për litër. Lajmëroi Komisioni Rregullativ për Energji. Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,00 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 74,50 denarë, dhe Extra Light 1 (EL-1) për 73 denarë. litër. Për 1.042 denarë është edhe karburanti M-1 NS, ndërsa kilogrami do të kushtojë 45.631 denarë.
