Autor: Suad Avdiu
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe të paradites në pjesët juglindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat më pas do të kalojnë në reshje të dobëta të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 10 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa pjesë të luginës në mëngjes do të ketë…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pas deklaratës së Administratës së SHBA-ve që qeverisjen Kurti në Kosovë e ka quajtur si destabilizuese dhe gjithmonë kundër SHBA-ve. Osmani në reagimin e tij shkruan se Kosova në këto momente duhet të reflektojë dhe të shikojë me kujdes mesazhet që vijnë nga ndëkombëtarët, pasi shtetit i duhet aleancë e fortë me miqtë ndërkombëatarë.
Pas publikimit të lajmit nga TV21 për takimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko ku siç mësoi TV21 në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. E për këtë ka reaguar koalicioni VLEN. Nga VLEN theksojnë se struganët nuk do të lejojnë që një non-grata i listave të zeza të jetë përcaktues se kush do të udhëheq me Komunën e Strugës. Shtojnë se koalicioni VLEN ka emra më të mirë për kreun e Strugës, sepse siç shtojnë struganët meritojnë më mirë. Ndër të tjera, nga koalicioni VLEN nëpërmjet…
Sipas raportit vjetor për veprimtarinë e Komisionit për shtetësi bullgare nën udhëheqjen e nënpresidentës së Bullgarisë, Iliana Jotova, vitin e kaluar nënshtetësinë bullgare e kanë marrë mbi 16 mijë persona. Kjo është katër mijë më shumë se në vitin 2023. Sipas të dhënave, në vend të parë janë shtetasit nga Ukraina dhe Turqia. Siç raportojnë mediat bullgare, mbi 2.400 persona nga Ukraina kanë marrë pasaporta bullgare vitin e kaluar. Turqia është në vendin e dytë. Pothuajse 2.200 persona nga fqinji i tyre jugor kanë marrë nënshtetësinë bullgare. Pason Moldavia me mbi 1.800 pasaporta bullgare (1887). Në vendin e katërt janë…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me kryetarin aktual të Strugës, Ramiz Merko. Nga burime partiake TV21 mëson se mes tjerash, në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Mësohet se kreu i BDI-së ka kërkuar që Merko të mos kandidohet për edhe një mandat tjetër, ndërsa sipas të njëjtave burime, Merko e ka pranuar kërkesën e Ahmetit me një kusht, që kandidat i integristëve për këtë komunë mos të jetë Jeton Shaqiri. Struga është një nga komunat ku pritet të ketë betejë të fortë në zgjedhjet lokale. Partitë ende…
Autorë të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën automjetit të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren në mënyrë intensive veprime për zbulimin e autorëve dhe po sigurohen të gjitha dëshmitë në terren. Indiciet e para, siç thonë nga Prokuroria, çojnë në ndërlidhje të mundshme me faktin që prokurori publik vepron në dy lëndë të ndjeshme, në të cilat për momentin ndërmerret në mënyrë intensive aksion hetues. Organet e hetimit punojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe vërtetimin e plotë të shkaqeve.
U është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës. Shkak i vdekjes së tyre u bë shembja e një objekti të pabanuar. Ideal Rama, 14 vjeç, Veton Morina dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç, u varrosën në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë), transmeton Klankosova.tv. Në varrimin e tyre morën pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe figura të njohura politike si Ardian Gjini, Anton Quni e Daut Haradinaj.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,12 % në raport me vendimin e datës 30.01.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/lit. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/lit. Çmimi i shitjes…
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pas vdekjes së një fëmije katër vjeçar në Repartin e fëmijëve, konfirmoi drejtori i Inspektoratit Kiril Lazov, duke treguar se menjëherë pasi të përfundoi inspektimi dhe të kenë diçka më konkrete do të dalin me informacione shtesë. Në repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës dje ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar, i cili sipas drejtorit Vladimir Bunçeski ka pasur formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe me parametra jetësorë të dëmtuar. Ai theksoi se fëmija ishte marrë në gjendje…
Nga procedura hetimore e zhvilluar deri më tani për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, në drejtim të zgjerimit të procedurës, nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët janë duke vepruar për rastin sot janë ndaluar tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është bërë bastisje në një lokacion në Veles. Si rezultat i provave të siguruara, është lëshuar një urdhër tjetër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët ekziston dyshimi se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe…
