Autor: Suad Avdiu

Linja e re hekurudhore që fillon sot nga Shkupi në Kumanovë do të marrë 41 minuta, njoftoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski. Siç njoftoi Nikoloski gjatë vizitës së tij në Transportin e Hekurudhave të Maqedonisë, treni nga Shkupi për në Kumanovë do të niset sot në ora 16:30 dhe udhëtimi do të zgjasë 41 minuta. Ai do të funksionojë dy herë në ditë, me nisje nga Kumanova në drejtim të Shkupit në 06:30 të mëngjesit dhe kthim në orën 16:30. – Do të kemi katër trena në ditë që do të funksionojnë për 41 minuta, të gjithë do të pranoni…

Read More

Gati një vit nga miratimi i Ligjit të lojërave të fatit vendim që solli edhe fundin e përcaktimit të BDI-së për ekspansionimin e lojërave të fatit si dhe fillimin e fundit të Artan Grubit dhe mikut të tij, ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Që të dy aktualisht janë në arrati dhe ndaj tyre është shpallur flet arrest ndërkombëtarë. Por si u zhvillua e gjithë ngjarja? Në shkurt të vitit të kaluar, Artan Grubi tentoi që përmes plotësimit të ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, ta rregullon çështjen e ndarjes së bixhozit online, por u kundërshtua nga…

Read More

Sekretari i Kulturës i BDI-së Valmir Aziri, sot në konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me Programin vjetor të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit që u publikua dje. Ai tha se shqiptarët me këtë program kanë përjetuar diskriminimin më të madh të viteve të fundit. Aziri kërkoi dorëheqjen e zv.ministrit të Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani, për të cilin tha se i janë marrë ingerencat dhe i njëjti shkon në punë vetëm për të marrë rrogën, njofton Telegrafi Maqedoni. “Programi vjetori i Ministrisë së kulturës nënkupton shkatërrim të organizuar të kulturës shqiptare. Në vitin 2025 po përjetojnë diskriminimin më…

Read More

Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme janë duke zhvilluar një aksion i bazuar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në sektorin e Qeverisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Në rrethana jo zyrtare mësohet se është arrestuar ish shefi i këtij shërbimi, Pece Mirçevski. Ai dyshohet se gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë sektor, ka keqpërdorur dhe manipuluar me prokurimet publike. Burime brenda policisë thonë se është bastisur shtëpia e tij, ndërsa kontrolle ka edhe në disa lokacione të tjera përfshi edhe institucione. Hetimi është duke u shtrirë edhe në pistat ku ka dyshime se janë keqpërdorur procedurat…

Read More

Prokuroria e ka zgjeruar hetimin edhe për prindërit e Vasill Jovanovit, shoferit 20-vjeçar i cili në gjendje të dehur, pa patentë shoferi, në semafor të kuq e me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara e aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Prokuroria, po mbledh të dhëna për rolin e prindërve sa i përket blerjes dhe mirëmbajtjes së veturës. “Është zgjeruar procedura edhe ndaj prindërve dhe janë dhënë urdhra përkatës edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme-Shkup t’i shqyrtojnë këto rrethana, në lidhje me atë se kush i ka dhënë mjete për benzinë…

Read More

I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID sipas të cilave Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024. Në Maqedoni të Veriut OJQ- të kanë marrë 290 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. Nga USAID më shumë fonde ka marrë Kosova 537 milion, pason Bosnja 402 milion, Maqedonia e Veriut 290 milion, Serbia 209 milion, Shqipëria 189 milion dhe Mali i Zi 77 milion./Telegrafi/

Read More

Sot në mëngjes temperatura më të ulëta ka në Kodrën e Diellit ku është matur -10 gradë, – 8 në Berovë dhe Mavrovë, -7 në Krushevë dhe Kriva Pallankë, -5 në Tetovë, -4 në Shkup-Petrovec, Shtip, Manastir, Demir Kapi, Vinicë dhe Pretor, -3 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Kumanovë, Prilep, Ohër dhe Dibër, -2 në Kavadar, 0 në Veles, 2 në Gjevgjeli. Trashësia më e madhe e borës është matur në Kodrën e Diellit 32 centimetra dhe Mavrovë 12 centimetra./Telegrafi/

Read More

Loja në Bigbrother Albania po ashpërsohet. Jozi e ka ofenduar rëndë Gjestin, duke e quajtur kopil shkine. Shiko videon: https://www.instagram.com/reel/DFrL7E_ooHB/?igsh=MXV1djRuNG01eGN3Yg==

Read More

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt. Në këtë takim miqësor, siç njoftojnë nga LD, u diskutua për një sërë çështjesh kyçe që prekin marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Nga atje thonë se Mexhiti rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për integrimin evropian, duke theksuar se vendi mbetet një faktor stabiliteti në rajon. Ai theksoi rëndësinë e aleancës me SHBA-në si një…

Read More