Autor: Suad Avdiu

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe përgënjeshtron se me këtë parti ka pasur bisedime për zgjedhjet lokale. “Morëm një leksion shumë serioz nga koalicioni me BDI-në. Shumë gjëra na kaluan mbi kokën tonë dhe duhet të jem i sinqertë dhe ta pranojmë. Distanca është diçka që ka ardhur natyrshëm, si kërkesë e anëtarësimit, por edhe si ndjenjë dhe emocion ndaj një koalicioni i cili nuk ishte parimor”, thotë Filipçe në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Thotë se LSDM në të ardhmen do të bëjë vetëm koalicione parimore, të bazuara…

Read More

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në kuadër të vizitës në SHBA, në New York ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), gjegjësisht z. lir Rusi, z. Martin Vulaj, z. Tony Marko, z. Burim Regjaj dhe z. Agim Jusufi. “Mërgata shqiptare në Amerikë, ka luajtur një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në lobimin për avancimin e çështjes shqiptare si në Shqipëri, Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni të Veriut”, ka njoftuar Kasami.(INA)

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se oficerët e policisë së SBPOK-ut, në bashkëpunim me policinë nga Maqedonia dhe Europoli, në kuadër të operacionit të madh me emrin e koduar “Vardar”, dhe me urdhër të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar, sot në territorin e Serbisë arrestuan gjashtë anëtarë të një grupi kriminal të organizuar, të dyshuar për veprën penale të bashkimit për kryerjen e falsifikimit të parave. Sipas Daçiqit, gjithsej gjashtë persona janë arrestuar në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, është gjetur një sasi e madhe…

Read More

Ora e madhe letrare PENA E FLAKËS në kuadër të manifestimit tradicional FLAKA E JANARIT në Gjilan u mbajt më 31 janar 2025! Disa vargje të lira (jashtë konkurrimit), në shenjë respekti dhe falënderimi për organizatoret e këtij aktiviteti prestigjioz, kanë recituar edhe poetët nga Kumanova, transmeton portali Lideri.mk. Krahas emrave të njohur kumanovar si Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, etj. Në mesin e tyre ka qenë edhe profesori Sevdail Demiri, i cili ka postuar poezinë e tij që e ka recituar, poezi kushtuar antikës. Pᴇ̈ʀsɪᴀᴛᴊᴇ ɴᴇ̈ᴘᴇ̈ʀ Hᴇʟᴀᴅᴇ̈ Nᴇ̈ɴ ᴋᴇ̈ᴍʙᴇ̈ᴛ ᴇ Pᴀʀᴛᴇɴᴏɴɪᴛ sʜᴛʀɪʜᴇᴛ Pʟᴀᴋᴀ, Gᴜʀᴇ̈ᴛ ᴘᴇʟʟᴀᴢɢᴊɪᴋ ғʟᴀsɪɴ ᴘᴇ̈ʀ ᴠᴜᴀᴊᴛᴊᴇᴛ ᴀʀᴠᴀɴɪᴛᴀsᴇ ɴᴇ̈…

Read More

Drejtësi për Frosinën patjetër të ketë dhe rasti i Frosinës nuk duhet të përsëritet, kanë theksuar sot gjatë protestës në Kavadar nga familja e viktimës që u godit për vdekje nga një makinë në Shkup. “Shoqëria nuk guxon të mbetet peng i njerëzve pa themele morali kurse funksionet në vend nuk guxojnë të jenë strehë për ata që nuk i respektojnë ligjet as në shtëpitë e tyre dhe jashtë shtëpive. Ne për Frosinën kërkojmë drejtësi, jo vetëm nga vrasësi, kërkojmë drejtësi edhe për babain, kërkojmë të burgoset edhe babai Vasil Jovanov dhe gjykatësja Daniela Aleksovska, të cilët nuk dolën publikisht…

Read More

Masat për ngrirjen e çmimeve që i vendosi nga një garniturë tjetër politike po shkaktojnë tronditje galopante të çmimeve për qytetarët, sepse tregtarët dhe prodhuesit duan të kompensojnë gjithçka që kanë humbur në periudhën kur çmimet ishin ngrirë, porositi  zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, në tribunën e sotme partiake me temën “Çmimet po e hanë standardin e qytetarëve, a ka zgjidhje?”, temë kryesore e së cilës ishin çmimet e produkteve, gjegjësisht si reflektojnë për standardin e qytetarëve dhe cilat janë zgjidhjet e mundshme për këtë problematikë. “Në këtë rast as tregtarët dhe as prodhuesit nuk janë sanksionuar, përkundrazi…

Read More

Koncepti i ri i propozuar për reformimin e arsimit të mesëm është në diskutim publik dhe ministrja e Arsimit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se po prezantohet edhe shërbimi punë e dobishme për shoqëri për nxënësit, që do të duhet të organizohet nga shkollat Për shkak të rënies së numrit të nxënësve në mbarë Maqedoninë, deri më tani janë mbyllur 50 shkolla. Ministrja bën të ditur se deri në fund të shkurtit do të ketë marrëveshje kolektive dhe nga marsi mësuesit do të kenë rritje pagash për 7%. “Ata mund të pastrojnë dhe rregullojnë oborrin e…

Read More

Në mungesë të urës funksionale në Bit Pazar, të moshuarit detyrohen të kalojnë rrugën me frikë së mund të jetë kalimi i tyre i fundit. Vijat e bardha mungojnë, ndërsa veturat, shpesh kanë përplasur kalimtarët dhe kanë shkaktuar edhe aksidente me viktima në këtë vendkalim ilegal të Bit Pazarit në Shkup. Edhe përkundër vështirësive për të kaluar këtë vendkalim, qytetarët detyrohen të përballen me rrezikun. Ura është e mbyllur ndërsa vendkalimi tjetër është rreth 300 metra më tej. “Është e vështirë por çfarë të bëjmë, aty pleqtë nuk mund të hipin, të rinjtë po por ne pleqtë nuk mundemi, ne…

Read More

“Sistemi shëndetësor është buzë kolapsit dhe në kaos total. S`ka ilaçe në Onkologji, fëmijtë vdesin nëpër Klinika, ka mungesë kuadri, sërish ekzistojnë lista të pritjeve, s`ka shërbime të mira shëndetësore”, thonë nga LSDM. Prej aty rikujtojnë se vetëm vitin e kaluar, për 6 muaj, ishin regjistruar 19 foshnje të vdekura. Socialdemokratët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit. “Në krye të shumë klinikave janë vënë drejtorë pa përvojën e duhur që në mënyrë plotësuese përkeqëson funksionimin e sistemit shëndetësor. Ka drejtorë që marrin para për kujdestari, kurse asnjëherë nuk janë paraqitur në klinikë! Kjo situatë katastrofike në shëndetësi nuk…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre fëmijë, një i moshës 13-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar. Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00. Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011,…

Read More