Autor: Suad Avdiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin -7 deri 0, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit./Telegrafi/
“Gara” për zgjedhjet lokale këtë herë duket se ka nisur shumë herët. Kandidatë që shprehin dëshirë të qeverisin pushtetin lokal, e të tjerë që presin vendimin e kryetarit të tyre për ta miratuar kandidaturën që do ta paraqesin. Ministri aktual i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski nuk e fsheh dëshirën për të garuar për të parin e Qytetit të Shkupit, por zgjedhjen dhe vendimin e tij, i’a lë kryetarit Hristijan Mickoskit. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes lokale “Unë fillimisht para kryetarit, por edhe para opinionit e kam shprehur dëshirën dhe ambicien time për kandidat potencial për garën e kryetarit të Qytetit…
Sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond deri në 15 miliardë denarë. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, kopshteve, parqeve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke zgjidhur probleme që qytetarët i kanë përballuar me dekada. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ndërsa ka informuar se në thirrjen e parë, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë. Postimi i…
Viteve të fundit është vërejtur rritje e numrit të skriningut të gjirit dhe skriningut të qafës së mitrës sidomos te mosha e re. Kjo rritje e sëmundjeve malinje vë në pah domosdoshmërinë e reagimit në kohë, përkatësisht diagnostikimin e hershëm. “Vërehet rrije e skriningut te gjirit dhe skriningut të kancerit të qafës së mitrës. Këto të dhëna flasin për rritje të ndjeshme në dallim nga vitet e kaluara. Në kudër të programit për skrining të gjirit përfshihen gratë nga 40 deri në 69 vjeç, të cilët kanë mundësi vet të paraqiten në internet dhe me programin e vitit 2025 do…
Inspektorati Shëndetësor gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në repartin e fëmijëve në Spitalin e përgjithshëm të Strugës nuk ka konstatuar lëshime në protokollet e mjekimit të fëmijës Inspektorati Shëndetësor gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në repartin e fëmijëve në Spitalin e përgjithshëm të Strugës nuk ka konstatuar lëshime në protokollet e mjekimit të fëmijës katërvjeçar nga fshati Labunishtë, i cili ndërroi jetë të dielën, shkruan Alsat. Në raportin e inspektoratit thuhet se fëmija ishte dërguar në Spital me bronkit akut dhe menjëherë i është caktuar. Por sipas të dhënave të raportit gjatë qëndrimit në spitalin ditor është konstatuar se edhe pas terapisë,…
“Të gjithë skijatorët që në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të frekuentojnë Kodrën e Diellit, do t’iu ofrohet zbritje në bileta për 30 për qind, por kjo zbritje nuk do jetë vetëm për biletat e ski ashensorëve apo teleferikun me gjashtë ulëse, por do vlejë edhe për ata që do duan ta kalojnë natën në hotelin “Sllavia””, njofton Alsat. Drejtori i Kodrës së Diellit Gani Aliji tha se më 17 shkurt, planifikohet të ketë edhe organizime të tjera me qëllim që mysafirëve të shumtë nga Kosova t’iu urohet një mirëseardhje ndryshe. “Atë ditë kemi planifikuar që të…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka folur për ndryshimet e reja në Ligjin për komunikime elektronike, me të cilat parashihet ndalimi i lojërave online të fatit. “Në Ligjin për komunikimet elektronike parashikojmë ndryshime ku do të ndalonim ligjërisht lojërat ilegale të fatit në internet, apo kazinotë online. Në Maqedoni, asnjë institucion privat nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit online dhe qytetarët e dinë se janë të shumta të tilla institucione. Janë zbuluar rreth 160 ofrues që janë të pranishëm në tregun në vend dhe nuk kanë licencë për të organizuar online lojërat e fatit”, tha Andonovski.…
Tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore. Epiqendra e tërmetit është afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri. Sipas informacioneve fillestare, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash. Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë. Tërmeti është regjistruar në orën 01:50.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë “Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Siç njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ky Program është krijuar për transformimin afatgjatë të menaxhimit të burimeve ujore, duke ngritur kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, duke ofruar mekanizmat e nevojshëm për bashkëpunim dhe duke përmirësuar legjislacionin dhe kuadrin e…
Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet. Prej ditës së djeshme ka qarkulluar një thirrje specifike për dy supermarketet e mëdha “Tinex” dhe “Vero”, duke nxitur qytetarët të mos bëjnë pazar në këto dyqane. Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar…
