Autor: Suad Avdiu
Faqja e Big Brother VIP Albania vetëm pak më parë bëri të ditur se ka një njoftim të rëndësishëm. E ky vendim kishte të bënte me reperin G Bani pas incidentit me këngëtarin nga Peja, Gjestin. Gjatë sfidës së rezistencës, ai e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin, gjë për të cilën Vëllai i Madh mori masa.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas votimit ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë e Kosovës. Kryetari i PDK-së i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi tha se votuan me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve. “Sot është një ditë e mirë, e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët, për demokracinë e Kosovës. Unë me Melizën sapo votuam me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve, për mundësinë dhe potencialin për të pasur një jetë më të dinjitetshme për të gjithë”, tha ai. Kryetari i PDK-së tutje…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka një buxhet mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë. Ministri Misajllovski tha se buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 do të jetë 329 milionë euro, prej të cilave 106 milionë janë të destinuara për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë. Krahasuar me vitin 2024, kjo ishte një rritje prej 18 milionë eurosh. Të gjitha pajisjet ushtarake të porositura dhe të blera duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit të ardhshëm. “Dorëzimi i të 96 veturave ‘JLTV’ duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2025, si dhe automjeteve ‘Striker’. Sistemet e porositura ‘Boran’…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, informojnë nga Unioni i Automjeteve të Maqedonisë LAMM. LAMM apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën në komunikacion dhe të kenë kujdes të veçantë në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Në vendkalimet kufitare nga RMV për momentin nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. “Vëmendje e veçantë duhet në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është duke vazhduar me monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA) edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. KPM përmes kësaj komunikate ju bënë thirrje dhe një herë mediave që të respektojnë obligimet lidhur me procesin zgjedhor, respektivisht heshtjes zgjedhore, duke shmangur çfarëdo raportimi i cili mund të bie ndesh me rregullat e heshtjes zgjedhore dhe mund të dëmtonte procesin e votimit. KPM fton të gjithë të licencuarit (OSHMA) që të zbatojnë obligimet ligjore nga Kreu VIII i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Nr. 08/L-228 dhe Rregullorja KPM-2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës…
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ku ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Remzija, dhe dy vajzat, Doruntina dhe Diellza. Pas dhënies së votës, Hamza ka shprehur optimizëm për procesin zgjedhor dhe ka apeluar që të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të kontribuar në zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme, raporton Telegrafi. “Ditë e bukur, ditë me diell. Unë bashkë…
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Haradinaj është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor morën pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës. Haradinaj i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, ka thënë se procesi i votimit ka filluar mirë duke i ftuar qytetarët të dalin dhe votojnë. “Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht ka…
Sot, më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 120 deputetët e rinj të Kuvendit. Në këtë garë elektorale marrin pjesë 27 subjekte politike, ndërsa për herë të parë do të votojnë 125,852 votues të rinj. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 941 qendra votimi, ku për votimin e rregullt janë hapur 2,533 vendvotime, ndërsa për votimin me kusht janë caktuar 38 qendra me gjithsej 56 vendvotime.
Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ka hedhur votën e tij. Ai votoi në Fakultetin Ekonomik, njofton Klankosova.tv. Kurti inkurajoi qytetarët të cilët ende nuk kanë votuar, të kryejnë obligimin e tyre qytetar. “Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj çdonjërin të votoj, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
Mëngjesi i ftohtë me kushte për mjegull në lugina, gjatë ditës me diell për , temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -9 deri në 3, dhe maksimumi do të arrijë nga 4 deri në 11 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me mëngjes të ftohtë me kushte për mjegull, gjatë ditës me diell. Temperatura minimale do të bjerë në 0, dhe maksimumi do të arrijë në 9 gradë.
