Autor: Suad Avdiu
Një video e Hatixhes me lotë në sy, bëri të gjithë të aludojnë se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Jashari. Një zemër e thyer dhe kënga ku thuhet “Harrom” e bënë edhe më të besuar këtë aludim. Kujtojmë që lidhja e tyre ishte një nga lidhjet më të komentuara për arsyeje të luksit të treguar, shkruan “Kosovarja”.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, i pranishëm në Kumanovë për një ngjarje të Forumit Rinor, foli ekskluzivisht edhe për TV News, mbi akuzat e fundit të opozitës se Spitali i Kumanovës po deshqiptarizohet. Sipas, Taravarit, Këshillat Drejtues përbëhen nga pesë anëtarë. “Këshillat Drejtuese kanë nga pesë anëtarë, dy të brendshëm dhe tre të jashtëm, nga tre anëtarët e jashtëm ka një shqiptarë, të cilën e kemi caktuar ne si Ministri e Shëndetësi. Përpos kësaj, ka edhe dy anëtarë të brendshëm që i cakton drejtori. Ne asnjëherë në histori nuk jemi përzier…
LSDM në zgjedhjet lokale të tetorit do të bëjë koalicione në secilën komunë veç e veç, ka paralajmëruar kryetari i partisë Venko Filipçe. Kjo, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media, nuk përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti, organizatë të shoqërisë civile apo listë të pavarur dhe se do të diskutohen opsionet. “Unë do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjitha diskutimet janë duke vazhduar në krye, në grupin parlamentar, në Bordin Qendror dhe atë Ekzekutiv, e ai është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për secilën komunë veç…
Nga data 3 deri më 9 shkurt, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar 2.880 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, me një rënie prej 5,1% krahasuar me javën e kaluar. Siç thuhet në raportin e ISHP, 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç. Rastet më shumë të raportuara janë nga Shkupi, pasuar nga Strumica, Manastiri, Sveti Nikolla. Këtë sezon si të sëmurë janë regjistruar gjithsej 11.614 persona. Për atë nëse do t’i jepen rekomandime Komisionit për Sëmundje Infektive, drejtoresha e ISHP, Marija Andonovska, thotë se janë…
Policia e Kumanovës dhe policia kriminale në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar një pesëdhjetë e nëntë vjeçar, banues në Bullgari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer mashtrime për gjoja aksidente trafiku ndaj disa personave, njoftojnë sot nga MPB. “Dje në ora 15:40 në Kumanovë, punonjësit e policisë së SPB-së, në bashkëpunim me Departamentin e policisë kundër krimit, kanë ndaluar P.M (59) nga Bullgaria. Ai dyshohet se ka kryer mashtrim në territorin e Kumanovës, në bashkëpunim me disa persona, duke shkaktuar gjoja aksidente trafiku ndaj disa personave. P.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa…
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Qeverisë Botërore 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me H.E. Abdullah Nasser Lootah, zv. Ministër i Çështjeve të Kabinetit për Konkurrueshmërinë dhe Shkëmbimin e Dijes në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Në takim u diskutua për zhvillimin dhe konkurrencën e menaxhimit të të dhënave, ku z. Lootah, me përkushtimin e tij, luajti një rol kyç në forcimin e pozicionit të Emirateve të Bashkuara Arabe në skenën globale, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në fushën e menaxhimit të të dhënave”, thuhet në…
Policia ka ndaluar një 22-vjeçare nga Shkupi pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në Çair, policia ka gjetur marihuanë. “Me datë 12.02.2025 në ora 22:40 në zonën e Çairit, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup ndaluar V.K. (22) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e saj dhe ambientet e tjera, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe sekuestruar tre thasë me marihuanë dhe një plumb”, thonë nga MPB.
Qeveria sot në pritet të marrë vendimin për kufizim 10 ditor të marzhave në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh. Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazike ushqimore, vendimi do të përfshijë edhe pajisje higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte jo ushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazike të qytetarëve. Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 8 gradë celsius. Nesër moti do të jetë me vranësira, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.
Llausha Zenuni, gazetare dhe aktiviste e shoqërisë civile, në emisionin e pasdites në Pastel, tregoi arsyet konkrete se çka e shtynë Llaushën të ndjek fenomenin që ka prekur pothuajse shumicën dërrmuese të rajonit, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe diasporë. “E para është, Vuajerizmi, nuk ka ndonjë përkthim adekuat për këtë fjalë në shqip sepse vjen nga frëngjishtja por duhej të përshtatet me “kënaqësia e të shikuarit”, pra, çfarë ne ndjejmë kur shikojmë jetën e të tjetrit në mënyrë më të thellë më intime. Këtu duhet ta përmendi edhe ekzibicionizmi lidhet ngushtë me të parën, kjo është “kënaqësia e të…
