Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, i pranishëm në Kumanovë për një ngjarje të Forumit Rinor, foli ekskluzivisht edhe për TV News, mbi akuzat e fundit të opozitës se Spitali i Kumanovës po deshqiptarizohet. Sipas, Taravarit, Këshillat Drejtues përbëhen nga pesë anëtarë.
“Këshillat Drejtuese kanë nga pesë anëtarë, dy të brendshëm dhe tre të jashtëm, nga tre anëtarët e jashtëm ka një shqiptarë, të cilën e kemi caktuar ne si Ministri e Shëndetësi. Përpos kësaj, ka edhe dy anëtarë të brendshëm që i cakton drejtori. Ne asnjëherë në histori nuk jemi përzier në këto punë, saktësisht në emërimin e anëtarëve të brendshëm. Në qytetet multietnike siç është Komuna është korrekte që drejtori ta emëroj një prej anëtarëve të brendshëm pjestarë tjetër prej komuniteteve tjera, në këtë rast shqiptar, ky drejtor ka vendosur ndryshe dhe është jo korrekte”, tha Arben Taravari për TV News.
Ai shtoi se në nivel vendi ka dy ose tre anëtarë në Këshillat Drejtues në nivel vendi sesa që ka pasur në kohën e BDI-së.
“Vetëm një anëtarë më pak në Këshillin drejtues kemi aktualisht në Spitalin e Kumanovës. Në përgjithësi në nivel republikan në Shëndetësi një ose dy anëtarë janë më shumë sesa që ka pasur në kohën e BDI-së”, përfundoi Taravari.

