Autor: Suad Avdiu

Deklarata e Taravarit që bashkë me stemën, të zgjidhen edhe çështjet e tjera të hapura, për LSDM-në opozitare është tronditëse. Sipas tyre, Qeveria e ka futur shtetin në krizë ekonomike, ndërkaq hapja e temave etnike është vetëm për ta defokusuar dhe përçarë opinionin.“Kjo deklaratë tronditëse e ministrit Taravari, i cili merret me gjithçka përveç shëndetësisë, për çka është i obliguar, konfirmon se Qeveria tërësisht ka hequr dorë nga ajo që me të vërtetë e kanë prioritet qytetarët. Në vend të zgjidhjes së problemeve reale, Qeveria do ta mashtrojë popullin me tema nga e kaluara që ta tërheqë vëmendjen nga e…

Read More

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se nëpërmjet grave ka vendosur ta luftojë vetë qenien grua, shkruan Telegrafi Maqedoni. Dauti tha se ligji për Avokatin e Popullit ja pamundëson që në krye të saj të jetë një grua. https://youtu.be/2p7-mlDYvRI “Në ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 9 parashihet që të shkarkohet Avokati i Popullit në qoftë se me arsye është në pushim mbi gjashtë muaj për shkak të problemeve shëndetësore, ka për qëllim që asnjëherë ndonjë gruaje mos t’i shkoje ndërmend të konkuroje për këtë pozitë dhe mos jetë…

Read More

Gjithsej 109 raste të gripit sezonal janë regjistruar gjatë javës së kaluar në zonën e Shtëpisë së Shëndetit Publik Kumanovë. Siç njofton Instituti i Shëndetit Publik, gjatë javës së 6-të të vitit 2025 (03-09.02.2025), janë raportuar 2880 raste të raportimeve në grup të personave me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, 5,1% më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 6-të të sezonit të kaluar është rritur me 53.6%. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 685 janë fëmijë 5-14 vjeç, 371 janë…

Read More

Një 30-vjeçar shtetas i RMV-së, i dyshuar si udhëheqës i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën Qendrore, u arrestua në aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas së cilës u ekstradua në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch. Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti evropian që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë met kristal. Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron atë një anëtar kyç të rrjetit rajonal të shpërndarjes së drogës. Shtetasi i RMV-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,…

Read More

Kryeministri, Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajlovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Konferencën e 61-të të Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt, do të mundësohet një dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët politikë. Në konferencë do të marrin pjesë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans dhe sekretari i…

Read More

Pasi kryeministri Hristijan Mickoski pardje deklaroi se partitë e koalicionit qeverisës OBRM-PDUKM dhe VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore, partitë politike dje kanë shprehur qëndrime të ndryshme. Për LSDM-në opozitare, stema shtetërore pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij rajoni dhe nuk ka nevojë për ndryshim, ndërsa PLD-ja propozoi vendosjen e rrëqebullit në stemën e re, si specie e njohur karakteristike për shtetin. Lëvizja Besa, e cila është partnere e koalicionit në Qeveri, thotë se përkrah çdo ndryshim të Kushtetutës që do të ndryshonte simbolet shtetërore të lidhura me sistemin e kaluar socio-politik. Mickoski në një deklaratë…

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor e cila përgjatë Vardarit do të jetë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 11 gradë, shkruan Alsat.Në Shkupi moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë…

Read More

Kërkimi për prindërit biologjikë të një vajze 26-vjeçare, e lindur në Maqedoni dhe e adoptuar në Amerikë në moshën tre muajshe, vazhdon prej gjashtë vitesh. Ajo quhet Allison Goldin, dhe emri që i është vënë në lindje ishte Elena Mitevska, transmeton portali Lideri.mk. “Fokus” ka shkruar për rastin e saj tre vite më parë, kur ajo u përpoq të gjente përgjigje për origjinën e saj. Siç tregon ajo sot, tre vjet më vonë, kërkimi i saj është ende në vazhdim dhe nuk i ka humbur shpresat për të gjetur prindërit e saj biologjikë. – Me vite e kam bartur brenda…

Read More

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot bashkë me stafin e tij ka bë homazhe tek pllaka Përkujtimore dedikuar viktimave në tragjedinë e Llaskarcës së Shkupit, ku humbën gjashtë vite më parë nga aksidentimi i një autobusi të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 16 udhëtarë, kryesisht nga Gostivari. Limani me lule ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së Llaskarcës, duke theksuar se ajo tragjedi ka lënë dhimbje dhe trishtim. “Në 6 vjetorin e tragjedisë së Llaskarcës bëra homazhe në pllakën Përkujtimore dedikuar viktimave që humbën jetën në atë tragjedi duke na lënë dhimbje dhe trishtim!”, ka përfunduar Limani.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njoftoi sot fillimin e një procesi të gjithanshëm reformash dhe vetingu brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe kryesia e partisë. Kjo nismë nënvizon përkushtimin e BDI-së për qeverisje dhe integritet shembullor, duke vendosur një standard të ri për partitë politike në rajon. Si pjesë e strategjisë së reformës, BDI po zbaton mekanizma konkretë që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies brenda radhëve të saj. Deputetët e BDI-së i janë nënshtruar një vlerësimi të rrezikut të korrupsionit dhe kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së. Ky kod…

Read More