Autor: Suad Avdiu
Në shpalljet zyrtare për punë të Agjencisë së Punësimit kërkohen më së shumti punonjës pastrimi dhe operatorë në koll-qendrat, shitës, punëtorë të përgjithshëm dhe nëpunës administrativ. Profesionet tjera që kërkohen janë edhe vozitës kamioni, kamerier, administrator, kuzhinier, punonjës ndërtimi, banakier, rrobaqepës… Gjithashtu arkitektë, ndërtimtarë, ekonomistë… janë personeli që po pakësohet gjithnjë e më shumë në shumë njësi të vetëqeverisjes vendore Biznesi me vite ankohen se vështirë po gjen punonjës në Maqedoninë e Veriut. Ndër bizneset dhe veprimtaritë ekonomike që nuk po plotësojnë vendet vakante të punës janë edhe ndërtimtaria, bujqësia… Jo vetëm shpërngulja jashtë e punonjësve, por edhe ekonomia informale…
Një 45-vjeçar nga Gjevgjelia, i dënuar me burg, ka ndërruar jetë në burgun e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë. “Sot në ora 00:30 në SPB Kumanovë është njoftuar se i dënuari I.P (45) nga Gjevgjelia ka ndërruar jetë në Burgun e K’shanjës. Një mjek i urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, njofton policia. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion, shtojnë nga SPB Kumanovë.
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, Ali Ahmeti është njeriu i fundit në planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm që siç thotë, ai duhet të jetë i shqetësuar për qasjen që SHBA-të kanë ndaj eksponentëve të lartë të partisë së tyre. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listën e zezë disa eksponentë të lartë të BDI-së dhe nëse dikush do të duhej të ishte i shqetësuar me qasjen që e kanë SHBA-të ndaj dikujt është pikërisht z.Ahmeti dhe nëse është dikush është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm është…
Bojkoti i një dite më parë ka ulur shitjen në marke për 22.12 për qind. Nisma nëpër rrjetet sociale e mbështetur edhe nga qytetarët ishte më pak efikase krahasuar me javën e kaluar kur qarkullimi total kishte rënie prej 46.59 për qind. “Të enjten deri në mesnatë, në sistem është regjistruar qarkullim total prej mbi 232 milionë denarë dhe janë lëshuar mbi 417 mijë kuponë fiskal. Të premten, deri në mesnatë në sistem është regjistruar qarkullim total prej mbi 181 milionë denarë dhe janë lëshuar mbi 346 mijë kuponë fiskalë. Në këtë periudhë të analizuar, tetë rrjetet më të mëdha…
MPB Maqedoni njofton se dje (10 shkurt) punonjësit e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, duke marrë masa në përputhje me ligjet për sigurinë në qarkullimin rrugor dhe për automjetet, kanë lëshuar gjithsej 909 urdhërpagesa për shkak të shkeljeve në trafik në të gjithë territorin e shtetit. Nga MPB thonë se njëkohësisht gjatë ditës së djeshme janë lëshuar 451 urdhërpagesa të lëshuara. “Në kuadër të kontrolleve, pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me mosrespektimin e normave për tejkalimin e shpejtësisë – 270, si dhe parkimin e paligjshëm – 222. Ndërkohë, menjëherë pas këtyre parregullsive…
Miq, shokë dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen tragjike mbrëmë të 32-vjeçarit Hebib Bunjaku. I ndjeri është djali i ish-zyrtarit të BDI-së, Ekrem Bunjaku, ndërsa ngushëllime ka ardhur edhe nga Klubi i Futsalit “Shkupi”, pjesë e së cilës ka qenë edhe Hebibi. “Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit, shokut tonë Hebib Bunjaku. Një njeri i jashtëzakonshëm, i cili la pas kujtime të paharrueshme për gjithë që e njohën. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Allahu të mëshiroftë!” Varrimi…
Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi. Nga sot, studentët nga Beogradi, Novi Sadi dhe Nishi do të marshojnë drejt Kragujevcit, ku do të takohen me studentë nga e gjithë Serbia. Studentët priten të marshojnë për rreth 150 kilometra, për të arritur protestën e së shtunës. Studentët kërkojnë llogari nga qeveria serbe për incidentin tragjik të tre muajve më parë, ku humbën jetën 15 vetë, në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Protestat u ndezën gjithashtu nga sulmet fizike ndaj studentëve të Fakultetit të Arteve Dramatike gjatë një proteste të heshtur prej 15 minutash jashtë këtij institucioni në Beograd më 22 nëntor…
Me dy pikë më pak se në vitin 2023 dhe rënie prej 12 pozicionesh, Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International, shkruan Alsat. Nga vendet fqinje Shqipëria dhe Kosova e kanë kaluar Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit edhe atë me hapa të mëdhenj. Shqipëria po ecën me shpejtësi në luftën kundër korrupsionit theksohet në raport. Në Indeksin e vitit 2023 ishte në vendin e 98-të, ndërsa tani në vendin e 80-të me 42 pikë. “Këto rezultate negative janë pasojë e numrit të madh të skandaleve të ndodhura…
Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutojë për ndryshimet në Kodin Penal. Këtë nismë e ka dorëzuar Pavle Trajanov. “Kërkuesi thekson se ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë që promovon Kushtetuta. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që trajtohen diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve”, thonë nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Drejtësisë njoftoi se Kodi i ri Penal (KP) është hartuar dhe i është dorëzuar Komisionit Evropian…
Zeqirija Ibrahimi, në Daily Click tha se, ajo që e ka bashkuar VLEN-in dhe Vetëvendosjen është agjenda e përbashkët kombëtare pasi siç tha, te dy subjektet politike, në skenë kanë ardhur si zëvendësim i një klase politike të vjetërsuar që Ibrahimi e quajti edhe të shkërmoqur, përcjell TV21. “Unë mendoj që ajo që na ka bashkuar neve si VLEN është agjenda e përbashkët kombëtare, për shkak se edhe ne edhe Vetëvendosja kemi ardhur në skenë si substituim, si zëvendësim i një klase politike të shkërmoqur dhe të vjetërsuar, e cila ishte mjaft e konsumuar për shkak të viteve të gjata…
