Autor: Suad Avdiu
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në Gazetën Zyrtare nr. 29 nga 11 shkurti dhe nr. 30 nga 12 shkurti 2025, janë publikuar programet vjetore: Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2025, Programi për menaxhimin e ujërave për vitin 2025, Programi për mbrojtjen e natyrës për vitin 2025 dhe Programi Vjetor për financimin e menaxhimit të mbeturinave të posaçme për vitin 2025, të cilat, sipas propozimit të MMJPH, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi në seancën e 47-të të Qeverisë. ME PROGRAMIN PËR INVESTIME NË MJEDISIN JETËSOR PËR VITIN 2025 përcaktohen qëllimet…
Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, shkruan gazeta KOHA. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues. Burime zyrtare për gazetën KOHA tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:30. Ndryshe, i freskët është…
Një ngjarje e jashtëzakonshme solidariteti ka ndodhur në Shkup, ku paratë për trajtimin e një vajze 10 vjeçare, Esila Xhaferi, e cila është duke luftuar me kancerin, u mblodhën në një kohë rekord, njofton SHENJA. Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, bizneseve dhe individëve të ndryshëm, paratë e nevojshme për trajtimin dhe mbështetje për vajzën u grumbulluan më shpejt se sa ishte pritur. Familja e Esilësështë thellësisht mirënjohëse nga ky akt i jashtëzakonshëm i solidaritetit. Ata shprehin falenderimet më të sinqerta për çdo person dhe kompani që kontribuoi, duke bërë të mundur që vajza të ketë një mundësi më të…
Artur Krasniqi nga Bashkësia e Popullit të Zotit deklaroi se shqiptaro-amerikani Bex Aliu (me prejardhje nga Zajazi i Kërçovës) pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë, raporton Demos. ”Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë”, shkroi ai. Postimi i plotë: Lajm i mrekullueshëm: Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën e Kosovës shqiptaro-amerikanin z.Bex Aliu. Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë. Z. Aliu ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. (Mirë që tash më…
“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet janë rritur për 5.2%. Krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës është rritur për 4,9%”, thotë LSDM. “Këto të dhëna tregojnë paaftësinë e qeverisë së Mickoskit për t’u përballur me sfidat ekonomike. Në vetëm tetë muaj qytetarët janë sjellë në kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë ushqimore po rriten jashtë kontrollit, faturat e energjisë elektrike po rriten, ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat po ngecin. Familjet luftojnë çdo ditë me kostot në rritje, ndërsa qeveria mbetet pa një strategji dhe një plan konkret…
Moti sot do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me vranësira me periudha me diell, pasdite me kushte për paraqitje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura do të lëviz nga -2 deri në 14 gradë.Në Shkup do të mbajë mot kryesisht vranësira, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë nga 2 deri në 13 gradë./Alsat.mk
Bashkimi Demokratik për Integrim dje njoftoi fillimin e një procesi të gjithanshëm reformash dhe vetingu brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe Kryesia e Partisë. E ndërkryeri i kësaj parti, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se për çdo parregullsi që verifikohet me fakte do të ketë masa rigoroze si përjashtime nga partia. “Sigurisht që hapi i parë është largimi nga BDI. ku do të ketë masa konkrete dhe ka masa konkrete, por ju e dini se BDI ka qenë ithtarë e një qasje të tillë të luftës kundër korrupsionit, ne jemi e vetmja parti…
Drejtori i Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski, bëri të ditur se tash e tutje, barna “Clexane” do të jetë me recetë në barnatore. “Prioriteti ynë i parë është kalimi te antikoagulantët, veçanërisht “Clexane”, i cili tashmë është në listën e spitaleve. Në vend që të presin për një rimbursim, pacientët do të mund të marrin direkt recetën e tyre. Ne presim që ky ndryshim të bëhet realitet pasi të fillojë punën Komisioni dhe të harmonizohen rregulloret”, tha Klekovski. Ai shtoi se ilaçet në listën pozitive duhet të jenë me çmim më të ulët, në mënyrë që subvencionet të kenë efekt…
Të burgosurit nuk do të trajtohen më në spitale si persona të pasiguruar, por do të kenë sigurim shëndetësor menjëherë me hyrjen në sistemin e burgjeve dhe jo me një muaj vonesë siç ishte më parë, njoftoi sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Më parë, për shkak të pengesave administrative, të burgosurit regjistroheshin një muaj më vonë, gjë që nënkuptonte se administrata paguante kosto shtesë për ekzaminim të mundshëm të një të burgosuri në muajin e parë të qëndrimit të tij. “Ajo që kemi bërë është në thelb, kemi digjitalizuar procedurën dhe burgjet nuk do të kenë…
Tregu i luleve sot është mbushur me qytetarë të shumtë që kërkojnë të blejnë dhuratën e përkryer për të shprehur dashurinë e tyre. Trëndafilat e kuq mbeten zgjedhja më e preferuar, ndërsa qytetarët zgjedhin edhe buqeta me lule shumëngjyrëshe për të surprizuar të dashurit e tyre. Në njërin prej dyqaneve të luleve takuam një shitëse teksa po përgatiste një buqetë të porositur me 101 trëndafila. Ajo na tha se për ditën e Shën Valentinit kërkesa për lule është shumë e madhe. “Është e porositur nga një klient dhe do të vjen ta merr. Sa trëndafila ka? 101. Këtë ditë kërkohen vetëm trëndafila,…
