Llausha Zenuni, gazetare dhe aktiviste e shoqërisë civile, në emisionin e pasdites në Pastel, tregoi arsyet konkrete se çka e shtynë Llaushën të ndjek fenomenin që ka prekur pothuajse shumicën dërrmuese të rajonit, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe diasporë.
“E para është, Vuajerizmi, nuk ka ndonjë përkthim adekuat për këtë fjalë në shqip sepse vjen nga frëngjishtja por duhej të përshtatet me “kënaqësia e të shikuarit”, pra, çfarë ne ndjejmë kur shikojmë jetën e të tjetrit në mënyrë më të thellë më intime. Këtu duhet ta përmendi edhe ekzibicionizmi lidhet ngushtë me të parën, kjo është “kënaqësia e të qenurit i shikuar”, pra kjo lidhet me ata që pranojnë të marrin pjesë. E dyta, është që në anglisht quhet Fomo, që në shqip do të thotë mungesa e humbjes së informacionit. Pra, ne nuk dëshirojmë të jemi jashtë bisedës që diskutohet, pra nga frika që ne mos të jemi jashtë bisedave të përditshme prandaj ne futemi dhe e dëgjojmë. Dhe, e treta “nevoja për dramë, vëmendje dhe adrenalinë. Pra, njeriu është i prirë që të përjetojë një gjë të tilla. Pra, aty brenda ka tensione, emocione, ngjarje të ndryshme, ne lidhemi me ta emocionalisht dhe nuk mund t’i evitojmë assesi”, tha Llausha Zenuni, gazetare dhe aktiviste e shoqërisë civile.