Autor: Suad Avdiu
Analisti politik nga Beogradi, Predrag Markoviç, ka komentuar zhvillimet politike të javës së kaluar Kosovë-Serbi, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1, transmeton Kosova Post. Ai gjatë analizës së tij e ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të Kurtit. Sipas tij, kryeministri Kurti, është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore. Analisti serb ndër të tjera ka thënë se fjalimet e Kurtit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përball tij. “Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka…
Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim I lartë për të konkuruar me projekte të ndryshme. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha për Alsat se vetëm në ditët e para të kësaj thirrje janë pranuar 20 aplikime që kanë të bëjnë me projekte te fushës së arsimit, mjedisit jetësor, sportit, transportit, politikës sociale dhe shumë të tjera. “Me këtë synojmë fuqizimin e komunave, synojmë fuqizimin e decentralizimit që në fakt është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu nuk kemi asnjë gram politikë sepse projektet tash dhe në thirrjen e parë janë dhënë…
Me hidhërim të thellë përcjellim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishoskit, një stomatolog i nderuar dhe një pjesëtar i dashur i komunitetit tonë . Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimi i tij i sinqertë ndaj pacientëve do të mbeten të skalitura në kujtimet e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Ai nuk ishte thjesht një dentist – ai ishte një mik, një këshilltar dhe një shpirt i sinqertë, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte me buzëqeshje dhe mirësi. Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por kujtimi dhe vepra e…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar ndaj privimit nga liria të shtetasit të Kosovës në vendkalimin kufitar Bllacë, pasi siç thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi i ndaluar ka pasur urdhër-arrest ndërkombëtarë. Nga BDI e quajnë këtë veprim si shqetësues, pasi tregon se qytetarët e Kosovës ndjejnë pasiguri sa herë që udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut. BDI ka kritikuar dhe koalicionin shqiptar në qeveri, pasi siç thuhet në reagim, janë të pafuqishëm përballë këtyre rasteve. Reagimi i plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës,…
Bashkimi Demokratik për Integrim mblodhi strukturën në Reçicë të Tetovës ku diskutoi për reformën dhe vetingun që ka nisur brenda partisë. Nga BDI i bëjnë thirrje edhe partive tjera ta bëjnë të njëjtën. Edhe Arben Ataravari nga VLEN, tha se duhet të luftohet korrupsioni, duke thënë se disa njerëz para 20 vjetëve nuk kishin bukë e tash janë bërë milionerë. Ndërkohë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në disa paraqitje ka kërkuar të bëhet hetim për të gjitha partitë dhe funksionarë, në lidhje me privatizimin nga viti 92 deri 2000. Ai akuzon se shumë persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.Lideri.mk
Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate. “Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prenjas-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur Pishkas, rreth orës 00:10, kur janë përplasur një makinë e udhëtarëve “Mercedes” dhe një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, publikojnë mediat shqiptare. Si pasojë e aksidentit e ka humbur jetën bashkëudhëtarja, ndërsa ka mbetur i lënduar rëndë Zef Sinani (34), i cili drejtonte makinën. I lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit, e më pas…
“Një nga këto çështje themelore është edukimi i fëmijëve. Prindërve u them qartë: edukimin e fëmijëve mos ia lini televizionit. Televizioni është një instrument, një mjet që mund të përdoret në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Në fund të fundit, ne kemi në dorë telekomandën—mund të zgjedhim çfarë të shikojmë dhe çfarë jo” Psikoterapeutja dhe psikologia klinike Enkelejda Gjoza, e njohur për qasjen e saj të thelluar ndaj dinamikave emocionale, ka ofruar një analizë të thellë të programit Big Brother, duke e shqyrtuar atë nga një këndvështrim psikologjik. Gjoza ka diskutuar disa aspekte të pazbuluara më parë të këtij formati televiziv,…
Kurti takon shefin e diplomacisë turke në Mynih të Gjermanisë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, që po mbahet në qytetin gjerman, raporton Anadolu. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, do të flasë në një panel mbi “Perspektivat për tranzicionin e Sirisë”, së bashku me homologun e tij sirian, Asaad Hassan Al-Shaibani dhe homologun saudit, Faisal bin Farhan Al-Saud. Konferenca e Sigurisë e Mynihut vazhdoi sot në ditën e dytë me një listë të plotë fjalimesh nga…
Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se në fund të vitit 2024 do të kryheshin pagesat e para nga Paketa e Rritjes dhe Reformave e BE-së, nuk u realizuan. Për më tepër, ato nuk u bënë as në fillim të vitit 2025 dhe nuk është e qartë se kur do të mund të bëhen. Vonesat në pagesa, sipas disa burimeve diplomatike në BE, kanë të bëjnë më shumë me vonesat e vendeve përfituese – pra atyre të Ballkanit Perëndimor – në përmbylljen e procedurave të brendshme. “Duket…
“Koalicioni VLEN me hapa konkretë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, veçanërisht punësimin e 300 specializantëve privatë nga grupi i parë, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët. Ky proces tashmë ka filluar në 20 institucione shëndetësore publike që kanë përfunduar sistematizimet e reja dhe janë gati për të pranuar këta profesionistë. Gjithashtu, vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në sektorin e shëndetësisë, janë të planifikuara gjithsej 1.800 vende të reja pune, përfshirë 1.180 infermierë me shkollë të mesme dhe 300 specializantë…
