Autor: Suad Avdiu
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet ndërtim. “Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi. Ky proces i lavdishëm ka qenë i mundur gjithashtu falë mbështetjes së palodhur të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Ahmeti. Tutje ai ka thënë se…
Çdo i treti qytetar ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia, sipas një sondazhi të opinionit publik të realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup. Interesimin më të madh për largim jashtë vendit tregojnë grupmoshat nga 30 deri në 50 vjeç me arsim të lartë, ku çdo i dyti dëshiron ta kërkojë lumturinë e tij jashtë Maqedonisë, tregojnë analizat e detajuara të shifrave. Thuhet se 15.9 për qind thonë se arsyeja që duan të lëvizin janë pagat, të ndjekur nga ata që thonë se arsyeja janë mundësitë më të mira për fëmijët, shëndetësia më e mirë, arsimi…
Koalicioni VLEN, uron Kosovën, Presidenten shkëlqesinë e saj Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrah dhe të qëndroj afër Kosovës. Si një nga vendet e para që njohëm Kosovën, vazhdojmë të qëndrojmë afër Kosovës në çdo proces të saj. Ne, si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë krah Kosovës, duke ndihmuar në çdo proces që forcon shtetin e saj dhe e afron me integrimet euro-atlantike. Marrëdhëniet tona të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore janë themeli…
Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë. Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit. I njëjti flamur u vendos edhe në teleferikun. “Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari duke folur për korrupsionin ka theksuar se Artan Grubi është afër dhe se siç thotë Aliu ai u shpreh se Grubi do të kthehet. “Artani, ai që fliste me trurin e Aliut. Ai është afër këtu, shumë afër thot Aliu, është në komunikim me të dhe do të kthehet. Soravia është 17-18 milion euro. Plot biznese tjera dhe pasuri. Njerëz që para 20 vjetve kanë pasur problem me bukën e tash janë milionerë, prej nga!? Duhet t’i pastrojmë këto punë dhe këto punë patjetër të pastrohen duke luftuar korrupsionin”, tha Taravari./TV21
Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj. “Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike. Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.…
Leonora Jakupi është një ikonat më të dashura të muzikës shqiptare. Ajo shumë herë komentohet edhe për bukurinë e saj, shkruan “Kosovarja”. Leonora së fundmi ishte e ftuar në “BBVA”, ku u shfaq me buzë të kuqe. Vëmendje morri bukuria dhe eleganca e saj.
Për 5.004 objekte të ndërtuara pa leje po zhvillohet procedura e legalizimit në territorin e Komunës së Kumanovës. Pjesa më e madhe e tyre, konkretisht 4.308, janë të regjistruara si të diskutueshme. Pengesa më e madhe është dokumentacioni jo i plotë, si p.sh. deklaratat e bashkëpronarëve, dokumente personale të pavlefshme, mungesa e një elaborati ose arsye të tjera. Gjatë 13 viteve që zgjat procesi i legalizimit në Sektorin e Urbanizmit në Kumanovë, janë paraqitur 26.256 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 21.252 çështje. “Duke marrë parasysh numrin e komisioneve, puna është bërë në mënyrë të shkëlqyeshme, vetëm tre po punojnë,…
Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka përkujtuar 16 Shkurtin dhe dëshmorin e parë në Tanushë, Muzafer Xhaferi. “Çdo 16 shkurt, kujtojmë fillimin e veprimit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë ditë, 24 vjet më parë, ra heroikisht në Tanushë dëshmori i parë i kauzës sonë të drejtë për liri e barazi, Muzafer Xhaferi. Muzafer Xhaferi dha jetën e tij për të na mundësuar që të jemi këta që jemi sot: të lirë të flasim shqip në vendin tonë, të lirë ta valojmë flamurin, të udhëheqim vendin drejt përparimit me vlerat tona kombëtare. Përulem me respektin më të madh…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka pranuar letër urimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në komunikatën për media, Presidenca tha se Trump theksoi mbështetjen e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur angazhimin e SHBA-së për ndërtimin e një shoqërie demokratike. “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën…
