Autor: Suad Avdiu

Familjari i Almir Aliut, katër vjecarit i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga Boban Iliq ka reaguar pas ngjarjeve tragjike që kanë tronditur vendin, duke shprehur shpresën se politikanët në pushtet do të kujtohen për rastin e nipit të tij. Ai ka theksuar padrejtësinë dhe krimin që ndodhi, duke akuzuar sistemin që lejoj një huligan të shtypë Almirin dhe të shpëtojë falë sistemit të korruptuar të drejtësisë. Reagimi i plotë: “Ndoshta dikush nga politikanët që janë në pushtet do të kujtohen për rastin e Almirit”,  “Në këtë periudhë kur ndodhën ngjarje tragjike si ajo në Koçan dhe…

Read More

MPB njofton se kanë ndaluar një shtetas turk në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë. “Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë ndaluar T.J (44) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën “Renault Clio” me targa boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti. Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Read More

Ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit edhe tre të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në spitalin Karolinska në Suedi. “Mbrëmë në orën 03:30, fluturimi për evakuim mjekësor nga ekipi i Klinikës Universitare Karolinska u nis nga Shkupi, duke bartur edhe dy pacientë në Stokholm për trajtim mjekësor. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas zjarrit tragjik të fundjavës. Mendjet tona mbetem me të gjithë të prekurit”, qëndron në njoftimin e Ambasadës së Suedisë. Në Suedi për momentin gjenden katër të lënduar në zjarrin në Koçan në të…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën. Gjykata Speciale nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tre ditësh ai është lejuar të vizitojë varrin e të atit. Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës pas orës 10:00. Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup kanë larguar përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Gjorçe Petrov të Shkupit. Në komunën Kisella Vodë janë realizuar aktivitete në rugën  „Hristo Tatarçev”, në afërsi të sallës sportive Rasadnik, ku janë ngritur 30 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe me bar, ndërsa në rrugën “Divizioni 50” në komunën Qendër janë larguar 20 metra kub kryesisht mbetje të përziera komunale të hedhura në sipërfaqe të trafikut. Është intervenuar edhe në rrugën “Boris Sarafov” në komunën Gjorçe…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot përmes një press konference për media tha mes tjerash se 10 pacientë lëshohen në shtëpi për mjekim. “Lajm i mirë se prej gjithsej 162 pacientë, 10 pacientë i lëshojmë për mjekim në shtëpi që është lajm shumë i mirë për ne si mjek. 57 pacientë janë në klinikat në Maqedoni, 12 janë në Spitalin “8 shtatori”, 25 janë në Qendrën Klinike në Shkup, në Spitalin e Qytetit janë 11 pacientë dhe në Shtip është vetëm 1 pacient. Jashtë shtetit mjekohen 115 pacientë, të gjithë në situatë relativisht të mirë, përveç një pacienti të cilin…

Read More

Dogana dhe policia në fshatin Komogllavë në magjistralen Viti-Ferizaj kanë kapur makina të rrojës dhe qethjes tek një 39 vjeçar. I dyshuari i kishte kontrabanduar këto mjete nga Maqedonia e Veriut, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë patrullimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Dogana e Kosovës.…

Read More

Aktivitetet e policisë dhe Prokurorisë mbi hetimin për zjarrin në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan, kanë vazhduar mbrëmë me aksionet për arrestimin e personave të përfshirë në rastin si të dyshuar. Sipas informacioneve të para, janë arrestuar ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari në dorëheqje, Lupço Papazov. Prokuroria publike njofton se sot do të informojë për aksionin e ekipeve policore të kryera me urdhër të Prokurorisë publike të Koçanit, ku ekipi i prokurorisë është duke punuar në hetime. Papazov është marrë në pyetje nga PTHP Koçan…

Read More

Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolave ​​të gazit në një shtëpi familjare në Kumanovë, njoftoi dje Sektori i Punëve të Brendshme i Kumanovës. Siç njoftojnë prej atje, dje (20 mars) në ora 20:23 në SPB Kumanovë është raportuar se nga shpërthimi i bombolave ​​të gazit në një shtëpi në rrugën “Gjorce Petrov” në Kumanovë ka rënë zjarr. “Nga shpërthimi ka ndërruar jetë pronari L.D (60) nga Kumanova. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, njoftuan nga SPB Kumanovë.

Read More

Nga e hëna priten kthimet e para nga jashtë të pacientëve të lënduar që janë dërguar për trajtim pas zjarrit në Koçan. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai tha se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në vend, duke qenë se trajtimi i djegieve është një proces që mund të zgjasë disa muaj. “Duhet të mendojmë për 150 të lënduar të cilët do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim të zgjatur. Po flasim për transplantim të lëkurës, po flasim për rehabilitim. Pra, po, duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë…

Read More