Autor: Suad Avdiu
Sara Projkovska, profesoreshë në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, humbi jetën tragjikisht nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit. Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës, e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook. Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj, për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën…
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës, VMRO po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për media, tha se ministria e Ekonomisë për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet për dhënien e licencës dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm nuk ka lëshuar licencë. “Pretendimet se dikush ka lëshuar një licencë të rreme janë një sajesë e plotë. Nëse dikush konkretisht sekretari do të merrte para korrupsion për ta lëshuar licencës, do të ishte lëshuar dhe regjistruar në ministri, por edhe në regjistrin e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për media tha nga biseda me një pjesëtar të grupit të DNK-së, është konstatuar se mjetet piroteknike janë sjellë nga grupi. “Fatkeqësisht ka ndërruar jetë personi që ishte përgjegjës për shfrytëzimin e tyre. Në lidhje me mjetet piroteknike do të bëhet raport në gjykatë dhe më pas do të bëhet kërkesë në MPB, ku do të përcaktohet më tej nëse ato mund të ishin përdorur pa certifikatë. Në objekt janë konstatuar një sërë parregullsish të cilat i ka përmendur edhe prokurori publik”, theksoi Toshkovski. Sipas Toshkovskit, disko ka funksionuar…
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut sot në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars. “Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur shtatëditore zie për viktimat e tragjedisë në Koçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. Ata shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë.
Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje me tragjedinë në Koçan Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie. Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës.…
Është arrestuar Aleksandar Karadakoski, pronari i kompanisë “MMMM Cafe Doel Koçani”, e cila menaxhonte diskotekën “Pulse”, njoftoi Televizioni Telma. Kompania kishte një llogari bankare të bllokuar dhe u krijua në 29 maj 2020. Karadakoski është edhe drejtor i kompanisë. Sipas shifrave të fundit, kompania ishte në të kuqe në vitin 2023 prej rreth 3000 euro.(INA)
Me pikëllim të madh është përhapur lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 38-vjeçare Shenoll Eminit nga Mateçi, me punë të përkohshme në Wels të Austrisë, transmeton Televizioni NEWS. Lajmi i dhimbshëm është dhënë nga faqa e fshatit Matec në Facebook. Postimi: Inna lil-lahi ëa inna ilajhi raxhi’un (إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ), Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Të nderuar familjar,miq e shok sod ka ndërruar jetë Shenoll Emini djali i Avdylit. Lusim All-llahun e madhëruar ta mëshiron Shenollin, dhe Families Sabrin
“Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo jetë të humbur dhe të shkatërruar. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten”, ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetai. “Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs nuk janë thjesht aksidente, ato janë sinonim i korrupsionit që vret në vendin tonë. Tragjeditë që po godasin shoqërinë tonë njëra pas tjetrës kanë një emërues të përbashkët: korrupsionin. Bilanci është i tmerrshëm – 135 jetë të pafajshme të humbura në rrethana mizore. Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo…
Presidentja Siljanovska-Davkova: Asnjë përgjegjës këtë herë nuk guxon t’i ikë drejtësisë dhe dënimit
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se ende është e shokuar nga tragjedia në Koçan, nga zjarri që shpërtheu në diskotekë, përcjell TV21. “Të gjithë jemi në shok! Edhe unë jam e shokuar! Si nënë, si njeri, si presidente. Ende nuk mundem të besoj që tragjedia e tmerrshme në Koçan është realitet. Nuk di me cilat fjalë t’u shpreh ngushëllime prindërve dhe më të afërmve të viktimave. Dhimbja juaj është edhe e imja”, tha Siljanovska. Presidentja tha se këtë herë, përgjegjësit nuk guxojnë t’i ikin përgjegjësisë. “Të bashkohemi në dhimbje, të vetëdijshëm se vdekja dhe sëmundja njëjtë na prekin të gjithëve,…
Portale maqedonase kanë shkruar pak më parë se sipas burimeve nga hetimi, jozyrtarisht, ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është thirrur në bisedë informative në stacionin policor në Karposh lidhur me tragjedinë në Koçan. “Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga MPB”, shkruan portali Makpress. Ish-sekretarja shtetërore në këtë ministri kishte nënshkruar licencën për diskotekën në Koçan. (INA)
