Autor: Suad Avdiu
Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës. Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”. Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”. Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Laskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale.
Në vend momentalisht mjekohen 54 pacientë nga zjarri në diskotenë “Puls” në Koçan, pasi gjatë ditës së djeshme në mjekim shtëpiak janë lëshuar 10 pacientë. Sipas informatave të cilat sot i kumtoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravaripas takimit në Shtabin e krizave për gjendjen e pacientëve, në Qendrën klinike mjekohen 27 pacientë, në SPQ “8 Shtatori” – 11 pacientë, në Spitalin e përgjithshëm të qytetit – 10 pacientë, ndërsa nëpër klinikat private po mjekohen gjashtë pacientë, njofton Portalb.mk. Ministri theksoi se jashtë shtetit po mjekohen gjithsej 115 pacientë, prej të cilëve pesë prej tyre pritet që javën e ardhshme të kthehen…
Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në pres-konferencën e sotme ka potencuar se për momentin 116 pacientë mjekohen jashtë vendit në 14 shtete. Sipas tij, 31 në Serbi, 15 – Bullgari, 12 – Turqi, 12 – Greqi, 7 – Spanjë, 6 – Austri, 6 – Hungari, 5 – Rumani, 4 – Belgjikë, 4 – Slloveni, 4 – Lituani, 4- Kroaci, 4 – Suedi dhe 2 – Poloni Sic tha Mucunski, që të shmangen manipulimet, mjekimi I të gjithë pacientëve jashtë vendit mbulohet nga vendet nikoqire, derisa harxhimet e rrugës, akomodimi, harxhimet e transportit, e të ngjashme mbulohen nga Qeveria. TIMÇO MUCUNSKI…
NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua pak ditë më parë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.Kështu ka thënë për të përditshmen malazeze “Vijesti” një zyrtar i NATO-s, i cili nuk deshi të identifikohet me emër, duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh marrëveshjen Aleanca Veriatlantike, anëtarë të së cilës janë Shqipëria dhe Kroacia, dhe nëse nënshkrimi i dokumentit tregon për dobësim të besimit në Aleancë Një zyrtar i paidentifikuar tha se deklarata përfaqëson një marrëveshje trepalëshe midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. “Ne…
Qeveria ka për qëllim që plotësisht të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Toshkovski theksoi se menjëherë me fillimin e hetimeve në lidhje me aksidentin në diskotekën e Koçanit, shërbimet në kuadër të Ministrisë janë ngarkuar që të gjejnë mënyrën e ndalimit të përdorimit të mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura. Sipas tij, legjislacioni ekzistues që e rregullon atë çështje daton në vitet e 60-ta, kështu që, siç theksoi ai, do të miratohet një ligj krejtësisht i ri. Për shkak të nevojës urgjente në rregullimin e kësaj çështjeje, ai…
Sistemi “One Sto Shop” me Kosovën në kufirin Bllacë-Hani i Elezit e ka kaluar testin e parë dhe më 1 prill, edhe zyrtarisht nis kontrolli i zvogëluar në kufirin më të ngarkuar Kosovë-Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Dy ditë më parë, dy policitë kufitare, ajo e Maqedonisë dhe Kosovën e kanë testuar procesin me sistemin “One Stop Shop” dhe rezultati është pozitiv, me çka është sjellë vendimi përfundimtar që më 1 prill, të nis funksionimi normal i kalimit me këtë sistem.
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 20 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell kryesisht me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të jetë -1, ndërsa maksimalja do të shkojë deri në 20 gradë.
Prokuroria e Kumanovës ka hapur procedurë para hetimore për rastin e vdekjes së Vedat Ademit në Spitalin e qytetit. Nga organi i akuzës për TV21 thonë se janë në mbledhje të dëshmive materiale, sipas të cilave të dyshuarit mund të akuzohen për njërën apo të dy veprat penale: “Mjekim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve” dhe tjetra “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”. Por, deri në ngritjen e një akuze, prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë. Drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Aleksandar Sankov, tha se ekspertiza formale për të ndjerin do të vonohet shkaku autopsisë së shumë…
Secila familje e prekur nga tragjedia e Koçanit fillimisht do të marrë 150.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve aktuale, informoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë. Qeveria apelon qytetarët që dëshirojnë të dhurojnë mjete për familjet dhe pacientët, që këtë ta bëjnë vetëm përmes llogarisë zyrtare të Kryqit të Kuq, në mënyrë që të shmanget çdo mundësi e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe dëmtimit të familjeve. “Qeveria ka kërkuar që të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për trajtim. Kjo nuk është e vërtetë. Trajtimi për të gjithë pacientët ofrohet dhe do të…
Të hënën me fillim nga ora 12:30 do të ketë protesta në Tetovë për të kërkuar drejtësi për djegien e Spitalit Modular dhe tragjedinë në Koçan. Siç njoftoi Blendi Hodai nga Iniciativa Zero, protesta do të fillojë nga sheshi “Iliria” dhe do të përfundoj para Gjykatës së Tetovës, shkruan TV21. Hodai tha se, kërkesat e tyre janë që të ketë rigjykim për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur që siç tha, të dënohen ata që janë përgjegjës. “Kërkojmë që të rigjykohen të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur duke filluar në 2019 me “Durmo Turs” më pas me Spitalin Modular, “Besa…
