SHFK DITURIA LIKOVE VENDI I PARË PËR SHKOLLËN TONË NË GARËN KOMUNALE “TË SIGURT NË TRAFIK”!
Me krenari dhe kënaqësi të veçantë njoftojmë se shkolla jonë arriti vendin e parë në Garën Komunale me temë “Të sigurt në trafik”, falë suksesit të nxënëses sonë Yllka Mustafa. Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit, përgatitjes dhe angazhimit të nxënësve tanë, si dhe e rëndësisë që ka edukimi për sigurinë në trafik.
Përgëzojmë përzemërsisht Yllka Mustafën për këtë rezultat të shkëlqyer, si dhe të gjithë nxënësit pjesëmarrës që përfaqësuan shkollën tonë me dinjitet, përgjegjësi dhe entuziazëm. Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, për mbështetjen dhe përkrahjen e aktiviteteve të tilla edukative, si dhe për pjesëtaren e Policisë, znj. Lile Milenkovic Mladenovska dhe z. Ilaz Fetahi, për kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij
aktiviteti me rëndësi të veçantë për vetëdijesimin e të rinjve për sigurinë në trafik. Urime për suksesin! Krenarë me nxënësit tanë!

