Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot përmes një press konference për media tha mes tjerash se 10 pacientë lëshohen në shtëpi për mjekim.
“Lajm i mirë se prej gjithsej 162 pacientë, 10 pacientë i lëshojmë për mjekim në shtëpi që është lajm shumë i mirë për ne si mjek. 57 pacientë janë në klinikat në Maqedoni, 12 janë në Spitalin “8 shtatori”, 25 janë në Qendrën Klinike në Shkup, në Spitalin e Qytetit janë 11 pacientë dhe në Shtip është vetëm 1 pacient. Jashtë shtetit mjekohen 115 pacientë, të gjithë në situatë relativisht të mirë, përveç një pacienti të cilin e kemi pak më kritik që është në Turqi, transmeton Televizioni News.

