Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka uruar shqiptarët për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj date për identitetin dhe krenarinë kombëtare.
Në mesazhin e tij, Thaçi rikujtoi se në vitin 2007, gjatë qeverisjes së PDSH-së, 22 Nëntori u shpall festë zyrtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës shqipe ndër breza, duke uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar.

