Autor: Suad Avdiu

Pas deklaratës së Arben Taravarit në PodGo në Telegrafi Maqedoni, se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë komunikim me BDI-në, janë kundërpërgjigjur partitë shqiptare pjesmarrëse të VLEN-it, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa, njofton Telegrafi Maqedoni. “Kanale komunikimi ka me të gjithë partitë, jo vetëm me BDI-në. Kemi edhe funksionar tonë që komunikojnë më BDI-në për tema të ndryshme dhe duke përcjellë informata të caktuara që duhet të përcillen mes partive. Besoj se edhe LD-ja, Besa dhe Alternativa, por edhe partitë tek Fronti kanë komunikim me BDI-në” tha Taravari në PodGo “kur u pyet për kanalet e komunikimit me BDI-në”.…

Read More

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada e Kosovës në Shkup, ka treguar se “One Stop Shop”, do të nis në mes të muajit prill, shkruan Alsat. Ky regjim i ri, ishte paraparë që të nis sot, por, sipas njoftimit, janë duke u bërë përgatitjet e fundit në lidhje me këtë dhe duhet ende kohë. Njoftimi i plotë: “Njoftim publik lidhur me nisjen e regjjmit të ri kufitar Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup informon opinionin publik se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e…

Read More

Në faqen zyrtare të partisë Alternativa është lëshuar një komunikatë me shkrim ku u mohua një komunikim i mundshëm mes tyre dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. “Me qëllim të sqarimit për opinionin, por edhe për të qenë korrekt me organet e strukturat partiake, si edhe me anëtarësinë dhe mbështetësit, deklarojmë publikisht se AlternAtivA nuk ka asnjë komunikim në asnjë nivel dhe në asnjë kanal me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj. Përtej kësaj, AlternAtivA gjykon se nuk ka asnjë arsye e nevojë që të komunikohet me një parti të regjistruar në listën e zezë amerikane të personave nongrata,…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka komentuar gjendjen e personave të lënduar nga tragjedia në Koçan të cilët po mjekohe në vend dhe në disa shtete të jashtme. Taravari tha se 100 pacientë janë nëpër spitale dhe gjendja e tyre po stabilizohet. Ai shtoi se vetëm tre janë në gjendje kritike, 20 po shërohen në Maqedoni si dhe dy pacientë pritet që sot të kthehen në shtëpi.

Read More

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave. Me kërkesat e demonstruesve: Kosova Republikë, Duam Liri, Barazi, Drejtësi, Duam Bashkim, të lirohen të burgosurit politike, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të…

Read More

Nga LSDM thonë se ka dyshime se njerëzit më të afërt Hristijan Mickoskit janë në koordinim me, siç thonë ata, “botën e krimit”. Nga LSDM thonë se Angel Samarkov, sigurim i Mickoskit, u ka dhënë informacione personave të caktuar në Gërçec, pyesin nëse i njëjti është dërguar për të përcjellë informacione, sepse theksojnë se ai personalisht sipas përgjegjësive të tij nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale. “Sigurimi i Mickoskit është i përbërë nga kriminelët më të mëdhenj në vend, të cilët ai personalisht i ka përzgjedhur për ato pozita. Këtu shtrohet pyetja: A është ai personalisht i përfshirë dhe…

Read More

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan. Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar. Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshan ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv. “Sot pas mesnatës rreth orës 00.30, Një Granatë dore ka shpërthy brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan e një e kemi shpërthy na në mënyrë të kontrolluar. Dyshohet se ato janë hedh nga jashtë objektit. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale”, ka thënë Elshani. Tutje Policia ka njoftuar…

Read More

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut për transaksionet e pagesave pa para në pikat e shitjes virtuale në vitin 2024, vlera e gjithsej transaksioneve online të bëra nga qytetarët e RMV-së ndaj shitësve elektronikë vendorë dhe të huaj, si dhe nga mbajtësit e kartelave të huaja ndaj e-shitësit të RMV-së arriti në 43,629,2 milionë denarë ose 709,4% milionë euro, që është rritje prej 9.3 përqind në krahasim me vitin 2023. Vlera mesatare e transaksioneve online në vitin 2024 është pothuajse 33 euro, që është për 0,7 euro më pak se…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, njëherit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari është përgjigjur për disa nga ngjarjet e fundit në këtë koalicion. Ai tha se si VLEN nuk kanë sinkronizim, prandaj dhe bashkimi i VLEN-it me një kryetar të përbashkët është mision i pamundur. Ai shtoi se nuk e  ka ndërmend të largohet nga Qeveria, madje diçka të tillë as qe e ka menduar. /tvklan.mk

Read More

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë. Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë. Dita e Gënjeshtrave festohet ndryshe në botë. Në Kanada, Zelandë të Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Korenë e Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe shtete tjera, njerëzit tallen tërë ditën.

Read More