Autor: Suad Avdiu

Ambasadori i BE-së Michalis Rokas njoftoi sot se në cilat fusha dhe institucione Maqedonia ngec më shumë në agjendën e saj të reformave. “Do të thosha dy fusha ku duhet të fokusohemi më shumë: shteti i së drejtës dhe administrata publike. Nevojitet një administratë publike kompetente që mund të zbatojë të gjitha reformat. Ne po punojmë shumë për sundimin e ligjit dhe e dimë se është një prioritet i lartë. Vitet e fundit ka stagnuar dhe prandaj duhet të kemi hapa konkretë përpara dhe t’i kemi shumë shpejt”, tha Rokas në një konferencë për media në Qeveri së bashku me…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar Bejrutin më 28 mars, pas sulmeve me raketa nga Libani, duke tronditur armëpushimin e brishtë, që ndërpreu më shumë se një vit armiqësi me Hezbollahun. Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka në listë të zezë krahun ushtarak të grupit, por jo edhe atë politik. “Nëse nuk ka qetësi në komunitetet e Kirjat Shmonas dhe Galileit, nuk do të ketë qetësi as në Bejrut”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, duke iu referuar qytezave veriore drejt të cilave u lëshuan raketat. Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha…

Read More

Rreth mesnatës, N.B nga Tetova ka raportuar në polici se vajza e saj 19-vjeçare është larguar nga shtëpia. Siç thuhet në raportin e policisë, vajza mund të të jetë larguar me një 23-vjeçar nga Shkupi “Më datë 28.03.2025 në ora 00:30 në SPB Tetovë, N.B. (51) nga Tetova ka raportuar se vajza e saj A.B.(19) është larguar nga shtëpia. Sipas kallëzimit, ka mundësi që ajo të jetë larguar së bashku me personin E.S. (23) nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Pas një mbledhjeje të përbashkët mes anëtarëve të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë dhënë udhëzime për kontrolle të jashtëzakonshme në objektet dhe institucionet që janë në kompetencë të pushtetit lokal, komuna Qendër ka kryer kontrolle të ndërtesave kolektive, shkollave por edhe kafenetë e restorantet në territorin e kësaj komune. Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Alsat” tha se kontrolle janë kryer me qëllim për të parë nëse këto objekte kanë të instaluara hidrantë por edhe aparate kundër zjarrit. “Lista jonë është zgjeruar, me çka përballemi me fasada të vjetra të ndërtesave të cilat, një pjesë e…

Read More

BDI sot përmes një kumtese akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin. “Ai e dikton dinamikën e proceseve, duke përcaktuar publikisht të dyshuarit dhe fajtorët që në fazën fillestare, madje edhe para se prokuroria të nisë hetimet. Ai, në skenë publike, demonstron një pushtet të paligjshëm politik për të kontrolluar procesin e shkarkimit dhe ndalimin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, duke mos kursyer as kërcënimet për linçim publik në rrugë. Hetimi për tragjedinë në Koçan është shembulli më grotesk i drejtësisë selektive që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend. Ky proces…

Read More

Menaxheri i një kompanie nga Strumica akuzohet për tatime të papaguara mbi 1,3 milionë denarë Drejtoria për Punë të Brendshme Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër personit juridik nga Strumica dhe menaxherit J.P.(59) nga fshati Sekirnik, Komuna e Bosilovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shmangie nga tatimi”. Në periudhën prej datës 01.12.2020 deri më 31.12.2020, sipas gjendjes së raportuar prej gjithsej 11.755.927 denarë, të anketuarit janë obliguar të llogarisin dhe paguajnë tatimin në të hyrat tjera në shumë prej 1.306.083 denarë, por nuk e kanë paguar buxhetin për atë shumë dhe…

Read More

Dy shoferë të cilët dje me veturë kanë goditur këmbësorë në Shkup, janë privuar nga liria, ndërsa u janë konfiskuar edhe veturat. Siç njofton MPB, nëpunës policor në Shkup e kanë privuar nga liria shkupjanin I.S. (45) pasi dje rreth orës 21:50 në Shkup, në udhëkryqin e R.r. “Adem Demaçi” me R.r. “Metodija Mitevski”, me automjetin “Fiat” me targa të Shkupit, goditi këmbësorin А.А.(57) nga Shkupi. “Këmbësorit i është ofruar ndihmës mjekësore në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa kontroll ka kryer edhe një ekip nga SPB Shkup. I.S.…

Read More

I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu në Daily Click në TV21 tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN. Ganiu tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv. “Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime ka…

Read More

“Tema e Maqedonisë nuk zbehet dhe ka qenë pjesë e jetës sonë për më shumë se dy shekuj. Kështu tha historiani bullgar Angel Dimitrov në prezantimin e librit të tij “Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Një takim midis historisë dhe politikës”. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, si dhe dy ish-kryeministra bullgarë. Dimitrov theksoi se ideja për librin e ka origjinën në vitin 2021. Ai e përkufizoi punën e tij si një analizë e modernitetit dhe theksoi se libri trajton çështje me rëndësi të madhe si për të ardhmen ashtu edhe…

Read More

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftojnë se kanë shqiptuar gjobë 200.000 denarë ndaj kompanisë Bulmak, respektivisht Miniera Toranica në Kriva Pallankë, për shkak se sipas inspektimeve, siç njoftohet, kompania ka ndotur kryer ndotje. Nga MMPH thonë se kompania ka kryer kundërvajtje të kategorisë së tretë. “Në fakt, sipas raportimit të BULMAK-ut në 14.03.2025, në periudhën nga ora 06:30 deri në ora 07:00, ka ndodhur një incident për shkak të plasjes së tubit përmes të cilit uji teknologjik sillet nga pastruesi i ujit të gropës në impiantin e flotacionit, ujë që nuk përmban kimikate sepse është kulluar para se…

Read More