Autor: Suad Avdiu

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Vrapçisht nëpërmjet një postimi ka informuar opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtit. “Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë”, ka njoftuar Zulhajrat Demiri, kryetar…

Read More

Është grabitur një fabrikë e kultivimit të kanabisit në fshatin Radanje të Komunës së Karbincit. “Më datë 28.03.2025, rreth orës 00:20, në SPB Shtip është raportuar një vjedhje e kërcelleve të kanabisit. Është kryer kontroll në vend dhe është njoftuar prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Fabrika është siguruar nga zyrtarët policorë që nga 5 mars 2025. Ndryshe, gjatë muajve të fundit në fabrikën e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore që ndodhet në fshatin Radanje të Komunës së Karbincit nuk janë regjistruar apo raportuar vjedhje”, njofton MPB.

Read More

Deputeti nga radhët e BDI-së Ilir Hasani ka reaguar lidhur mes mos punën e Parlamentit për tre javë nga tragjedia që ndodhi në Koçan. Ai shtoi se jo vetëm nuk është e moralshme të mos diskutohet për tragjedinë në Koçan por këtë nuk e lejon as rregullorja e Parlamentit. ”Nuk mund te heshtet fjala e lire duke e mbyll parlamentin me te gjitha aktivitetet e tij per tre jave. Le se nuk eshte e moralshme e as demokratike, po kete gje nuk e lejon as rregullorja e parlamentit. Ne parlament nuk bejme dasem e as festa, ne parlament duhet te…

Read More

Në një atmosferë të ngrohtë (siç shihet në video), në shenjë të muajit të bekuar të Ramazanit, zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka marrë pjesë në një iftar te familja e dëshmorit Zaim Zeqiri nga Vaksinca e komunës së Likovës. Postimi i plotë: Pata nderin dhe kënaqësinë që ta ndaja iftarin me familjen e dëshmorit Zaim Zeqiri – dëshmori i parë në Karadakun e Kumanovës, i cili ra heroikisht më 3 maj 2001 si ushtar i Brigadës 113 “Ismet Jashari” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Së bashku me bashkëshorten e tij, Havishen dhe djalin, Zijain, kujtuam me krenari veprën…

Read More

Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj, informojnë nga BDI. Letra është adresuar drejtpërdrejt te: z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut; znj. Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias; znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit); z. Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. “Në…

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, posaçërisht në orët e pasdites. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të stuhisë me reshje të dendura (mbi 15 l/m2), bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil, me reshje të dendura dhe bubullima.

Read More

Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme – SPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj А.М. (36), për shkak të ekzistimit të dyshimit te bazuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“, kundër XH.SH. (57) si dhe ndaj S.М.(31). Të gjithë këta nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Më 20.03.2025 në Kumanovë, i raportuari i parë, i ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë në detyrë zyrtare, ndërsa ka tentuar të përdorë edhe send të mprehtë. I raportuari…

Read More

Koalicioni VLEN përmes një komunikate tha se, BDI kërkon komisione për të fshehur të vërtetën, jo për ta zbuluar. BDI, pas 22 vitesh pushtet dhe shkatërrimi të sistemit të drejtësisë, sot përpiqet të luajë rolin e viktimës, duke kërkuar hetim vetëm për tragjedinë në Koçan. Por qytetarët nuk harrojnë: Kush e krijoi këtë sistem të kalbur? Kush i mbronte kriminelët? Kush i shndërroi gjykatat dhe prokurorinë në zyra private të partisë? VLEN nuk do të lejojë që e vërteta të manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë e viteve të fundit – nga Llaskarca, spitali modular, Besa Trans, e…

Read More

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se veçse po zhvillon bisedime me partitë që ishin në opozitë në përbërjen e kaluar parlamentare. PDK-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me Hamzën për postin e kryeministrit, dhe kjo parti ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje. Hamza tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që fillimisht LVV-ja të provojë të sigurojë 61 deputetë për të mbështetur ekzekutivin e ri. Nëse i kalon radha te partitë që deri dje ishin…

Read More

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka uruar besimtarët mysliman për Fitër Bajramin ndërkohë që njoftoi se manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Përveç kësaj, BFI njoftoi se namazi i sabahut do të falet në ora 05:47 ndërsa namazi i Bajramit 07:02.

Read More