Autor: Suad Avdiu
Polici nga Drejtoria e Gjashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili deri dje ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski gjendet në paraburgim në INP Burgu Shkup, konfirmoi për MIA-n, drejtori i institucionit, Boban Utkovski. Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve Angel Saramakovit, i cili dyshohet për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”. MPB dje njoftoi se më 30 mars pas njohurive paraprake të mara për vepër të kryer penale “zbulim të sekretit zyrtar” sipas nenit 360 nga Kodi Penal, nga ana e nëpunësve të policisë nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm,…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skeder Rexhepi – Zejdi ka komentuar lëvizjet e fundit politike në koalicionin VLEN, që sipas tij faktojnë disa situata të cilat duken tashmë Zejdi shkruan se vendi ndodhet buzë greminës, kemi një shtet të kapur siç thotë ai nga një bandë qeveritare. Reagimi i plotë: “𝐅𝐒𝐇𝐀𝐓𝐈 𝐃𝐈𝐆𝐉𝐄𝐓, 𝐆𝐉𝐘𝐒𝐇𝐉𝐀 𝐊𝐑𝐈𝐇𝐄𝐓” Sot, të gjithë përveç VLEN-it e shohin qartë se: • Vendi ndodhet buzë greminës, si pasojë e paaftësisë dhe dështimit të vetë qeverisë; • Mosfunksionimi i institucioneve qeveritare çoi në tragjedinë e Koçanit; • Prokuroria është e kapur nga qeveria monoetnike, duke e kthyer drejtësinë në një…
Kartoni i gjelbërt kushtonte 40 euro për dy javë, ndërkohë që me ndryshimin e bërë vlefshmëria e tij do të jetë për të gjithë vitin. “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare. Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), qytetarët shqiptarë mund të pajisen tashmë në të gjitha pikat e shitjes së shoqërive të sigurimit…
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka privuar nga liria 56 vjeçarin Z.F. nga fshati Nerasht i cili akuzohet për sulm fizik ndaj gruas së tij. Policia punon në zbardhjen e rastit, shkruan Alsat. “Me datë 31.03.2025 në ora 17:20 në fshatin Nerasht të Tetovës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin Z.F.(56) nga fshati Nerasht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij të 55-vjeçare me të cilën nuk kishte kurorë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës”,…
LSDM-ja kritikon qeverinë për mos pranimin e kërkesave të sindikatave për rritje të pagës minimale në 500 euro, ndërsa rritjen prej vetëm 30 euro e cilësojnë të turpshme. Ndërsa qytetarëve nuk iu mjaftojnë dy paga minimale për të kaluar muajin, qeveria ushqehet me mango dhe papaja thonë nga kjo parti. LSDM kërkon mbështetje për propozimet ndryshimet ligjore që parashikojnë rritje të pagave në sektorin privat por punëdhënësit të mos jenë të obliguar të paguajnë për kontribute shtesë. “Me këtë masë pagat mund të rriten prej 3000 deri në 15 mijë denarë. Kompanitë do të jenë të liruar nga pagesat e…
Polici dhe sigurimi personal i kryeministrit, Angel Saramakov nga Velesi, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat nga burgu. Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit. Deri në prill të vitit 2024 ka…
Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2500 denarë. Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e marsit në muajin prill, pensionistët marrin 5000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj mandat nga kjo Qeveri. Rritja e pensioneve ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila menjëherë në seancën e parë të Qeverisë nisi procedurën për zbatimin e saj.
Shprehja e pakënaqësive të Arben Taravarit ndaj koalicionit VLEN ku dhe ai bën pjesë, nxiti reagimin e shumë komentuesve në rrjetet sociale. Komentimi i mosfunksionimit të këtij koalicioni nga Taravari, është përcjellur me shumë komente negative në Facebook nga aktivistë të Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit. Shumë prej tyre e fajësojnë Taravarin se nuk e ka kryer punën e tij siç duhet në krye të ministrisë së Shëndetësisë, teksa disa të tjerë e kanë etiketuar me epitete të ndryshme të ripërsëritura në politikat ditore brenda partive.
Gjatë ditëve të kaluara, të premten dhe ditët e fundjavës festive (28, 29, 30 dhe 31 mars 2025), në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit në mbarë vendin janë lëshuar gjithsej 2508 urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera në komunikacion. MPB njofton se nga gjobat e shqiptuar 425 kanë qenë për parkim të paligjshëm, 959 kundërvajtje për mosrespektim të shpejtësisë së përcaktuar dhe 234 shkelje për mos posedim të patentë shoferit. “Gjithashtu, janë evidentuar 173 shkelje për mos vendosje të rripit të sigurimit, 50 shkelje për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 drejtues automjetesh kanë qenë në semafor…
Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, në TV21 foli nëse kanë komunikim me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa tha se BDI ka pasur bashkëpunim me të gjithë dhe ka kanale komunikimi. Megjithatë, ai shtoi se kjo nuk do të kjo nuk do të thotë se ka diçka në drejtim të dinamikave të zhvillimit. “Me të gjithë aktorët në skenën politike BDI ka pasur bashkëpunim në forma të ndryshme. Ju e dini që disa nga partitë që sot janë në VLEN, janë derivate të BDI-së duke qenë pjesë integrale e BDI-së, duke pasur pozicione e funksione të rëndësishme jo për…
