Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Minareti i vetmuar në Nish – historia e dhimbshme e Xhamisë së Hasan Beut

13 Nëntor, 2026

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

13 Nëntor, 2026

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

12 Nëntor, 2026

Rënie në bursat botërore: Ari dhe argjendi humbin vlerë

12 Nëntor, 2026

Dënohet me dy vite burg ish drejtori nga qeverisja e kaluar

12 Nëntor, 2026

Daut Beqiri takon drejtorin e BZHR-së, diskutohet mbështetja financiare për ndërtimin e sheshit të ri në Haraçinë

12 Nëntor, 2026

Ngjarja që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian

12 Nëntor, 2026

FFK-ja publikon pamjet e prurjes së re, Dalipi: Me zemër kam vendosur për Kosovën

12 Nëntor, 2026

Minareti i vetmuar në Nish – historia e dhimbshme e Xhamisë së Hasan Beut

12 Nëntor, 2026

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe

12 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

NËPËRMJET KËNDVËSHTRIMEVE TË NDRYSHME: Dita Botërore e Ndergjegjësimit për Autizmin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente8 Mins Read
Autistic child with his therapist
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Maqedoninë e Veriut, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen familjet që kanë fëmijë me autizëm është kostoja e lartë e terapive. Siç tregon Mustafa-Ziba, terapitë janë të shtrenjta, me çmime që variojnë nga 450 denar për një orë 45 minutëshe, deri në 950 denar për terapinë ABA, që zgjat nga 45 deri në 60 minuta.

Llausha Zenuni

Dita Botërore e Ndergjegjësimit për Autizmin- e cila shënohet më 2 prill çdo vit, është një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar mbështetje për individët që jetojnë me këtë çrregullim zhvillimor, si dhe për të edukuar masën mbi sfidat dhe mundësitë që ata përballen çdo ditë. Në Maqedoni, si në shumë vende të tjera, fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre përballen me sfida të përditshme—që nga mungesa e mbështetjes institucionale deri te paragjykimet që vijnë nga mosnjohja.

Përqendrimi në një diagnozë të vonuar mund të ketë pasoja të mëdha për fëmijët me autizëm, pasi intervenimi i hershëm është kyçi i suksesit në trajtimin e tyre. Sipas specialistit të autizmit Boletin Zenuni, më shumë se gjysma e suksesit në trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta varet nga identifikimi dhe ndërhyrja e hershme. “Sa më shpejt të fillohet, aq më të mëdha janë mundësitë për të krijuar dhe trasuar një rrugë të duhur terapeutike, me qëllimin final rehabilitimin dhe zbutjen e vështirësive që kanë fëmijët me nevoja të veçanta në jetën e përditshme. Çdo vonesë në këtë aspekt kohor sjell vështirësi të veçanta që e komplikojnë procesin e trajtimit”, thotë ai. 

Në lidhje me prindërit e fëmijëve me autizëm, Zenuni thekson se shumë prej tyre ndihen të humbur dhe në një gjendje shoku kur marrin diagnozën për fëmijën e tyre. Ai thekson se është e rëndësishme që çdo prind të ketë mbështetje emocionale dhe psikologjike, pasi ata janë shumë të ndjeshëm dhe mund të thyhen lehtë. Për këtë, kemi biseduar edhe me Mona Mustafa- Zibën, nënën e Jonit pesë-vjeçar i diagnostikuar me autizëm. Mona tregon që ajo dhe bashkëshorti i saj ende pa u bërë prindër e kishin diskutuar se si do të vepronin nëse do të kishin një fëmijë neurodivergjent prandaj nuk u pikëlluan. 

“Joni ka fatin që ka prindër të vetëdijesuar dhe me mendje të hapur. Nuk e morëm me surprizë apo pikëllim, pasi kishim diskutuar më parë për mundësinë e të pasurit një fëmijë ndryshe. Mendoj që prindërit duhet të jenë emocionalisht të përgatitur, sepse fëmijët e ndjejnë këtë. Joni është shumë kreativ dhe detajist, dhe çdo ditë mësojmë nga ai”, thotë Mona. Ajo gjithashtu foli edhe për dy djemtë e tjerë të saj të cilët rriten paralelisht me Jonin dhe mënyrën se si ata ndërveprojnë mes tyre, “Dy djemtë e mi të tjerë pra vëllezërit e Jonit, Hënori dhe Ilirjani, janë më të vegjël, tre dhe dy vjeçar dhe ende nuk e dinë që Joni është neurodivergjent. Për ta, preferencat dhe stili i lojës së Jonit janë pjesë e karakterit të tij, kështu që ata e kanë pranuar atë si është. Edhe Joni ka pranuar vëllezërit e tij dhe shpesh ka shprehur dëshirën që të flejnë së bashku natën, duke mos dëshiruar të ndahen”, rrëfen Mona.

Fëmijët me autizëm përballen shpesh me stigmatizim, i cili është i pranishëm edhe në shoqërinë tonë. Në vendin tonë, stigma lidhur me autizmin shpesh ndodh për shkak të mungesës së informacionit dhe keqkuptimeve, duke i bërë ata dhe familjet e tyre të përjetojnë vështirësi të shtuar në përpjekjet për integrim dhe pranimin social. Në lidhje me këtë, si nënë e një fëmije autik, Mona shprehet e pakënaqur me punën e bërë deri më tani në këtë aspekt. “Prindërit dhe edukatorët mund të bëjnë ndryshimin nëse ata angazhohen, sepse shoqëria pranon atë që i servohet. Unë nuk e ndjej se ata bëjnë mjaftueshëm, ndoshta nuk kanë kushte, mungojnë asistenti, mungojnë dhomat sensoriale, mungojnë defektologët nëpër kopshtet që të punojnë me këta fëmijë”, thotë ajo.

Zenuni shton se si mungesë e njohurive mbi autizmin, vjen në shprehje ndarja dhe anashkalimi i këtyre fëmijëve nga përditshmëria dhe aktivitetet e përditshme shoqërore, shpesh herë duke shkuar në ekstrem, siç është abuzimi me gjendjen e tyre, “Një ndër stereotipet kryesore që bëhet edhe sot e kësaj dite mbi fëmijët me autizëm është se ata konsiderohen të ‘çmendur’ apo edhe me terma më fyese, vetëm pse mënyra e të kuptuarit është e ndryshme dhe e veçantë nga ajo që jemi mësuar ta njohim dhe ta shohim tek fëmijët me zhvillim tipik. Aty ku është e mangët shkenca, vjen në shprehje e kota apo e panevojshmja”, thekson ai.

Që sistemi shëndetësor dhe arsimor në Maqedoninë e Veriut lë për të dëshirua sa i përket kujdesit dhe një sistemi të rregulluar për personat me nevoja të veçanta, e thonë edhe Boletin Zenuni, edhe Mona Mustafa-Ziba. Ata të dy pohojnë se edhepse vendi ka ecur para me ndërgjegjësimin mbi autizmin, hapat janë të ngadaltë. “Do të doja shumë që sistemi shëndetësor i shtetit të ofronte terapi më të sofistikuara, siç është ‘neurofeedback-u’, qelizat staminale, terapia me gjene. Kjo do të ndihmonte jo vetëm fëmijët me autizëm, por edhe njerëzit me sëmundje të ndryshme fizike. Sa i përket sistemit arsimor, mendoj se për fëmijët me autizem më e dobishme do të ishte arsimimi okupacional, profesionist, ose siç e themi ne popullorçe: zanatçi. Përveç dijenisë së përgjithshme, fëmijëve me autizem do t’u shërbente zanati shumë, pasi ata janë shumë perfekcionistë, kanë hiperfokus në punë dhe janë detajistë të pashembullt”, si dhe thekson që ky sistem veçmë ekziston dh është një model që funksionon në Evropë dhe në Amerikë. 

Boletin Zenuni potencon se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë një kohë ka filluar t’i hedhë sytë më shumë rreth procesit të gjithepërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në procesin edukativo-arsimor, duke organizuar trajnime të ndryshme për mësimdhënësit për identifikimin dhe pranim sa më adekuat të fëmijëve me ngecje në zhvillim, e sidomos atyre të spektrit autik, “Mendoj se nuk është bërë aq sa duhet, por detyrimisht duhet të jemi të kënaqur se gjërat kanë filluar të lëvizin. Një shembull konkret është obligimi i shkollave për të angazhuar edukatorë special, logopedë dhe asistentë mbështetës arsimor në procesin edukativo-arsimor. Gjithmonë ekziston hapësirë për përmirësim dhe për prurje të reja inovative”, thekson ai. 

Në Maqedoninë e Veriut, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen familjet që kanë fëmijë me autizëm është kostoja e lartë e terapive. Siç tregon Mustafa-Ziba, terapitë janë të shtrenjta, me çmime që variojnë nga 450 denar për një orë 45 minutëshe, deri në 950 denar për terapinë ABA, që zgjat nga 45 deri në 60 minuta. “Të gjitha qendrat private janë kaq të shtrejta dhe jo stabile në çmime, ndonjëherë më shumë garuese në çmim dhe profit sesa në kualitet. Mua personalisht, vetëm suplementet më kushtojnë 25.000 denar plus terapinë me defektolog, por ne si prindër gjithmonë gjejmë zgjidhje, tani i blejmë direkt nga firmat që të përgjysmohet shuma”, tregon ajo.

Në ditët e sotme, një “trend” i çuditshëm që po qarkullon në rrjetet sociale është fenomeni i vetë-diagnostikimit për autizëm, ku individët, shpesh pas leximit të informacionit online, arrijnë në përfundimin se mund të kenë këtë çrregullim. I pyetur mbi këtë çështje, specialisti i autizmit shprehet kundër praktikës së vetë-diagnostikimit të autizmit, duke theksuar se ky fenomen është në rritje, por nuk ka një bazë shkencore të fortë, “Autizmi është një spektrum kompleks dhe për ta kuptuar në mënyrë të saktë, është e nevojshme një diagnozë profesionale, e cila përfshin vlerësime të detajuara dhe konsultime me specialistë. Vetë-diagnostikimi mund të krijojë konfuzion dhe të çojë në keqkuptime të natyrës së këtij çrregullimi”, pohon ai. 

Në fund të këtij artikulli, është e rëndësishme të theksohet mesazhi i fuqishëm sensibilizues për fëmijët me autizëm dhe sfidat që ata dhe prindërit e tyre përballen çdo ditë. Boletin Zenuni, duke folur për lidhjen emocionale mes edukatorëve dhe fëmijëve ai thekson se është e rëndësishme të ruhet një kufi i qartë mes profesionit dhe jetës personale dhe ky është mesazh të cilin ai e përcjell më shumë tek profesionistët e fushës, “Duhet të kemi kujdes të vendosim një vijë kufizuese mes profesionit dhe jetës personale. Nuk duhet të krijohen deformime profesionale, sepse fundja jashta hapësirës së punës, ekziston një familje që të pret dhe ka nevojë për energjinë tënde. Duhet ti dallojmë dy koncepte: ‘mëshirë njerëzore’ dhe ‘mëshirë pune’. E dyta nuk duhet të ekzistojë kur kemi për qëllim suksesin”, përfundon Boletin Zenuni, specialist i autizmit. 

Nga ana tjetër, Mona Mustafa-Ziba si prind këshillon të tjerët të mos dorëzohen përballë sfidave. Ajo tregon se ka pasur thirrje nga prindër të sapo diagnostikuar me fëmijët e tyre në spektrin e autizmit dhe atë që nuk e ka gjetur ajo nga të tjerët, ua ka dhënë si këshillë: “Duhet të merrni këtë diagnozë me shumë qetësi. Mos u ndalni, instikti i prindit nuk mashtron. Bëjeni atë që ju doni të arrini me fëmijën tuaj. Çdo terapi sjell dobi, vazhdoni me besim. Jemi së bashku në këtë sfidë dhe ju lutem, buzëqeshni, me energji pozitive!”, porosit Mona. 

Le të festojmë Ditën Botërore të Autizmit duke forcuar angazhimin tonë për të mbështetur çdo fëmijë dhe familje në udhëtimin e tyre, duke krijuar mundësi dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur! 

 

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Dënohet me dy vite burg ish drejtori nga qeverisja e kaluar

Daut Beqiri takon drejtorin e BZHR-së, diskutohet mbështetja financiare për ndërtimin e sheshit të ri në Haraçinë

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi e ke Nikolla Micevskin!”

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

Lajmet e fundit

Minareti i vetmuar në Nish – historia e dhimbshme e Xhamisë së Hasan Beut

13 Nëntor, 2026

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

13 Nëntor, 2026

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

12 Nëntor, 2026

Rënie në bursat botërore: Ari dhe argjendi humbin vlerë

12 Nëntor, 2026

Dënohet me dy vite burg ish drejtori nga qeverisja e kaluar

12 Nëntor, 2026

Daut Beqiri takon drejtorin e BZHR-së, diskutohet mbështetja financiare për ndërtimin e sheshit të ri në Haraçinë

12 Nëntor, 2026

Ngjarja që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian

12 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.