Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025

Lajmi i fundit: Taravari braktis VLEN!

12 Maj, 2025

GOOL: Egnatia kalon në avantazh ndaj Vllaznisë

12 Maj, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
  • Lajmi i fundit: Taravari braktis VLEN!
  • GOOL: Egnatia kalon në avantazh ndaj Vllaznisë
  • Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur
  • VLEN mbetet me 9 deputetë, ASH sonte braktis Qeverinë!
  • Sindikata e policisë protestoi për paga më të larta
  • FSHF habit të gjithë | Biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi do bëhen me përzgjedhje automatike
  • Likovë: Nesër fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Sllupçan
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 12 Maj
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Bëhu burrë!” Rusia nis rekrutimin e shtetasve kinezë për luftën në Ukrainë!

15 Prill, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Motivi më i madh duket se është ai financiar. Reklamat e postuara në rrjetet sociale kineze vënë në pah se pagesat tejkalojnë të ardhurat mesatare mujore jashtë qyteteve të mëdha në Kinë – dhe në seksionin e komenteve të këtyre reklamave për rekrutim shpesh bëhen pyetje për pagesat, të pasuara nga pyetje lidhur me nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës ruse

Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë. Kjo video – që është shoqëruar me titrim në gjuhën ruse dhe kineze – përfundon me thirrjen për veprim, duke thënë: “Ti je burrë. Bëhu burrë”, duke shtuar se rekrutët mund të marrin bonuese nga 7.000 deri në 21.000 dollarë dhe të ardhura mujore prej rreth 2.400 dollarësh. Kjo video mori mijëra shikime dhe është vetëm një nga shumë reklama që qarkullojnë online në Kinë, përmes së cilave tentohet që të dërgohen luftëtarë në fushëbetejën në Ukrainë. Reklama të tilla janë në qendër të vëmendjes pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi më 8 prill se Kievi kishte kapur dy mercenarë kinezë që po luftonin për Rusinë.

Që atëherë, ai ka akuzuar Rusinë se po kryen një “fushatë sistematike” për rekrutimin e ushtarëve kinezë dhe ka pretenduar se dy burrat e kapur ishin në mesin e të paktën 155 shtetasve të tjerë kinezë që po luftonin për ushtrinë e Rusisë.

Ndonëse dëshmitë për shtetas kinezë që luftojnë si për Ukrainën, ashtu edhe për Rusinë, kanë qarkulluar që nga ditët e para të nisjes së luftës në shkallë të plotë, komentet e bëra së voni nga Zelensky kanë nxitur një vëmendje më të madhe mbi mënyrën se si Rusia i ka rekrutuar ata. Deklaratat e Zelenskyt iu shtohen raportimeve lidhur me mercenarët e huaj në Ukrainë – përfshirë të dhëna ekskluzive të hospitalizimeve që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, të cilat tregojnë shkallën e vërtet të viktimave të luftës së Rusisë. Kjo bazë e të dhënave përfshin edhe një burrë kinez, dhe në mesazhet e këmbyera me Radion Evropa e Lirë ai konfirmoi se ishte shtetas kinez që kishte luftuar me forcat ruse, por refuzoi që të jepte detaje të tjera.

PSE SHTETASIT KINEZË PO REKRUTOHEN PËR TË LUFTUAR PËR RUSINË?

Motivi më i madh duket se është ai financiar. Reklamat e postuara në rrjetet sociale kineze vënë në pah se pagesat tejkalojnë të ardhurat mesatare mujore jashtë qyteteve të mëdha në Kinë – dhe në seksionin e komenteve të këtyre reklamave për rekrutim shpesh bëhen pyetje për pagesat, të pasuara nga pyetje lidhur me nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës ruse. Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se këta ushtarë po dërgohen si pjesë e një nisme të sponsorizuar nga shteti kinez. Shumë nga rekrutët nuk kanë asnjë përvojë ushtarake. Në një video të publikuar më 9 prill në kanalet e Zelenskyt në rrjetet sociale, një nga kinezët e kapur thotë se nuk kishte qenë kurrë më parë në ushtri dhe kurrë nuk kishte mbajtur armë deri kur udhëtoi në Rusi për trajnim.

Të tjerët se janë regjistruar për rekrutim duke dashur që të fitojnë përvojë në fushëbetejë. Në një intervistë të publikuar muajin e kaluar në YouTube, gazetarja kineze, Chai Jing, bisedoi me një shtetas kinez, teksa ai ndodhej në vijën e frontit me forcat ruse.

Mercenari u prezantua me nofkën e tij ushtarake, duke shpjeguar se si ishte rekrutuar. Ai tha se iu ishte bashkuar forcave ruse në fund të vitit 2023, pasi fluturoi për në Rusi me një vizë turistike. Ai përshkroi veten si pjesë e një “skuadre sulmuese” pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës dhe ndau video që duket se e shfaqnin atë në Bahmut gjatë betejave të përgjakshme që e lanë të shkatërruar qytetin. Ai gjithashtu përshkroi vështirësitë me të cilat ishte përballur ai dhe ushtarë të tjerë të huaj brenda njësive ruse, përfshirë pengesat gjuhësore dhe racizmin. Luftëtari tha se më parë kishte shërbyer në ushtrinë kineze dhe se paratë kishin ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar forcave ruse, por shtoi se gjithashtu ishte shtyrë nga dëshira për të përjetuar luftën. Që atëherë, ai ka dokumentuar kohën e tij në luftë në Ukrainë, duke publikuar në platformat kineze të rrjeteve sociale.

“E kuptova se mund të vdes këtu një ditë, prandaj vendosa të ndaj disa përvoja të vërteta, pasi populli i Kinës nuk ka përjetuar luftë për një kohë të gjatë”, tha ai.

CILI ËSHTË REAGIMI I PEKINIT PËR MERCENARËT KINEZË NË UKRAINË?

Kina është partnerja më e ngushtë e Rusisë dhe zyrtarët perëndimorë thonë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen ekonomike të Rusisë gjatë luftës. Por, Kina është përmbajtur dhe nuk i ka dërguar ndihmë ushtarake Rusisë. Ministria e Jashtme e Kinës po ashtu ka deklaruar se u thotë shtetasve të saj të qëndrojnë larg luftës dhe se ideja që një numër i madh kinezësh po luftojnë është “plotësisht e pabazë”.

Vetë Zelensky nuk ka shkuar aq larg sa të thotë se Qeveria kineze ka autorizuar përfshirjen e mercenarëve në Ukrainë, por ai ka akuzuar Pekinin për mbylljen e syve ndaj rekrutimit të shtetasve të tij nga Rusia. Ka disa tregues që autoritetet kineze nuk kanë bërë një përpjekje të koordinuar për t’i ndaluar ata që t’i bashkohen Rusisë në luftime. Interneti kinez është i censuruar shumë dhe rrjetet sociale janë të monitoruara dhe të kontrolluara, megjithatë shumë nga këto postime për rekrutim – disa prej të cilave janë publikuar muaj më parë – janë ende online dhe po shpërndahen. (REL)

Lexuar: 145

Lajme të ngjashme

Lajmi i fundit: Taravari braktis VLEN!

VLEN mbetet me 9 deputetë, ASH sonte braktis Qeverinë!

Sindikata e policisë protestoi për paga më të larta

Likovë: Nesër fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Sllupçan

Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane

Kumanovari e la fëmijën të lypte para tregut, do të ndiqet penalisht

showbiz

Fero zbulon një anë krejt tjetër në postimin e tij më të fundit

Showbiz 5 Maj, 2025

Fero, ish-reperi i njohur dhe tani praktikues i fesë islame, ka bërë një postim intriguese…

Transformimi i papritur që ka çmendur ndjekësit e saj

Showbiz 5 Maj, 2025

Është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Fjala është…

Trejsi provokon me foton më të fundit në bikini

Showbiz 5 Maj, 2025

Në një botë ku moda dhe bukuria janë më shumë se një thjeshtë art, Trejsi…

Kiara Tito reagon ndaj kritikëve pas fustanit të veçantë për ditëlindjen e vajzës

Showbiz 5 Maj, 2025

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka bërë bujë në rrjetet sociale pas kritikave që mori…

Limi dhe Alba shpërthejnë me marrëdhënie live

Showbiz 4 Maj, 2025

Pamjet që kanë tronditur tregun mediatik janë tani të konfirmuara: merrni vesh detaje të reja…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.