Autor: Suad Avdiu
Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) për herë të parë që nga themelimi i saj shpalli konkurs publik për punësim, duke e hapur derën për të gjithë qytetarët kompetent dhe të motivuar të cilët duan të jenë pjesë e një institucioni me rëndësi kyçe për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shtetit. Siç njoftuan sot nga ASK, ky përfaqëson hap historik në drejtim të transparencës dhe gjithpërfshirjes, që e konfirmon përcaktimin e Agjencisë që t’i ndjekë standardet më të larta në proceset e burimeve njerëzore dhe tu japë mundësi të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e ekipit profesional kushtuar…
Në numrin për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është raportuar për gjetje të bombave të dorës në një fushë private në afërsi të “Eko Fllor Plus” në fshatin Bogovinë Siç informon sot QMK, menjëherë pas marrjes së raportimit, të punësuar nga Stacioni i Policisë Kamjan kishin mbërritur në vend. “Për rastin është njoftuar edhe DMSH e Tetovës, ndërsa përmes konsultimeve me organet kompetente është konstatuar se do të thirret personel i specializuar nga Kumanova për heqjen e bombave të dorës. Për shkak të errësirës, aksioni është shtyrë për sot, me çka vendi është siguruar…
Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Goce Dimovski, koordinatori nacional për turizëm, Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, gjendet në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Siç bëjnë të ditur nga Pres shërbimi qeveritar, Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takim me kryetarin e EBA-s, njëkohësisht udhëheqësin e Emiratit të Abu Dabit, Sheikun…
Moti sot me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore të vendit me kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryj de erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 20 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë kritikuar konferencën e djeshme për shtyp të ministrit të Punëve të brendshme, Pançe Toshkovski dhe kryeprokurorit Lupço Kocevski. Nga BDI thonë se drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive. Reagimi i plotë i BDI-së: Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Ljupço Koçevski përfaqëson karikaturën më të madhe të shtetit të kapur. Në vend që të ofrojnë drejtësi të vërtetë për tragjedinë në Koçan, para opinionit publik po demonstrohet një tregti me ndikim – një lloj mbrojtjeje transaksionale midis fajtorit kryesor, ministrit Toshkovski, dhe…
Sot nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në Shkup është kryer kontroll i komunikacionit në kuadër të aksionit operativ “Komunikacioni i sigurt”, me fokus drejtuesit e motoçikletave dhe biçikletave. Siç njofton MPB-ja, janë kontrolluar 1020 automjete dhe janë marrë masa ndaj 247 pjesëmarrësve në trafik “Një person është privuar nga liria për drejtim mjeti në pakujdesi nga neni 297a i Kodit Penal. 53 drejtues mjetesh janë sanksionuar për drejtim mjeti me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar dhe 33 janë gjobitur për drejtim mjeti pa patentë shofer. Janë shqiptuar 10 masa për automjete të paregjistruara, 62…
Dy ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri do të jenë në burg shtëpiak prej 30 ditësh, ndërkohë që fat I njëjtë e pret edhe ish-ministrin Driton Kuçi. Shaban Sali, ministri pa resor është dërguar në Shutkë, ndërkohë që hetimi është zgjeruar për 19 të tjerë, me mundësi për zgjerim të listës. Prokurori i shtetit, Lupço Kocevski thotë se “lista e të dyshuarve” nuk është selektim etnik, ndërkohë BDI akuzon se Mickoski po përdorë hetimin si mjet për të shkaktuar përçarje etnike. Në paraburgim vazhdon të mbetet edhe Kreshnik Bekteshi Ersan PAJAZITI Shkup, 13 prill – Ish-ministrat e Ekonomisë…
Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka komentuar deklaratën e fundit të kreut të Besës, Bilall Kasami, ku ky i fundit tha se “VLEN-i peshon aq sa pa Taravarin sa vlente dhe peshonte sa me të”. E për deklaratën e Kasamit TV21 kërkoi qëndrim nga Taravari. Ai i tha TV21 se është lapsus linguae. “Lapsus linguae. Ngatrrim numrash dhe ekuacionesh”, tha kryetari i ASH-së, pjesë e VLEN, Arben Taravari për TV21.
Kocevski: Ministri Durmishi nuk është i përfshirë në hetim sepse nuk ka procedurë për licencë të re!
Prokurori Publik Lupço Kovevski, sot në konferencë për media ka deklaruar se hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar me 19 persona shtesë. “Të gjithë, ashtu si edhe ata të mëparshmit ndaj të cilëve ishte hapur hetim, janë të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Për katër nga të akuzuarit është propozuar masa e paraburgimit, për shtatë të dyshuar është propozuar arrest shtëpiak në kombinim me ndalim për të komunikuar, dhe për edhe shtatë persona të tjerë janë propozuar masa kujdesi. Njëri nga të dyshuarit,…
“Unë mendoj se VLEN ka vlerë… nuk do të them më shumë, por ka të njëjtën vlerë pa Taravarin, sa kishte me të. Megjithatë, faktorët e tjerë janë këtu. Nga ana tjetër, çdo anëtar në një familje, në një koalicion, madje edhe një parti, ka vlerë, sepse dikush do të jetë brenda. Por kushdo që del, automatikisht krijon mundësinë që dikush të hyjë. Unë mendoj se humbësi më i madh do të jetë ai që do të dalë nga koalicioni VLEN. Populli thotë: ‘Ai që ndahet nga grupi, do ta hajë ujku’”, thotë Kasami Shkup, 13 prill – Unë ende…
