Autor: Suad Avdiu
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk e ka parë raportin për pacientin Toni Angellovski, i cili ndërroi jetë në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Ai ka kërkuar kohë për t’u njohur me rastin, por ka paralajmëruar edhe përgjegjësi nëse konstatohet ndonjë lëshim. 59-vjeçari Toni Angellovski, i cili ishte në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë me këputje të aortës, nuk mori ndihmë mjekësore për shkak se në atë kohë nuk punonte dhoma e vetme e kirurgjisë endoskopike e Klinikës, ndërsa në sallën e Kirurgjisë Torakale nuk kishte stente. Pas kryerjes së një kontrolli të jashtëzakonshëm, Inspektorati…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin Click Plus në TV21 tha se qeveritë e kaluara kanë tentuar t’i mbyllin apo stërzgjatin rastet që të mos ketë përgjegjësi penale Ai komentoi edhe vendimin e fundit të Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për rastin e Koçanit, duke theksuar se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi. “Ke 5-6 shqiptarë që kanë pasur pozicione, mirëpo 95 për qind të atyre që janë në hetime janë të palës maqedonase”, theksoi Mexhiti. Është çështje ditësh shpalosja e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat Zëvendëskryeministri…
Krahu i Aleancës për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin, ministër aktual i Shëndetësisë, sot do të mbledhë Kryesinë Qendrore ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Taravari dje deklaroi se nuk është e vërtetë se janë duke negociuar me BDI-në dhe se si subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme lokale i kanë dy opsione – njëra është të vazhdojnë në kuadër të koalicionit VLEN dhe tjetra të braktisin koalicionin dhe të dalin të vetëm. Në Kryesinë Qendrore të partisë, siç tha ai, do të dalin me qëndrim se si do të veprohet më tej. Partia,…
BDI ka reaguar ashpër pas tragjedisë së fundit, duke theksuar se në Maqedoninë e Veriut ekziston një traditë e përgjegjësisë morale, ku në raste të ngjashme, ministrat kanë dhënë dorëheqje për të nderuar qytetarët dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve – një standard që, sipas tyre, sot është shpërfillur në mënyrë arrogante Reagimi i plotë: Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një traditë e qartë: kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si një akt moral, si shprehje e ndërgjegjes dhe respektit ndaj qytetarëve. Në vitin 1993, kur ra një aeroplan mes Shkupit dhe Ohrit…
Gjatë ditës së sotme, në Maqedoninë e Veriut do të jetë mot me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërkohë që do të ketë edhe erëra të forta. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 12 deri 17 gradë celsius./TV21
Policia e ka gjetur vajzën gjashtë vjeçare nga Kumanova pasi nëna e saj ka lajmëruar se ajo është larguar nga shtëpia sot pasdite, njofton Policia e Kumanovës, transmeton Lideri Mk. Fëmija është gjetur në zonën e Gazi Babës. Prindërit kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga media dhe qytetarët në rrjetet sociale. Sipas policisë, vajza është gjetur pasditen e sotme. – Sot në orën 15:00. në SVR Kumanovë S.T. (28) nga Kumanova ka raportuar se vajza e saj 6-vjeçare kishte ikur nga shtëpia. Vajza është gjetur në zonën e Gazi Babës, kumtoi SVR e Kumanovës.
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Televizionin Alsat-M deklaroi se Arben Taravari ka kërkuar që deri të martën në mbrëmje të vendosin se si do të veprojnë për zgjedhjet lokale. Me këtë rast, Ibrahimi theksoi, inkurajojmë anëtarët e kryesisë qëndrore të ASH-së se interesi i të gjithë shqiptarëve është që ata të mbeten pjesë e Koalicionit VLEN, sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për fitoren e vjeshtës në zgjedhjet lokale por është edhe zgjidhje për atë çfarë e kërkon elektorati shqiptarë. “ Unë e pash që tashmë ishte bërë lajm edhe pse insistimi im së paku ka qenë, për…
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite (NCM) ka konfirmuar se Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor bie gjatë sezonit të verës – për të paktën 16 vitet e ardhshme. Bëhet e ditur se ndryshimi vjen nga kalendari hënor islamik, i cili lëviz rreth 10 ditë më herët çdo vit. Si rezultat, Haxhi gradualisht do të kalojë në pranverë duke filluar nga viti 2026, dhe më pas në dimër. Ky ndryshim sjell lehtësim pas viteve të temperaturave ekstreme gjatë Haxhit, shkruajnë mediat e huaja. Raportohet se në vitin 2024, Meka pati temperatura të larta deri…
Rritet paga minimale në Postën e Maqedonisë së Veriut Sot, gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatave në Postën e Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua marrëveshja për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë. Kjo përfaqëson një rritje prej 1.800 denarësh, në përputhje me vendimin e mëparshëm të Qeverisë, rritja e pagës do të vazhdojnë gradualisht në muajt e ardhshëm. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Postës, shkruan Orhan Kurtishi
Të nderuar banorë të fshatit Çerkez, qytetit të Kumanovës si dhe vendbanimeve për rreth Me kënaqësu ju njoftoj se pas një kordinimi goxha të gjatë në mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore, arritëm deri të dakordimi për rregullimin e vendkalimit dhe hekurudhës në hyrje të fshatit Çerkez, e kështu që me këtë do të zgjidhet edhe një problem shumë i madh që ka tanguar gjithë qytetarët, e ne veçanti banorët e fshatit Çerkez. Punimet do të bëhen nesër ditë e martë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit. Rruga nuk do të bllokohet tërësisht, por komunikacioni do të funskionoj…
