Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025

11 Korrik, 2025

“I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët

11 Korrik, 2025

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

11 Korrik, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025
  • “I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët
  • Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë
  • Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz
  • Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin
  • Horoskopi ditor: Dikujt i propozohet një post i ri pune, parashikimet për çdo shenjë
  • Ndërtimet pa leje në Theth, Manja: Refuzimi i prokurores për të hetuar është skandal! Institucionet të veprojnë me vendosmëri
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 11 Korrik
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nikolloski: Marrëveshje ekonomike dhe linjë ajrore me Emiratet e Bashkuara Arabe

15 Prill, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski i cili me delegacionin qeveritar ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se janë duke u dakorduar lidhur me fluturimet me Er Arabia.

Nikolloski theksoi më tej se turizmi, infrastruktura dhe arsimi janë sektorët e bashkëpunimit në të cilat janë fokusuar gjatë vizitës me delegacionin qeveritar në EBA.

“Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për fluturim Dubai-Shkup i cili së shpejti duhet të fillojë, ndërsa po bisedojmë dhe me Er Arabian për hapjen e së paku dy fluturimeve prej të cilave një shpresoj të jetë në rajonin e Ohrit me çka në mënyrë shtesë do të zhvillonte turizmin”, deklaroi Nikolloski.

Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takime me Odat e biznesit në Emiratet Sharxh dhe Dubai.

“Flasim për mundësi për investime në Maqedoni në pjesën e infrastrukturës, turizmit dhe në pjesën e bujqësisë. Flasim për mundësitë e mëdha që i sjell turizmi Maqedonisë dhe turizmi malor ashtu edhe ai liqenor. Gjithashtu, për korridoret 8 dhe 10 të cilët janë të rëndësishëm për lidhjen e gjithë Evropës, jo vetëm me Maqedoninë, po i prezantojmë para Odave ekonomike në Emiratet e Bashkuara Arabe si një mënyrë për të tërhequr investitorë në Maqedoni. Gjithashtu dhe pjesa politike e vizitës është jashtëzakonisht e rëndësishme, kishim një takim jashtëzakonisht të mirë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë ditës së nesërme do të kemi një takim me kryeministrin, ndërsa sot do të nënshkruhen në nivel ministror disa marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik, arsimor dhe turistik të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim edhe më të shpejtë”, tha Nikollovski.

Me këto takime, zëvendëskryeministri, shpreson se do të tërhiqen investitorë në Maqedoni, do të hapen vende të reja pune të mirëpaguara dhe vendi do të mund të përparojë.

Delegacioni qeveritar e filloi vizitën zyrtare në EBA dje me një takim me presidentin e EBA dhe sundimtar të Emirateve të Abu Dabit, Sheikun Mohamed Bin Zajed Al-Nahjan. Takime janë planifikuar dhe me Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundues i Dubait, nënkryetar dhe kryeministër i EBA, me përfaqësues të zhvillimit të holldingut në Abu Dabi, me kompaninë shtetërore të investimeve “Mubala”, si dhe “Musdar”, kompania shtetërore e energjetikës, dhe Odave të tregtisë, me qëllim për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji moderne.

Në përbërjen e delegacionit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Goce Dimovski, koordinatori kombëtar për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore./Koha.mk

Lexuar: 117

Lajme të ngjashme

VLEN: Statistikat flasin vetë, 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve nën qeverisjen e BDI-së

ASH, Taravari: Cili është qëndrimi i VLEN-it për raportin e BE-së dhe akuzat e zyrtarëve qeveritarë ndaj Brukselit?

Bullgaria reagon ashpër ndaj retorikës nga Shkupi: Maqedonia po minon marrëdhëniet fqinjësore

Ndërron jetë personi që mbeti i plagosur në fshatin Batincë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Menshir Misini, reagon pas valës së zjarreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Arbër Ademi: VMRO fortë e ka zënë për fyti VLEN-in!

showbiz

Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”

Showbiz 10 Korrik, 2025

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Bëhet fjalë…

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Showbiz 10 Korrik, 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një…

U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn

Showbiz 10 Korrik, 2025

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut,…

Horoskopi ditor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Showbiz 8 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt…

Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale

Showbiz 2 Korrik, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shabani – Fero. Fero, i…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.