Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas mbledhjes së kryesisë të partisë, para mediave tha se Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet lokale në listat për këshilltarë do të garojë e vetme. Tutje potencoi se ASH-ja u mundua që të imponon mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash.
“Ultimatume kohore, realisht nuk mund të pranojmë, se kishim ultimatum që të vendosim sot. ASH-ja vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Taravari.
Ndërkaq, kreu i ASH-së bëri të ditur se janë pjesë e VLEN-it.
“Ne jemi pjesë e VLEN-it, por e shohim si zhvillohen ngjarjet dhe ne bazë të saj sjellim vendimet. Tash për tash në listat për këshilltarë ne shkojmë vetëm”, tha Taravari, megjithëse nuk e mohoi edhe bashkëpunimin me BDI-në.
“Të shohim se si do të rrjedhin punët”, tha Taravari./KlanMacedonia