Autor: Suad Avdiu

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin e tij që do ta mbajë sot me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai tha se do t’ia sqarojë çështjet që Mickoski nuk i ka të qarta në lidhje me funksionimin e ASH-së në Qeveri. Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri”. “VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohen të jenë në Qeveri. Nëse është kusht ky neve nuk na pengojnë, por duken jashtë prej jashtë dhe lënë përshtypje të keqe. U urojmë suksese, brenda ditës së nesërme do…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,32 % në raport me vendimin e datës 28.04.2025. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të…

Read More

Për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, gjuha maqedonase aktualisht ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe. Ne duhet ta mbrojmë gjuhën duke respektuar vazhdimisht normën kushtetuese, por edhe në epokën digjitale në mënyrë që ajo të jetë e arritshme për diasporën dhe brezat e ardhshëm, vuri në dukje presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Presidentja sot është mbështetëse e Akademisë Solemne me rastin e 80-të vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, që mbahet në ASHAM. “Jemi dëshmitarë të uljes së përdorimit të gjuhës në përdorimin zyrtar në vend. Kishte të drejtë Petre M Andreevski kur paralajmëroi se…

Read More

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka folur për takimin me Arben Taravarin i cili do të mbahet sot në ora 17:00. Mickoski tha se ka mendim pozitiv për Taravarin, dhe se ai duhet të vendos se në cilën anë do të jetë. “Po, takimi do të jetë sot në orën 17:00 në Qeveri. Do të jetë takim ku do të diskutojmë me Taravarin për zhvillimet aktuale politike. Sa i përket aktiviteteve të tij aktuale si pjesë e Qeverisë, ne komunikojmë pothuajse çdo ditë. Sigurisht, kjo është një pjesë e pashmangshme. Por, në përgjithësi, do të doja të dëgjoja se si…

Read More

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska prej sot qëndron për vizitë pune treditore në Republikën e Turqisë, ku do të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë turke, me ç’rast do të marrë pjesë edhe në Samitin e 28-të Ekonomik Euroaziatik. Siç informojnë nga Ministria e Financave, gjatë vizitës ministrja Dimitrieska-Koçoska do të zhvillojë takime në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Tregtisë së Turqisë, përkatësisht me Ministrin e Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimsek dhe Ministrin e Tregtisë, Omer Bollat.  Dimitrieska-Koçoska, po ashtu, do të marrë pjesë në Samitin e 28-të Ekonomik Euroaziatik, ku do të mbajë një fjalim hyrës. Samiti i…

Read More

Taravari: Nëse vendosim të bashkëpunojmë me BDI-në, nuk kemi çfarë kërkojmë në Qeveri Taravari: Nëse shkojmë me BDI-në nuk kemi çfarë kërkojmë në Qeveri Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot ka deklaruar se nëse ata vendosin që të bashkëpunojnë me BDI-në ata nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë. “Tash për tash, kryesia Qendrore e ka vetëm një vendim, që dalim me lista tona të veçanta për këshilltarë komunale. Për bashkëpunime tash me VLEN-in e shoh se dera është e mbyllur në zgjedhjet lokale janë më ndryshe se në zgjedhje tjera. Në bazë të strukturës demografike të ndonjë komune…

Read More

VLEN në një kumtesë për media thotë se përfaqësuesi i tyre, në cilësinë e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ditëve të fundit ka qëndruar në Japoni për të zhvilluar takime të frytshme me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe personalitete të rëndësishëm dhe biznesmen të rëndësishëm në Japoni. Nga VLEN thonë se takime të tilla shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona bilaterale me Japoninë. “Bashkëpunimi me JICA-n ka një histori të gjatë dhe të konsoliduar që përfshin dekada miqësie dhe solidariteti konkret. Deri më sot, Japonia ka investuar mbi 421 milionë dollarë në projekte…

Read More

Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, në kuadër të së cilës do të shqyrtohet Ligji i ri për energjetikë, i cili është në lexim të dytë. Ky propozim-ligj është në rend dite edhe në Komisionin Juridik-Ligjvënës. Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska kohë më parë në një bisedë për MIA-n tha se ky ligj është një nga më të rëndësishmit sepse në të janë implementuar të gjitha direktivat evropiane. Ligji, siç theksoi ajo, është përpunuar me kapacitete vendore, pa konsultantë të huaj. “Atje për herë të parë rregullohen bateritë, përkatësisht deponimi i…

Read More

Të shtunën për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë votim të fshehtë për ta zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca do të vazhdojë sot PDK, LDK dhe AAK e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërsa VV ka thënë se nuk do e ndërrojnë kandidaten. Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve. Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.…

Read More

Parashikimi i motit për të hënën, 5 maj 2025: Ditë kryesisht me re dhe temperatura deri në 25°C E hëna e 5 majit sjell kushte kryesisht të vranëta në orët e para të ditës, me temperatura që aktualisht janë rreth 15°C. Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm, moti do të mbetet i vranët, ndërsa pas mesditës pritet përmirësim i lehtë me periudha me diell. Temperaturat gjatë ditës do të variojnë nga një minimum prej 14°C deri në një maksimum prej 25°C. Era do të jetë e lehtë, me shpejtësi deri në 7 km/h, pa ndonjë ndikim të madh në…

Read More