Për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, gjuha maqedonase aktualisht ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe. Ne duhet ta mbrojmë gjuhën duke respektuar vazhdimisht normën kushtetuese, por edhe në epokën digjitale në mënyrë që ajo të jetë e arritshme për diasporën dhe brezat e ardhshëm, vuri në dukje presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Presidentja sot është mbështetëse e Akademisë Solemne me rastin e 80-të vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, që mbahet në ASHAM.
“Jemi dëshmitarë të uljes së përdorimit të gjuhës në përdorimin zyrtar në vend. Kishte të drejtë Petre M Andreevski kur paralajmëroi se gjuha mund të rrezikohej edhe nga folësit e saj, duke theksuar se nuk është çështje injorance apo pakujdesie. Tradhtia ndaj gjuhës është tradhti si ndaj prindërve ashtu edhe ndaj fëmijëve të dikujt. Dhe shumë nga fëmijët tanë po emigrojnë”, tha Siljanovska Davkova.
Siç përmendi, për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, për momentin gjuha maqedonase ka më shumë folës në diasporë, se sa në atdhe.
“Sipas UNESKO-s, rreth tre mijë gjuhë përballen me rrezik të zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, përkatësisht nga një gjuhë mund të zhduket çdo dy javë. Nuk duhet të lejojmë që një fat i tillë t’i ndodh gjuhës maqedonase. Duhet të bëjmë gjithçka, për ta mbrojtur”, sqaroi presidentja.
Sipas saj, kjo mund të bëhet në tre mënyra. Me respekt të vazhdueshëm të normës kushtetuese sipas së cilës gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
Siljanovska Davkova theksoi se duhet të insistohet në përdorimin e gjuhës maqedonase në komunikimin zyrtar në të gjitha nivelet, në të gjitha institucionet në vend.
“Gjithashtu, gjuhën mund ta mbrojmë me digjitalizimin. Vetëm përmes digjitalizimit të krijimtarisë maqedonase, do të arrijmë ta sjellim gjuhën maqedonase edhe në epokën digjitale në mënyrë që ajo të jetë e arritshme për diasporën dhe brezat e ardhshëm”, shtoi presidentja.

