Autor: Suad Avdiu

Deputeti Bekim Qoku përmes një postimi në Facebok i ka adresuar meritat tërësisht Koalicionit VLEN për nisjen e punimeve të Autostradës Tetovë-Gostiar ndërkaq nga ana tjetër Qoku adreson kritika tek BDI-ja për mos mbajtjen e premtimeve nëpër vite vite duke i përmendur shkolla, spitale e teatro. Reagimi i Qokut vjen pasi nga LSDM dhe BDI po sot pas vënies së gurëthemelimit të autostradës nga Kryeministri dhe zëvendëskryeministrat, kishte reagim se janë pikërisht ata nga garnitura e kaluar qeveritare që nisën planet e projkteve nga Korridori 8. Më poshtë postimi i plotë i deputetit Bekim Qoku Projekti më i përfolur dhe…

Read More

Parashikimi i motit për sot  Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperatura minimale do të shënohet në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:00, me vlerën 12°C. Nga ai moment, temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht, duke arritur pikun në mesditë dhe pasdite, ku pritet të regjistrohet temperatura maksimale prej 26°C. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës, me praninë e diellit dhe ndonjë vranësirë të lehtë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Pas orës 18:00, temperaturat do të fillojnë të bien gradualisht, duke sjellë freski…

Read More

Një javë më parë, presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në funeralin e të ndjerit Papa Françesku. Që atëherë, ai ka bërë “shaka” se është i interesuar të bëhet Papa i ardhshëm. “Unë dua të jem Papa”, tha Trump. “Kjo do të ishte zgjedhja ime e parë.” Tani, ai ka bërë një hap më tej. Trump së fundmi ka publikuar një imazh me Al në Truth Social, ku shihet ai i veshur si Papë.

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në kufi është arrestuar shkupjani i cili gjatë ditës së sotme ka vrarë gruan e tij, transmeton TV21. “Sot (03.05.2025) rreth orës 17 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, nëpunësit policorë nga QRK Veri e kanë arrestuar N.A.(38) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”. Sot rreth orës 15 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A. prej të cilave ajo ka ndërruar jetë, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se Gjykata Kushtetuese ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur që siç tha, po rrënon themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. “Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë dhe indinjatë të hapur sjelljen gjithnjë e më të hapur politike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm që ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur, por është shndërruar në instrument të pushtetit për të rrënuar themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. Deklaratat publike të Kryetarit të kësaj gjykate, që minimizojnë problemet ndëretnike…

Read More

Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e Open AI, Mira Murati po ndërton – Thinking Machines Lab. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të Inteligjencës Artificiale që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të ChatGPT. Startupi i ri i Inteligjencës Artificiale I themeluar nga shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha…

Read More

Një i dyshuar që ishte ndaluar nga patrullat policore në Gjakovë në bazë të një urdhërarresti aktiv ka arritur të arratiset përkohësisht nga ambientet e stacionit policor. Klankosova.tv ka mësuar se bëhet fjalë për Nazmi Florim Mersulla, rreth 22 vjeç. Sipas informacioneve të para, gjatë procedurave të ndalimit, i riu kishte kërkuar të përdorte tualetin, duke pretenduar se kishte probleme me stomakun. Zyrtari policor e kishte përcjellë deri te tualeti, ku i dyshuari kishte kërkuar privatësi. Pas disa minutash, kur zyrtari kishte trokitur në derën e tualetit dhe e kishte hapur atë, ka rezultuar se i dyshuari nuk ndodhej aty.…

Read More

Për të dhjetën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish propozoi votimin e fshehtë, për të cilën nuk arriti të formohet komisioni. Në votim për formimin e komisionit pati 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Në votim nuk morën pjesë PDK, LDK, AAK, Nisma. Seanca u ndërpre, për të vazhduar sërish më 5 maj.

Read More

Mot sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë 30 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura do të lëvizë nga 9 deri në 30 gradë.

Read More

2 Maji në Sllupçan – aty ku toka ende i mban gjurmët e gjakut, ndërsa qielli kujtimet e betejës për liri. Një datë që nuk vdes, një histori që frymon në çdo brez. Sllupçani nuk është vetëm një vendbanim, por është simbol i qëndresës, e flijimit dhe e dashurisë për liri. Me mburrje e krenari qëndrojmë sot para kujtimit të dëshmorëve që ranë për lirinë tonë. Në këtë ditë të shenjtë, i kujtojmë ata që me gjakun e tyre e shkruan historinë e një populli që nuk u gjunjëzua kurrë. Lavdi, lutje e krenari.

Read More