Autor: Suad Avdiu
Prodhuesit e orizit nga fshatrat e komunës Çeshinovë-Obleshivo dolën në protestë dhe me makineritë bujqësor bllokuan njërën prej korsive të rrugës magjistrale Koçan-Shtip për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga politikat aktuale në fillim të sezonit të mbjelljes, përcjell TV21. Gjatë protestës, bujqit paraqitën tre kërkesa për të cilat presin zbatim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse. Ministri i Bujqësisë, Tripunovski, u takua me ta dhe i informoi se po bëhen përpjekje maksimale për realizimin e planit të ujitjes, duke theksuar se do të bëhet kontroll për shpërndarjen dhe përdorimin racional të ujit. Në lidhje me subvencionet, ai tha se mbështetja…
Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri, shkruan TV21. Kasami tha se sonte do të takohen me Mickoskin, për të sqaruar situatën, ndërkaq theksoi se për VLEN mbetet e papranueshme që, siç thotë Kasami, dikush që bashkëpunon me BDI-në, të jetë pjesë e qeverisë. “Ne dmth nuk e paragjykojmë qëndrimin e kryeministrit por si koalicion VLEN do të insistojmë deri në fund që çdokush që bashkëpunon me BDI-në, në këto rrethana kur BDI është në lista të zeza, kur BDI është parti që duhet…
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi akuzon qeverinë se po tenton që përmes ndryshimeve ligjore t’i heqë statusin juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. “Shumica parlamentare tani po e godet drejtpërdrejt Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përmes ndryshimeve të reja në ligj, madje me procedurë të shkurtuar, duke tentuar t’i heqë statusin e personit juridik dhe ta shndërrojë në një zgjatim politik të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo nuk është hera e parë që tentohet kjo rrugë. E provuan më herët përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, por dështuan, sepse ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm. E thamë atëherë…
Enti Shtetëror për Statistika njofton se në muajin prill janë rritur për 0.1% çmimet e shërbimeve hotelerike “Çmimet e shërbimeve të ushqimit në prill të këtij viti u rritën me 0.1 për qind krahasuar me muajin paraprak dhe me 4.4 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Analizuar sipas grupeve, çmimet në shërbimin e ushqimit, në prill 2025 krahasuar me marsin 2025, u rritën me 0,2 përqind në kategorinë Ushqime, me 0,1 përqind në kategorinë Pije Alkoolike dhe me 0,1 përqind në kategorinë Pije Joalkoolike. Nuk u vu re ndryshim çmimi në grupin e qëndrimeve me natë. Enti…
Kultivuesit e orizit, të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, bllokuan rrugën me traktorët e tyre, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën dhe kërkesat e tyre për korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione, korrigjimi i draft planit të ujitjes dhe që blerja e rezervave të orizit të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim. “Prej kohësh kemi problem me disa drejtime dhe politika të gabuara nga disa aktorë kryesorë në vend, prandaj kemi disa kërkesa. Kërkesa e parë është korrigjimi i draft planit të ujitjes për territorin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës. Kërkesa e dytë është korrigjimi i pagesës prej gjashtë…
Deputeti Sali Murat tha se parimisht Fronit Europian do të garojë me kandidatë të përbashkët për kryetar komunash dhe me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale. Murat tha se janë të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, ndërsa tha se ndodhitë e fundit në VLEN, dëshmuan se ky koalicion nuk e ka legjitimitetin. “Parimisht, Fronti Europian do të dalë me kandidatë të përbashkët në nivel të të gjithë Maqedonisë dhe me lista të përbashkëta, këtu do të kemi edhe ne përfaqësues të bashkësisë turke në listat e tyre. Kështu, ne jemi të hapur, siç thonë liderët…
MPB njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc ka ndaluar një person, për shkak se është kapur me lëndë narkotike “Më 05.05.2025 rreth orës 12:45 në pikën kufitare Tabanoce, në hyrje të vendit, policia ka ndaluar G.K. (30) nga Republika e Greqisë. Gjatë një kontrolli kufitar dhe në automjetin e pasagjerëve me targa kombëtare holandeze që ai po drejtonte, u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë dhe tre mullinj. Prokurori publik u njoftua dhe personi u dërgua në stacionin policor të Kumanovës. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Shkup, 6 maj – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë ndaj 59-vjeçarit D.H., i cili ngarkohet për sulm seksual ndaj një të mituri. Nga Prokuroria thonë se burri, më 24 gusht të vitit të kaluar, në parkun e Çairit, ka filluar të prekë një fëmijë, i cili në atë moment kishte mbushur 15 vjet. Kur ka filluar ta prekë, fëmija ia ka kapur dorën dhe e ka kërcënuar se do të thërrasë policinë. I akuzuari në atë moment ka tentuar të ikë dhe është fshehur në hyrje të një ndërtese, pas çka fëmija e ka mbyllur derën dhe…
Kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka shkruar një shkrim një rrjetet sociale, ku flet për besën dhe fjalën e dhënë, ndërkaq përmend edhe afate A po flet Mexhiti për situatën politike dhe për gjendjen pas largimit të Taravarit nga VLEN? “Fjala e dhënë — besa — është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit ndër shqiptarë. Besa është besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë. Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë. Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer…
Policia e Strugës ka ngritur kallëzime penale kundër katër personave, shtetas të Gjermanisë, Senegalit, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për pengim dhe sulm ndaj policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, njoftojnë sot nga SPB-Ohër. Ata i kryen veprat penale më 19 prill të këtij viti në një ndeshje futbolli në Strugë, gjatë së cilës, duke zvarritur, shtyrë dhe sulmuar fizikisht, i penguan policinë të ndërmarrin veprime zyrtare pasi rendi dhe qetësia publike u prishën nga një përleshje. “Drejtoria e Punëve të Brendshme e Strugës ngriti kallëzim penal kundër A.A. (31), nga Republika e Gjermanisë, A.D. (25) nga Senegali, Sh.T. (25)…
