Autor: Suad Avdiu
Një investim i ri prej disa dhjetëra milionë euro dhe mbi 200 punësime, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç deklaroi ai, fillimi i investimit pritet brenda një deri dy javë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, Mickoski përsëriti se një nga qëllimet kryesore të Qeverisë është që BPV-ja nominale të jetë mbi 20 miliardë dollarë ose 10.500 dollarë për kokë banori si dhe ulje e borxhit publik dhe shtetëror nën 50 ose 40 për qind./Koha.mk “Vitin e kaluar e mbyllëm me një rekord historik kur bëhet fjalë për investimet e…
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës, duke thënë se nëse Kievi sulmon Moskën gjatë festimeve të 9 majit, “askush nuk mund të garantojë që kryeqyteti ukrainas do të mbijetojë deri më 10 maj”. – Advertisements – Deklarata e tij vjen në përgjigje të refuzimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për një armëpushim tre-ditor të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Putin shpalli një armëpushim nga 8 deri më 10 maj, gjatë të cilit…
BDI: Korridori 8 është vizion! Ata që në të kaluarën e sabotuan, nuk kanë të drejtë ta përvetësojnë sot Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Korridori 8 është rezultat i punës së tyre të palodhur, jo i atyre që e sabotuan dhe në fillimin e punimeve, u mobilizuan për ta ndalur si projekt. BDI tha se, Korridori 8 është vizion dhe rezultat i besimit të tyre në të ardhmen euroatlantike. Ata shtuan se, historia do t’i vendosë të gjithë në vendin që meritojnë. “Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR. Kur…
Akti i mosdhënies dorëheqje nga kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Tatjana Dimitrovska është i papërgjegjshëm në rrethana kur është nën masa sigurie si e dyshuar për dhënie të dokumenteve sekrete nga Antikorrupsioni, njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët”. Kështu vlerëson për Alsat, drejtori Ekzekutiv i Koalicionit të Gjithë për Gjykime të Drejta, Darko Avramovski i cili thotë se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë, megjithatë kjo nuk nënkupton vazhdim të mandatit në kushte kur është komprometuar reputacioni i funksionarit dhe institucionit. E sidomos në rrethana kur procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite. “Nuk e di nëse është arrogante,…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac. Sipas mediave kroate, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet, të dy me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës. Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar, si pasojë e këtij aksidenti. Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë ka deklaruar se një e treta e të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan Index.Hr transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalet e Zagrebit, Siskut dhe Pakracit. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në…
Duke komentuar paralajmërimet e Ahmetit se mund të dalë në rrugë të protestojë, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje liderit të BDI-së që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë nga e ardhmja. Mickoski e këshilloi Ahmetin që fillimisht të hedhë një sy drejt milionerëve që e rrethojnë dhe që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, e më pas të përpiqet të ristrukturojë partinë e tij, në vend që të kërcënojë. “Për fat të keq, duket se zoti Ahmeti ende jeton në të kaluarën, sepse nëse do të jetonte në të tashmen, do të mund të bënte një dallim…
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit sot ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Shkup, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij. Prokurori publik ka dhënë urdhër për t’u kryer obduksioni ndaj të ndjerës, ndërkaq ekipet hetuese nga vendi i ngjarjes kanë grumbulluar gjurmë dhe dëshmi materiale të cilat do të jenë lëndë e ekpsertizës. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se i dyshuari është kapur në kufirin e Tabanocit.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është e papranueshme nëse Arben Taravari, si partner koalicioni në Qeveri, bën marrëveshje me BDI-në për të garuar së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mickoski sot deklaroi se nesër do të ketë një takim me Taravarin, në të cilin do të kërkojë një përgjigje të qartë nga ai lidhur me këtë çështje. “Me Taravarin kemi komunikim të rregullt, të përditshëm si kolegë në Qeveri. Nesër do të kemi një takim në të cilin dua të dëgjoj qartë nëse është e vërtetë që ekziston një marrëveshje mes partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të…
Ylli i ri i futbollit: Mirvete Misini vajza nga Kumanova po shkëlqen në Gjermani Mirvete Misini, një vajzë e re me prejardhje nga Kumanova, e lindur më 3 maj 2015, po tërheq vëmendjen e komunitetit sportiv në Gjermani me talentin e saj të jashtëzakonshëm në futboll. Edhe pse vetëm 10 vjeç, ajo po dëshmon se mosha nuk është pengesë për të bërë emër në fushën e gjelbër. Aktualisht, Mirvete është pjesë e klubit gjerman SV Büderich, ku luan në ekipin e vajzave dhe ka arritur të shënojë 15 gola në sezonin aktual. Me shpejtësinë, teknikën dhe instinktin e saj për…
“Ka kaluar gati një vit që kur subjektit të përkushtuar politik VLEN iu besua të qeveriste dhe të sillte ndryshimet që qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i kanë kërkuar me kaq këmbëngulje dhe me të drejtë. Gjatë kësaj periudhe, VLEN ka dëshmuar përmes punës dhe veprave se është një koalicion i së vërtetës, përkushtimit dhe progresit. Në të njëjtën kohë, BDI non grata, partia që për dy dekada shkatërroi besimin, bllokoi shpresat dhe abuzoi me pushtetin, nuk ndalet së përhapuri gënjeshtra, frikë dhe propagandë”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Nga koalicioni në pushtet thonë se para se VLEN…
