Autor: Suad Avdiu

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga thika ka marrë edhe vajza tjetër e të dyshuarit, e cila është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK. Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, për Klankosova.tv ka folur drejtori i QE-së, Naser Syla. Syla tha se gjendja e saj është stabile.

Read More

Ka vdekur sot në mëngjes  Kaqusha Jashari, një aktiviste në jetën politike në Kosovë e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo u bë e ditur edhe nga vajzat e saj Nora dhe Teuta Jashari në rrjetin social social në Facebook. Sipas njoftimit varrimi do të bëhet sot me datë 06.05.2025 nga ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, transmeton KlanKosova.

Read More

Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur në anën e Qeverisë, duke injoruar mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik, akuzojnë sot nga BDI. “Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike. Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i…

Read More

Falë angazhimit të ministrit tonë të Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ka filluar procesi i testimeve të kandidatëve për punësimin e specializantë privatë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një premtimi të dhënë dhe një zgjidhje konkrete për një problem shumëvjeçar. Për herë të parë në historinë e shtetit, do të punësohen njëkohësisht disa qindra specializantë, çka nënkupton një përforcim të menjëhershëm të kuadrit profesional në shumë fusha të mjekësisë. Kjo do t’u japë fund pasigurive mjekëve të rinj dhe do t’i inkurajojë ata të vazhdojnë rrugëtimin profesional në vendin tonë,…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira, në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 13, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 21 deri 29 gradë celsius. Në ditët në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

Read More

Kumanovë, në aksident lëndohen 6 persona Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Kumanovë, përfshirë një djalë të mitur nga Kroacia, njoftuan nga MPB. “Më 04.05.2025 në orën 15:45, nga SPB e Kumanovës është raportuar se në kryqëzimin e rrugës kryesore Kumanovë – Kriva Pallankë dhe rrugës “223” në Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Fiat” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga S.C. (71) nga fshati Algunja, komuna Staro Nagoriçane, dhe një automjeti “Toyota” me targa të Shkupit, të drejtuar nga 33-vjeçari B.S. nga Republika e Kroacisë. Në aksident janë lënduar rëndë shoferi S.C.…

Read More

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, zhvilloi një takim pune me Mahmut Çelik, kryetar të Agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në takimin, i cili u organizua me rastin e shkëmbimit të informacioneve në lidhje me fazat e zbatimit të dixhitalizimit të Gjykatës, morën pjesë edhe gjyqtari Fatmir Skender dhe shefi i kabinetit, Ekrem Halimovski, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese. Bashkëbiseduesit konstatuan se në fazën përfundimtare janë përgatitjet për zbatimin e projektit për avancimin e teknologjive të informatike-komunikuese në Gjykatën Kushtetuese. Përmes dixhitalizimit të Gjykatës, parashikohet përmirësimi i mjeteve të punës së këshilltarëve dhe gjyqtarëve, si dhe i mjeteve për…

Read More

Këshilltari komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (opozitë) në Komunën e Kumanovës ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së një kioske urbane në hapësirën publike pranë stacionit të autobusëve “Seventusher Ser Ballkom”, duke e cilësuar atë si një akt të papërgjegjshëm, të pakoordinuar dhe në dëm të interesit qytetar. Në deklaratën e bërë publike, këshilltari e ka konsideruar këtë ndërhyrje si një vendim të marrë pa asnjë transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit, duke renditur një sërë pasojash negative që tashmë janë evidentuar në terren: • Bllokim i trotuarit dhe pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve; • Rrezik…

Read More

Dukuria në fjalë është prezent vite me rrallë, por tani kur pritej se kriza ekonomike do të ndalë hovin e gjeneratës së sotme të maturantëve, ajo nuk ndodhi. Maturantët Fitim .P dhe Besmir D. thonë se një pjesë të gardërobës e kanë siguruar në Shkup por pjesën tjetër në Tiranë Vjollca SADIKU Dibër, 5 maj – Euforia e mbrëmjes së maturës duket se është nga fundi, pasi që nga java e dytë e muajit maj të gjitha shkollat e mesme në vend do të festojnë përmbylljen e ciklit të shkollimit të mesëm. Dyqanet e qyteteve janë mbushur përplot me…

Read More

Më 9 maj do të fillojë procesi gjyqësor për aksidentin rrugor që ndodhi më 29 janar të këtij viti, në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova nga Negotina. Bëhet fjalë për rast që nga fillimi i vitit ka ngritur në këmbë opinionin publik, madje edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi edhe para se të ndodhte epilogu gjyqësor, u organizuan disa protesta në Negotinë dhe Shkup, ku kërkohej burgim për 20-vjeçarin Vasill Jovanov. Më 29 janar, Jovanov, pa patent shoferi, nën ndikimin e alkoolit, në semafor të kuq dhe në vijat e bardha të bulevardit “Aradhet Partizane”, e përplasi për…

Read More