Taravari: Nëse vendosim të bashkëpunojmë me BDI-në, nuk kemi çfarë kërkojmë në Qeveri
Taravari: Nëse shkojmë me BDI-në nuk kemi çfarë kërkojmë në Qeveri
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot ka deklaruar se nëse ata vendosin që të bashkëpunojnë me BDI-në ata nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë.
“Tash për tash, kryesia Qendrore e ka vetëm një vendim, që dalim me lista tona të veçanta për këshilltarë komunale. Për bashkëpunime tash me VLEN-in e shoh se dera është e mbyllur në zgjedhjet lokale janë më ndryshe se në zgjedhje tjera. Në bazë të strukturës demografike të ndonjë komune ashtu bëhen edhe bashkëpunimet”, tha Taravari.
Ai tha se ata janë parti autonome dhe i sjellin vendimet në mënyrë vetanake.
Poashtu ka folur për takimin e tij që do ta mbajë sot me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai tha se do t’ia sqarojë çështjet që Mickoski nuk i ka të qarta në lidhje me funksionimin e ASH-së në Qeveri.
Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri”.
“VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohen të jenë në Qeveri. Nëse është kusht ky neve nuk na pengojnë, por duken jashtë prej jashtë dhe lënë përshtypje të keqe. U urojmë suksese, brenda ditës së nesërme do ta kemi grupin tonë parlamentar dhe do ta shohim si do të rrjedhin zhvillimet politike”, tha Taravari.
I pyetur për bashkëpunimin me BDI-në, ai tha se për momentin kryesia e partisë së tij ka vetëm vendim për të shkuar në zgjedhjet lokale me lista të veçanta për kandidatë për këshilltarë komunash.
“Për momentin kryesia e partisë ka vetëm një vendim, që është të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash do të shohim”, tha Taravari.

