Autor: Suad Avdiu

Në kuadër të vizitës në Republikën e Austrisë, zhvillova një takim të rëndësishëm pune me Kristiane Teshl-Hofmeister, këshilltare për arsimin në Qeverinë e Austrisë. Në fokus të bisedës sonë ishte arsimi dhe kujdesi parashkollor – shkëmbyem përvojat e të dyja vendeve dhe diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit. Theksova angazhimin e Qeverisë sonë, e cila punon intensivisht në zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të institucioneve parashkollore. Qëllimi ynë është i qartë: 96% përfshirje e fëmijëve në arsimin parashkollor deri në vitin 2030. Shpreha interes të veçantë për modelin austriak „Kinderwelt“, i cili është shembull i qasjes inovative në fushën sociale…

Read More

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se është dakord që shqiptarët në RMV duhet ta dinë gjuhën maqedonase për shkak lehtësimit të komunikimit por edhe respektit ndaj bashkëqytetarëve, por thotë se e njëjta duhet të jetë edhe nga ana e bashkëqytetarëve maqedonas. “Jam dakord se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë gjuhën maqedonase, jo vetëm për shkak se është gjuhë zyrtare shtetërore, por aq më tepër për shkak të lehtësisë së komunikimit dhe për shkak të respektit që duhet ta kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Por, nuk mund të…

Read More

Enti i Revizionit ka gjetur disa parregullsi në Komisionin e Letrave më Vlerë. Ndër gjetjet, sipas raportit të publikuar është edhe mungesa e dy të punësuarve, përkatësisht mos paraqitja e tyre në punë gjatë vitit 2023 dhe një periudhë të vitit 2024. Televizioni Alsat nga burime brenda Komisionit të Letrave me Vlerë ka mësuar ekskluzivisht se e punësuara që nuk është paraqitur në punë gjatë vitit 2023 dhe deri në qershor të vitit 2026 është bashkëshortja e ish ministrit të Financave, Fatmir Besimi. Identiteti i saj për redaksinë tonë është i njohur. “Gjatë vitit 2023 janë konstatuar 31 të punësuar,…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kujtuar Lidhjen e Prizrenit. Përmes rrjeteve sociale, Taravari shkruan se sot bëhen 147 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila, siç ai shprehet, u bë nga burra që e donin kombin, gjuhën dhe traditat shqiptare! Tutje ai shkruan se Lidhja u bë për t’u mbrojtur shqiptarët nga kërcënimet, të cilat siç thekson, ekzistojnë edhe sot. “Ata u bashkuan për t’i mbrojtur simbolet kombëtare nga kërcënimet e kohës! Kërcënimet ende nuk kanë mbaruar por po ashtu edhe Shqiptarët janë plot e zot të vlerave të tyre! Bashkë për Shqiptari, Vlera e Liri!”,…

Read More

Arben Fetai i është drejtuar Arben Taravarit përmes një letre të hapur, pasi ky i fundit shpërndau një video duke interpretuar situatat e fundit politike sipas këndvështrimit të tij, me mbishkrim “Si u shitën dhe sa kushtuan”. Fetai thotë se financiarisht qëndron shumë mirë, ndërsa videon e quan “propagandë gebelsiane”. Shkrimi i plotë i Fetait: Letër e hapur për Arben Taravarin I dashur adash, Arben, Të kam thirrur vëlla për shumë vite. Të kam qëndruar afër në betejat më të vështira, si shef kabineti e në shumë role të tjera përkrah teje, jo për poste e as për paga, por…

Read More

Një 24-vjeçare është gjetur e vdekur në një kazino brenda një hoteli në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, e njëjta ishte e punësuar në hotel. “Më datë 09.06.2025, rreth orës 19.42 në SPB-Shkup është raportuar se në një kazino në hotel në rajonin e Qendrës në Shkup, është gjetur e vdekur 24-vjeçarja G.J. nga Ohri, e punësuar në kazino. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Read More

Është marrë Vendim për ndalesë të importit të mishit të pulës nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve, konfirmoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Millanov. Vendimi, siç theksoi, është tashmë në fuqi. Millanov kujtoi gjithashtu se pesë ditë më parë, me qëllim parandalimin e mundësisë së përhapjes së murtajës tek ripërtypësit e vegjël (PPR), AUV miratoi një Vendim që ndalonte importin dhe tranzitin e ripërtypësve të vegjël të gjallë shtëpiakë dhe të egër, farës, vezëve dhe embrioneve nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër, mishit nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër,…

Read More

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Rosomanit, S.N., për falsifikim të gjashtë dokumenteve publike (leje ndërtimi dhe rindërtimi) dhe keqpërdorim të buxhetit në vlerë prej mbi 35.8 milionë denarësh gjatë viteve 2022–2024. Gjithashtu, ai akuzohet për tejkalim dhe keqpërdorim të fondeve publike për reprezentacion, karburant, ushqim dhe kontrata të pajustifikuara, duke shkaktuar dëm buxhetor prej rreth 2.88 milionë denarësh gjatë periudhës nëntor 2021 – shtator 2024. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. I akuzuari S. N. në cilësinë e tij si kryetar i Komunës së Rosomanit, gjatë viteve 2022…

Read More

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se “shprehin shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit, me të cilat Qeveria, sipas tyre, përmes një sërë hapash institucionalë, po e largon në mënyrë sistematike gjuhën shqipe nga sfera publike”. Nga BDI thonë se Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Paralelisht, Inspektorati për zbatimin e ligjit është faktikisht i bllokuar, i është marrë autonomia, inspektorët nuk marrin pagë tash e gjashtë muaj dhe nuk kanë kushte bazë për punë, përfshirë edhe qasjen në automjetet zyrtare. Vetë drejtori, i emëruar nga Qeveria,…

Read More

Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, ka bërë një gjest të veçantë për babain e tij, duke i dhuruar një Mercedes-Benz GLE 450d Coupe, model i vitit 2025, krejtësisht i ri (00 km). Kjo veturë luksoze, me motor 6-cilindërsh dhe 367 kuaj fuqi, përfaqëson elegancën, fuqinë dhe teknologjinë më të fundit që ofron Mercedes. Çmimi i saj në treg arrin në mbi 150 mijë euro, varësisht nga konfigurimi dhe opsionet shtesë. Ky veprim tregon edhe njëherë lidhjen e fortë familjare që Rashica kultivon, si dhe vlerësimin që ai ka për prindërit e tij, të cilët e kanë mbështetur në çdo…

Read More