Autor: Suad Avdiu
Iseni përgënjeshtron BDI-në: Në SPB-Tetovë janë avancuar 32 shqiptarë dhe janë punësuar 5 të tjerë “BDI-ja, e mësuar të kontrollojë institucionet përmes propagandës dhe partizimit ekstrem, po përpiqet t’i mashtrojë qytetarët me gënjeshtra të ulëta, duke thënë se në SPB Tetovë nuk ka pasur asnjë avancim të shqiptarëve”, ka reaguar zv/ministri i Policisë, Astrit Iseni, duke thënë se në vetëm 11 muaj, në SPB Tetovë janë realizuar 32 avancime dhe 5 punësime të reja. Sipas tij, shumica prej tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse që për vite të tëra ishin të rezervuara për militantë partiakë të BDI-së. Tetovë: 18…
Brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) tashmë flitet hapur për kandidaturën e Bujar Osmanit në zgjedhjet për komunën e Çairit, mëson Almakos. Këto burime brenda partisë konfirmojnë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po insiston që Osmani të jetë përfaqësuesi i Frontit Shqiptar në këtë garë kyçe. Po këto burime, i thonë Almakos se BDI dhe Fronti Shqiptar po vendosin një fokus strategjik në Çair, me synim që të sfidohet ashpër sipas tyre koncepti politik i VMRO-DPMNE-së, të cilin e akuzojnë për përpjekje për margjinalizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e Osmanit konsiderohet si një nga më të…
Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave të RMV-së, kostoja e jetesës në maj 2025 u rrit për 1.5% krahasuar me muajin prill. Kjo rritje është shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimit të ushqimit dhe pijeve joalkoolike, të cilat shënuan një rritje prej 4.1%. Përveç ushqimit, rritje çmimesh u regjistrua edhe për mallra dhe shërbime të ndryshme (1.5%), pije alkoolike, duhan (0.8%), veshmbathje dhe këpucë (0.5%), si dhe për rekreacion, kulturë, mobilje dhe mirëmbajtje shtëpiake. Rritje më të vogla çmimesh u regjistruan edhe në kategoritë e strehimit, shëndetit dhe energjisë. Nga ana tjetër, qytetarët ndjenë lehtësim në transport, ku…
Ministri i ekonomisë Besar Durmishi thotë se nuk ka rritje drastike të çmimeve, përcjell TV21. Gjatë ditës së nesërme ai e pret raportin nga Drejtoria e inspektoratit të tregut, për kontrollet e rregullta në muajin maj, për të parë se nëse janë rritur çmimet pas përfundimit të masës së Qeverisë. “Nga ajo që di nuk ka rritje drastike të çmimeve. Vetëm prodhime të cilat janë sezonale, por ato nuk bëjnë pjesë në produktet elementare ushqimore. Nga ajo që më kanë informuar verbalisht nga drejtoria e inspektoratit të tregut është se nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve elementare ushqimore,…
Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë ditët e fundit qytetin e Shkupit, problemet me menaxhimin e mbeturinave janë përkeqësuar ndjeshëm, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik. Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Dr. Fadil Cana, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar, duke e cilësuar atë si rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët. Në një deklaratë të publikuar sot në rrjete sociale, ai shprehet: “Në këto temperatura të nxehta Shkupi po mbytet në mbeturina – ndërsa autoritetet e kryeqytetit heshtin! Kryetarja e Shkupit ka dështuar plotësisht në një nga detyrat më themelore: pastrimin e qytetit. Rrugët janë…
Kryeministri, Hristijan Mickoski, tha sot se qytetarët nuk duan që politikanët shqiptarë që janë në “listat e zeza” të përfaqësojnë interesat e tyre për shkak të krimit. Kryeministri u tha deputetëve të bllokut opozitar shqiptar se ata nuk janë të besueshëm në tërheqjen e votave në këtë mënyrë. “Keni të arratisur, rrezikoni që partia juaj të futet në “listën e zezë” shumë shpejt për shkak të krimit dhe nuk mendoj se shqiptarët në Maqedoni duan të kenë përfaqësues të tillë. Mendoj se ata duan më shumë nga projektet e Qeverisë në Tetovë, Bogovinë, Gostivar, Tearcë, etj., ashtu siç bën në…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor. “Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.
Në këtë 9 qershor, kryetari i kuvendit të ASH-së, njëherësh zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar një nga momentet më të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë dhe ndali fushatën e spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit. “Ky ishte një moment historik që hapi një kapitull të ri për lirinë, demokracinë dhe zhvillimin e rajonit tonë”, thuhet në deklaratën e zëvendëskryeministrit Fetai. Ai ka nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, duke shprehur mirënjohje të veçantë për partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-n dhe…
Gjykata Penale në Strugë e ka shpallur të pafajshëm kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në çështjen që lidhej me blerjen e një veture luksoze Audi me vlerë 67 mijë euro. Sipas vendimit të gjykatës, nuk është provuar se Merko kishte qëllim të kryente vepër penale. Avokati i tij, Igor Petkovski, deklaroi se gjykata nuk ka konstatuar shkelje të ligjit në procedurën e prokurimit publik për blerjen e veturave në vlerë totale prej 114 mijë euro, të destinuara për nevojat e komunës. Akuza ndaj Merkos ishte ngritur në mars të vitit 2024, pas një kontrolli të posaçëm në…
Me fjalë përfundimtare të prokurorisë, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për rastin e vrasjes së të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit Pançe Zhezovski. Në seancën e mëparshme përfundoi procedura e provave nga gjykimi që filloi në shtator 2024. Në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit u morën në pyetje disa persona, përfshirë familjet e viktimave, persona zyrtare, inspektorë, persona të njohur dhe bashkëpunëtorë të të akuzuarit Lupço Palevski. Prokuroria paraqiti edhe prova materiale, të tilla si video-incizime, komunikime elektronike dhe sende të mbledhura nga vendi i ngjarjes. Të akuzuarit…
