Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se po i mbyllin dyert për bixhozin online. “Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt. Sot, si Qeveri vazhdojmë me procesin e bllokimit të faqeve të paligjshme të kazinove online një hap që vjen si realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve tona më të zëshme para zgjedhjeve. VLEN mbetet e vendosur në premtimet e saj. Me propozim të Qeverisë, do të bllokohen edhe 173 faqe interneti të cilat ofronin në mënyrë të paligjshme lojëra fati. Dhe bashkë me 53 faqet e bllokuara një muaj më parë ky numër shkon…

Read More

Deputetët e Kosovës mblidhen sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Ky është tentimi i 30-të, prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive. Vazhdimi i seancës është paraparë prej orës 11:00. Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Vazhdimet e seancës konstituive nuk po zgjasin shumë, pasi tentimi i këtyre partive për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë po dështon në votim. Tentimi…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore. Partia kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit VLEN. Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike. “Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore. Partia kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit VLEN. Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike. “Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë…

Read More

Kreu i Alternativës, pjesë e VLEN, Zeqirija Ibrahimi i është përgjigjur akuzave të opozitës për diskriminim të shqiptarëve gjatë punësimeve. Ibrahimi thotë se deri në fund të korrikut, do të ketë 2500 punësime apo avancime të shqiptarëve nëpër institucione. “Së pari akuzonin se nuk bëhet shkolla në Çashkë (si në kohë të tyre) dhe kur ajo u bë, ata heshtin dhe nuk e përmendin më. Pastaj thoshin se do ndalet Kooridori 8 dhe ai kur ai po vazhdon me dinamikë të përshpejtuar, ata nuk e përmendin më. Më tej thoshin se do të anulohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe…

Read More

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e mesme, ndërsa në pjesët veriore e fortë veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës ditore me 3 deri në 5 gradë. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë. Në Shkup, do të mbajë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e…

Read More

Familja e vajzës nga Kosova që mbeti e vrarë nga sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë, kanë reaguar lidhur me humbjen e vajzës së tyre, 15 vjeçares, Lea Bajrami. Muhabi Bajrami, axha i vajzës së ndjerë, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se tragjikisht mbesa e tij, Lea humbi jetën. Ai falënderoi të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këto qaste të vështira. “Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, njoftojmë familjarët e miqtë, që mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë”, shkroi ai.

Read More

Një sulm vdekjeprurës ka ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë. Burime të io bëjnë të ditur se nga ky sulm dyshohet se ka vdekur edhe një 13 vjeçare nga Kosova. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori. “Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”. Të paktën 10…

Read More

Sistemi i paralajmëruar prej kohësh “Safe City”, i cili synon të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë kulturën e trafikut, do të vihet në përdorim të plotë nga 1 janari 2026, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai tha se bëhet fjalë për sistem modern me një rrjet kamerash që do të zbulojnë shkelje të ndryshme të trafikut. Rregulloret e nevojshme ligjore pritet të përfundojnë në muajt në vijim, të cilat do t’i japin “Safe City” mbështetje të plotë ligjore për zbatim. “Më 1 janar 2026, do të kemi “Safe City” me zbatim të plotë ligjor. Deri atëherë,…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, gjatë vizitës së sotme të punës në Tetovë, tha se vitin e ardhshëm shkollor do të ketë tekste shkollore për çdo fëmijë dhe se deri atëherë do të tejkalohen disa keqkuptime që ekzistojnë në marrëdhëniet mes ministrisë, komunave dhe shkollave. Në pyetjen e një gazetari se pse nuk ka mësimdhënës të gjuhës shqipe në diasporë, Janevska tha se ka mungesë për të dyja gjuhët (maqedonisht dhe shqip) dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje. “Ka disa keqkuptime mes udhëheqjes së shkollave por edhe mes disa komunave dhe pushtetit qendror. Libra duhet…

Read More