Autor: Suad Avdiu

Sot para Kuvendit pritet të gjendet propozimi për ministrin e ri të Shëndetësisë, Azir Aliu. Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, kanë kritikuar , duke thënë se Aliu ka qenë personi që “këmbëngulte për lidhjen me Ali Ahmetin dhe njeriu i parë që nisi komunikimin me BDI-në”. Në seancën e sotme parlamentare, pritet të bëhet zëvendësimi i posteve qeveritare që u braktisën nga Aleanca për Shqiptarët. Kemi disa pyetje publike: Bilallin, Izetin i pyesim: A kanë rënë në ujë kumtesat e koordinuara në orët e vona kundër Aleancës për komunikime me BDI-në, kur sot po bëni ministër Azir Aliun,…

Read More

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa në pjesët veriore të vendit e përforcuar nga drejtimi verior, e cila do të shkaktoj rënie të temperaturave ditore për 3 deri në 5 gradë. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 27 deri në 36 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite e…

Read More

Pritje me orë të gjata për të marrë një shërbim mjekësor, kushte jo të mira higjienike, mos përfillje nga mjekët, pritje me muaj për incizime, janë disa nga problemet me të cilat përballen qytetarë në Spitalin e Kumanovës. Ata thonë se nuk ka mjekësi adekuate, pasi korrupsioni është i madh, ndërsa shpresojnë të mos sëmuren në mënyrë që ta evitojnë ardhjen në spitale. “Tani për tani unë vij, kryej punë, por nuk është kjo e tëra, duhet të presësh, ndonjëherë të heqin nga qafa. Nuk është si më para që të kontrollonin, pra nuk është ajo që duhet, pra pret…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar me shqetësim ndaj informacioneve për avancimet e fundit në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ku sipas tyre, nga konkursi i fundit i brendshëm janë promovuar 12 punonjës maqedonas dhe vetëm një shqiptar. BDI e cilëson këtë si një shembull të përfaqësimit të padrejtë etnik dhe kërkon transparencë të plotë mbi procesin e përzgjedhjes, si dhe rishikim të vendimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Është e papranueshme që në një rajon me shumicë shqiptare, shqiptarët të përjashtohen nga mundësitë për avancim”, thuhet në reagim, duke theksuar se këto vendime bien ndesh me…

Read More

Nesër, parlamenti do të mbajë seancë për të zgjedhur ministrin e ri të Shëndetësisë. Në vend të Arben Taravarit, i cili ka kaluar në opozitë, Kryeministri ka emëruar ish-ministrin e Shoqërisë së Informacionit, Azir Aliu nga “VLENI”. Deputetët do të votojnë gjithashtu për një zëvendësministër të ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Është nominuar Albrim Hoxha. Duke votuar për propozimet, Parlamenti do të plotësojë boshllëkun në departamentet e shëndetësisë dhe bujqësisë.

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me Planin Operativ të miratuar nga Qeveria, vuri në dukje se nga shtatori do të ketë një tjetër thirrje për vetëpunësim të të rinjve. Ai tha se për këtë masë janë planifikuar 40 milionë euro. “Ne kemi miratuar Planin Operativ për punësimin e 16 mijë personave të aftë për punë, por të papunë. Presim që 65% e tyre të jenë të rinj, domethënë bashkëqytetarë tanë deri në moshën 29 vjeç, të cilët, varësisht nëse do të kenë një kompani të bazuar në parimin e…

Read More

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është hapur për trafik për automjete deri në 3.5 ton…

Read More

Shqipëria po  luan ndaj Serbisë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026. “Kuqezinjtë” që po përkrahen nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë në stadium, pas një ngërqi në fillim të ndeshjes, morën kontrollin e ndeshjes dhe patën iniciativë më të madhe. Depërtimet e Arbër Hoxhës e Armando Brojës ishin të rrezikshme për serbët, ndërsa afër golit ishin Mario Mitaj nga distanca dhe Rei Manaj në dy tentime. Elseid Hysaj në fund të pjesës së parë e fitoj penalltinë kur u pengua në zonë nga Samarxhiq, por Rei Manaj dështoj nga pika e bardhë për të shënuar. Rrjetat…

Read More

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për nesër parashikon mot shumë të nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 26 deri në 38 gradë Celsius. Nga e hëna do të fryjë erë e mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat ditore do të ulen në 3 deri 5 gradë. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për mot jostabil lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Read More