Autor: Suad Avdiu
Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth gjysmë ore. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet…
Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Rruga e Arbrit” në Shqipëri, pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një mur mbrojtës anës rrugës. Sipas informacioneve nga policia shqiptare, aksidenti ka ndodhur në segmentin Maqellarë – Bulqizë, pranë vendit të quajtur “Ura e Çerenicës”. Motori me targa të Shkupit, gjatë një përpjekjeje për parakalim të parregullt, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës. Të lënduarit fillimisht janë transportuar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe krerët e dy fraksioneve të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, do të zhvillojnë sonte një takim kyç në Tetovë, ku pritet të ndajnë “hartën elektorale” të komunave për zgjedhjet lokale të tetorit, mëson INA. Në këtë tryezë diskutimi pritet të përcaktohet se cilës parti do t’i takojë kandidatura në secilën komunë, si pjesë e një marrëveshjeje për të dalë me kandidatë të përbashkët nën ombrellën e të ashtuquajturit Fronti Shqiptar. Burime jozyrtare thonë se BDI do të ketë kandidaturat në Tetovë, Çair dhe Kërçovë, krahu i Taravarit në Gostivar, Vrapçisht dhe…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviq, ka marrë pjesë para dy ditësh në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Ruse me rastin e Ditës së Rusisë. Në këtë ngjarje, ambasadori rus Sergej Bazdnikin deklaroi se “operacioni ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë”, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Kremlinit për luftën. Pjesëmarrja e Stoillkoviq në këtë ngjarje ka shkaktuar reagime në skenën politike vendase. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, reagoi përmes një postimi, duke e cilësuar Stoillkoviqin si “avokatin personal të interesave të Moskës” brenda qeverisë së re. “Rrini rehat, shqiptarë! Ka kush ju mbron, Stoillkoviqi në pushtet! Për…
Mickoski: Nëse qytetarët më ndëshkojnë në zgjedhje, jap dorëheqje! Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se përgjegjësinë politike për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan do t’ia lërë në dorë qytetarëve. Ai paralajmëroi se nëse ndëshkohet me votë në zgjedhjet lokale që priten pas disa muajsh, do të japë dorëheqje. “Përgjegjësia do të shihet për tre apo katër muaj, në zgjedhjet lokale. Ajo që mendon LSDM-ja është një gjë, por ajo që mendojnë qytetarët do të shihet shumë shpejt. Nëse qytetarët mendojnë se duhet të largohem dhe të mbaj përgjegjësi politike, atëherë nuk do të pres – do ta bëj atë…
Aktivizmi qytetar dhe humanist Përderisa isha fillorist dhe pastaj në të mesmen në Neuchâtel, isha frekuentues i shoqatës kulturore dhe organizonim manifestimin e festave kombëtare dhe shoqërore; aty kisha besimin e Komitetit që të moderoja ato manifestime dhe aktivitete të ndryshme; në universitet të Lozanës përveç aktivizmit edhe në aktivitete humanitare, isha njëkohësisht anëtar e më pas edhe kryetar i shoqatës studentore universitare AEAUL, ku me kolegët u munduam në aktivitete të shumta: konferenca me profesorë shqiptarë në Universitet të Lozanës, manifestime kombëtare, politike, kulturore dhe humaniste… (dhe redaktova dramën « Të (pa) drejtit AEAUL ») Më pas, aktivizëm…
Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka nisur një hetim kundër dy personave të dyshuar për një krim – Grabitje sipas nenit 237, paragrafi 1 i Kodit Penal, pasi katër ditë më parë ata sulmuan fizikisht një burrë dhe i morën një shumë të madhe parash. Sipas informacioneve nga zyra e prokurorit, të dyshuarit e vunë re viktimën ndërsa ai po shkëmbente valutë të huaj dhe filluan ta ndiqnin me qëllim që t’i merrnin paratë. Pasi ai iu afrua shtëpisë së familjes së tij, të dy e sulmuan, duke e goditur me grusht në kokë. Viktima ra në tokë dhe humbi…
Në manifestimin “Nga fusha në tryezë” që u mbajt sot në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh mbështetjeje për bujqësinë vendore, duke theksuar se Qeveria është e përkushtuar për zhvillimin e saj dhe mbështetjen e prodhuesve. “Maqedonia ka potencial dhe kjo nuk është frazë, është fakt. Kemi diell, kemi ujë, kemi tokë pjellore. Por para së gjithash kemi njerëz. Njerëz që nuk kanë frikë nga agimet e hershme, nga ndotja e duarve, nga puna deri vonë natën. Ata janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë. Ata janë shtylla e ekonomisë, e traditës dhe e së ardhmes”, tha kryeministri Mickoski.…
Për 3 muaj mbi 20 persona të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë ! Në rast kafshimi nga një gjarpër, është shumë e rëndësishme të veprohet shpejt dhe me qetësi. Ja çfarë duhet të bëni: 1. Qëndroni të qetë dhe ulni lëvizjen: • Paniku dhe lëvizja e tepërt përshpejton qarkullimin e gjakut dhe ndihmon përhapjen e helmimit (nëse është gjarpër helmues). 2. Mbani gjymtyrën e kafshuar poshtë nivelit të zemrës: • Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së helmit. 3. Hiqni bizhuteritë ose rrobat e ngushta: • Nëse kafshimi ndodhi në dorë ose këmbë, hiqni çdo gjë që mund të shtrëngojë…
Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari thekson përmes një komunikate se “me shumë zhurmë dhe pompozitet, koalicioni VLEN përpiqet sërish të mashtrojë opinionin duke paraqitur si suksese të reja punësime të vjetra në institucione shtetërore. “Pas reagimeve të drejta nga Aleanca për Shqiptarët, VLEN vazhdon të publikojë lista të stërpërdorura me punësime që janë bërë kohë më parë – përfshirë edhe ato në Postën e Maqedonisë, ku personat e përmendur janë punësuar prej muajsh. Kjo përpjekje për të ricikluar të kaluarën dhe për ta shitur si rezultat aktual është vetëm një përpjekje e zbehtë për të larguar vëmendjen…
