Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi

17 Janar, 2026

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

17 Janar, 2026

Iseni: SMS-të për gjobat edhe në gjuhën shqipe, për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 Janar, 2026

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

17 Janar, 2026

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

17 Janar, 2026

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 Janar, 2026

58-vjeçari që jeton i vetëm apelon për ndihmë

17 Janar, 2026

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të thata

17 Janar, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

17 Janar, 2026

BMW e shtrenjt nxiti “muhabet”, ja çka thotë Kasami?

16 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 18 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Qershor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Irani ka nisur kundër-sulmin ndaj Izraelit. Gjatë sulmit me raketa iraniane, një nga raketat balistike të lëshuara depërtoi në mbrojtjen antibalistike të Izraelit dhe goditi qendrën e Tel Avivit.

Përgjigja raketore e Iranit ndaj sulmit të Izraelit filloi në mbrëmje, si rezultat i së cilës u regjistrua një numër i madh raketash balistike mbi Izrael, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se Izraeli nisi një luftë dhe se Teherani do t’ju shkaktojë atyre goditje të rënda.

“Regjimi sionist (Izraeli) nuk do të mbetet i padëmtuar nga pasojat e krimit të ti. Kombi iranian duhet të ketë garanci se përgjigjja jonë nuk do të jetë gjysmë e matur.”, shkroi Ayatollah Ali Khamenei në X.

Sipas informacioneve fillestare, qendra e Tel Avivit u godit nga sulmi, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale, megjithëse tymi mund të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.

Thuhet se deri më tani më shumë se 100 raketa balistike u lëshuan nga Irani, ndërsa mbrojtja antibalistike e Izraelit po përpiqet të mbrojë qendrat urbane në pjesën qendrore të vendit.

Reagojnë forcat ajrore izraelite

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Irani kaloi vijat e kuqe, lëshoi raketa mbi civilë

Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, thotë se Irani “ka kaluar vijat e kuqe pasi guxoi të qëllojë me raketa ndaj përqendrimeve të popullsisë civile në Izrael”.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe të sigurohemi që regjimi i Ajatollahut të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij të urryera”, shton ai. Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, duke shtuar se mbrojtja ajrore nuk është plotësisht hermetike dhe se ekziston ende rreziku nga sulme të tjera të mundshme.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha rrjetit CNN se Irani do të përballet me pasoja të rënda pas lëshimit të qindra raketave balistike drejt qendrave të banuara në Izrael, në atë që Teherani e ka cilësuar si “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite të mëngjesit të së premtes.

Së fundmi në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të sulmit. Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat.

Lexuar: 186

Lajme te ngjashme

Armët që SHBA-të mund të përdorin në një sulm të ri të mundshëm ndaj Iranit

Gjermania pritet të dërgojë ushtarët e parë në Grenlandë

Trump s’i përjashton veprimet ushtarake, por thotë se Irani i ka ndaluar ekzekutimet e protestuesve

Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?

-19 gradë: Ukraina pa energji e ujë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Lajmet e fundit

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi

17 Janar, 2026

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

17 Janar, 2026

Iseni: SMS-të për gjobat edhe në gjuhën shqipe, për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 Janar, 2026

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

17 Janar, 2026

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

17 Janar, 2026

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 Janar, 2026

58-vjeçari që jeton i vetëm apelon për ndihmë

17 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.