Autor: Suad Avdiu
Prindërit e viktimave që humbën jetën në zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë dorëzuar sot një kërkesë me shkrim në Prokurorinë Themelore Publike të Koçanit, duke kërkuar sqarime të detajuara mbi aktakuzën që u bë publike javën e kaluar nga Prokurori Publik i Shtetit, Lupço Kocevski, përcjell INA. “Ne nuk jemi juristë dhe nuk e kuptuam aktakuzën e shpallur, ndaj kërkojmë që Prokuroria të na sqarojë rezultatet e hetimeve dhe të na tregojë saktë se kush është vënë përballë drejtësisë”, thanë prindërit gjatë “Marshit të Engjëjve” që u mbajt së fundmi në qytetin e Koçanit. Ata theksuan se…
Si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, 22 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli, njoftoi Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme (MPJ-TT). Sipas autoriteteve izraelite, aktualisht rreth 40.000 të huaj, kryesisht turistë, janë bllokuar në territorin izraelit, për shkak të pezullimit të fluturimeve dhe mbylljes së hapësirës ajrore për trafikun civil, përcjell INA. Kompania kombëtare ajrore izraelite “El Al Airlines” ka anuluar fluturimet deri më 23 qershor, me mundësi vazhdimi të kufizimeve nëse situata e sigurisë nuk përmirësohet. Alternativa më e sigurt për largim mbetet kalimi tokësor drejt…
Për sot, e hënë, 16 qershor 2025, parashikohet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell në Shkup. Temperaturat do të variojnë nga 19°C në mëngjes deri në 34°C në mesditë. Ka mundësi të shiut shumë të pakët gjatë ditës, me rrezik shiu rreth 2%. Era do të jetë e lehtë, nga veriu-verilindja, me shpejtësi deri në 16 km/h. Indeksi UV do të jetë i lartë (7), prandaj rekomandohet mbrojtja nga dielli. Këshilla për nesër: Vishni rroba të lehta dhe të hapura për të qëndruar të freskët. Konsumoni shumë ujë për të mbajtur trupin të hidratuar. Përdorni krem mbrojtës me faktor të lartë mbrojtjeje (SPF).…
Trupi i njeriut lëshon një dritë ultra të zbehtë, të quajtur biofoton, që ndodh gjatë metabolizmit, por është aq e dobët sa syri ynë nuk mund ta dallojë. Studiuesit e kanë fotografuar këtë “aurë” delikate me kamera ultra-sensitive dhe kanë zbuluar se ajo ndjek ritmin tonë biologjik: rritet në pasdite dhe zbehet gjatë natës. Biofotonet nuk janë thjesht një kuriozitet, ato mund të tregojnë nivelin e stresit qelizor, plakjen e lëkurës dhe gjendjen metabolike, duke u shndërruar potencialisht në një mënyrë të re për të lexuar shëndetin tonë. Në të ardhmen, ndoshta mjafton drita që lëshon trupi yt për të…
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme nga përditshmeria e saj. Bukuroshja nga Gjakova se fundmi ka habitur ndjekësit me postimin që ka bërë në ‘Instagram’. Duke fotografuar vetën nga afër, ajo në kokë ka vendos dy ‘brirë’. Ajo nuk ka treguar se cili mund të ketë qenë mesazh i këtij postimi. Një veprim i çuditshme nga ish-banorja e BBVK.
Modelja e ish-banorja e “BBVK3”, Diana Tahiri, njihet zakonisht për daljet e saj glamuroze dhe stilin e rafinuar, por që sot ka befasuar ndjekësit me një postim të papritur në Instastory. Ajo është shfaqur në natyrë, në një ambient tradicional, duke pjekur flija me shumë përkushtim. E veshur thjesht me xhinse dhe sandale, Diana tregon se di të jetë vetvetja. Në foto shihet e ulur pranë saçit, ndërsa përgatit një nga gatimet më të dashura shqiptare. Përshkrimi mbi foto, “Didi tuj pjek flija ”.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se, deri në këtë moment, gjithsej 22 persona kanë kërkuar asistencë për të lënë territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre.. “Aktualisht janë duke u ndërmarrë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet kthimi i tyre në vend. Theksojmë se përfaqësia diplomatiko-konsullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme…
Nën moton “Do të (qëndrojmë) së bashku!”, Parada e gjashtë e Krenarisë do të mbahet në Shkup më 21 qershor, me fokus në bashkim, rezistencë dhe luftë për të drejtat e njeriut. Organizatorët njoftuan se eventi i këtij viti do të jetë një protestë, jo një festë, për shkak të rritjes së gjuhës së urrejtjes, heshtjes institucionale dhe regresit të të drejtave të komunitetit LGBTI+. Eventi do të fillojë në orën 18:00 në Parkun “Gruaja Luftëtare”, dhe marshimi do të niset në orën 19:00 nga Parlamenti, me ndalesa përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë. “Ky slogan nuk është…
Më 14.06.2025, rreth orës 14:20, në autostradën Shkup–Tetovë, afër një pompë karburanti, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë ndaluar dhe arrestuar shtetasin me inicialet N.V. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut, policia konstatoi se N.V. po drejtonte një veturë të tipit “BMW” me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 175 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pamatur i…
Po ndodh një përthyerje historike në institucionet e shtetit jo me zhurmë, por me punë të palodhur dhe vendosmëri të hekurt! Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku për vite me radhë shqiptarët ishin vetëm numra pa zë, VLEN po sjell drejtësi dhe përfaqësim real. Deri më tani, janë: 44 shqiptarë të punësuar, 40 shqiptarë të avancuar në pozita të rëndësishme në strukturat e MPB-së! Këto nuk janë thjesht shifra, janë shembje e murit të diskriminimit institucional, që u ngrit me përkujdesje nga ata që sot sillen si kujdestarë të interesit kombëtar. Po flasim për të njëjtët që për…
