Autor: Suad Avdiu
Një grua 36 vjeçare nga fshati Mateç, Likovë, pësoi lëndime të rënda nga një goditje elektrike dhe përfundoi në spital pa ndjenja. Më datë 15.06.2025 në orën 12:23, në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës është raportuar se A.F (36) nga fshati Mateç është sjellë pa ndjenja. Sipas raportit, ajo ka pësuar lëndime të rënda nga goditja e rrymës gjatë pastrimit në oborrin e shtëpisë së saj, pranë një makine që nuk ishte funksionale dhe është në rrezik për jetën. Tv News.
Ministri i Punëve të Brendshme thotë se situata e sigurisë në vend gjatë 365 ditëve të fundit është shumë më e qëndrueshme sesa ka qenë më parë. Sipas tij, përmes aksioneve për shpartallimin e bandave kriminale nga ana e MPB-së, por edhe përmes veprimit të përditshëm të policisë, përmirësimi i gjendjes së sigurisë është vërejtur edhe nga vetë qytetarët. “Të gjitha ato aksione që i kemi ndërmarrë në fushën e kriminalitetit rrugor, të gjitha ato aksione që i kemi ndërmarrë në fushën e tregtisë me drogë, tregtisë me njerëz e kështu me radhë… bandat që i kemi shkatërruar në Shkup,…
Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Tetovë ka publikuar një komunikatë zyrtare, në të cilën akuzon Komunën e Tetovës dhe kryetarin e saj Bilall Kasami për pengim të zbatimit të përmbarimit përmes një manovre të dyshimtë financiare. Sipas BDI-së, Komuna e Tetovës nuk ka arkëtuar tatimin në vlerë prej 1.568.400 denarësh nga transaksioni i njohur si “rasti i Monopolit”. Siç thuhet, në vend që kjo shumë të përfundonte në buxhetin e komunës, ajo është ceduar në mënyrë të dyshimtë te kompania “Euro Invest Beton”, një subjekt që sipas BDI-së ka lidhje të ngushta me pushtetin lokal. “Ky cesion nuk është…
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët VLEN-it pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Këtë e bëri të ditur sot kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përcjell INA. Ai theksoi se pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes do të ndodhë edhe vendimmarrja politike për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit. Kasami shtoi se në këtë fazë po zhvillohen edhe anketa për të përcaktuar se cilët kandidatë kanë shanse më të mëdha për rezultate të suksesshme në zgjedhje. “Jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, një proces pak më kompleks,…
Me plot 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima që nga fillimi i vitit 2025, një ish-pilot ka shpjeguar pse po rritet rreziku në transportin ajror. Teksa janë regjistruar 250 viktima, ndër ngjarjet më të rënda janë përplasja e një avioni të American Airlines me një helikopter ushtarak dhe rrëzimi i fundit i një fluturimi nga India drejt Londrës. Këto ngjarje kanë ngritur shqetësime te pasagjerët: A është ende e sigurt të fluturosh? Shawn Pruchnicki, ish-pilot i Delta Connection dhe tani ekspert në hetimin e aksidenteve ajrore, thotë se nuk është i befasuar nga rritja e aksidenteve. Ai, aktualisht profesor…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi pas mesnate, përcjell INA. Sipas vendimit më të fundit, çmimet e naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 1 denarë. Çmimet e reja janë si vijon: Benzinë BS-95: 76.0 den/litër Benzinë BS-98: 78.0 den/litër Naftë (Dizel): 67.5 den/litër Vaj ekstra i lehtë për amvisëri: 67.5 den/litër (+1.5 denarë) Vendimi i KRRE-së është marrë në bazë të lëvizjeve…
Tetovë – Një fotografi e rrallë e realizuar në fund të viteve 1990 është bërë publike, ku shihet veprimtarja e njohur Shpresa Sinani duke i dorëzuar një dekoratë nderi veprimtarit kombëtar Rafi Halili, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar. Ngjarja është mbajtur në Tetovë, në një ceremoni solemne ku ishin të pranishëm figura të njohura të jetës kulturore dhe politike të kohës. Ceremonia kishte për qëllim të nderonte personalitetet që kishin kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe në përpjekjet për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Rafi Halili, ish-i burgosur politik dhe një ndër…
Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka kritikuar qeverinë se ky vit është karakterizuar jo nga përparim, por nga stagnim dhe zvarritje në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Një nga arsyet kryesore që na detyroi të largohemi nga kjo qeveri ishte dështimi për të realizuar njërën nga shtyllat themelore të marrëveshjes mes OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit VLEN – miratimi i ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes. Siç ka theksuar me të drejtë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ky dështim përbën jo vetëm shkelje të marrëveshjes politike, por edhe një zhgënjim të thellë për qytetarët shqiptarë,…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV njofton se do të ndajë numrin më të madh të bursave deri më tani për arsimin e dyfishtë. “Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë numrin më të madh të bursave për arsim të dyfishtë deri më tani për vitin e ardhshëm akademik 2025/2026, pra 1570 bursa për nxënës që do të regjistrohen në klasa të dyfishta në shkollat e mesme profesionale. Fakti që po investojmë në arsim të dyfishtë dhe po stimulojmë kompanitë për përfshirjen e tyre më të madhe tregohet edhe nga fakti se mbi 550 kompani…
Në orën 4:34 të mëngjesit sipas kohës lokale, Maqedonia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.
