Autor: Suad Avdiu

“Babadimri” sot në takim me Taravarin dhe Selën… Arben, a do ta thuash më në fund të vërtetën? A po i merr ato 6-7 komuna të premtuara nga Aliu, apo në vend të komunave po të jep karamele me ngjyrë? Të gjithë e dinë që mashtrimi yt se BDI me jep 6 komuna ndersa VLEN-i me pak “5 komuna” ishte thjesht bileta për në prehrin e BDI-së. E tani, pas gjithë atij pazari që bëre me nderin tënd politik, çfarë po merr në kthim? As komuna, as mbështetje, vetëm kumtesa të shkruara në zyrat e errëta të Artan Grubit në…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për neglizhimin e vazhdueshëm të përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përdorimi i barabartë i gjuhëve zyrtare nuk është çështje teknike apo preferencë politike, është obligim ligjor, vlerë e bashkëjetesës dhe bazë e rendit demokratik. Prej kohësh, qytetarët shqiptarë ndihen të përjashtuar nga e drejta për qasje të barabartë në informacionet publike që burojnë nga institucionet shtetërore. Mungesa e shqipes, përkthimeve, përditësimet e vonuara dhe faqet zyrtare të paplotësuara në gjuhën shqipe janë dëshmi të qarta të një qasjeje përjashtuese që bie ndesh…

Read More

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet mexhiti njoftoi se është nënshkruar marrëveshje e re me UNDP-në, që do të sigurojë 6.74 milionë dollarë për mjedisin. Mexhiti thotë se UNDP vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe strategjik “6.74 milionë dollarë për tokën tonë, për natyrën, për të ardhmen tonë! Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja kanë vendosur një marrëveshje të re bashkëpunimi. Ky partneritet i ri synon rezultate konkrete: të ndalim shpyllëzimin, të rikuperojmë tokat e dëmtuara, të mbrojmë biodiversitetin dhe të rrisim rezistencën ndaj pasojave të klimës. Të gjitha këto do të mbështeten…

Read More

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arbën Fetai, bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Strategjia për forcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë për periudhën 2025–2028, së bashku me Planin e Veprimit. “Ky dokument pasqyron përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes fuqizimit të institucioneve përkatëse me një qasje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, tha Fetai. Ai theksoi se një strategji, sado e mirë të…

Read More

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tradicionalisht dhe institucionalisht, janë propozuar gjithmonë nga Ministria e Drejtësisë ose nga deputetë të katër partive më të mëdha parlamentare, nga pushteti dhe opozita, në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. Tash, për herë të parë, është vendosur një precedent i rrezikshëm: ndryshimet janë propozuar njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i “Vlen”-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Aq më keq, këto ndryshime janë hartuar në zyrat e VMRO-së dhe janë prezantuar si “propozim ligjor”,…

Read More

Pesë qytetarë shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot në mënyrë të sigurt përmes territorit të Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri, ka njoftuar ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, përmes një postimi në Facebook. Ai u shpreh tutje se ky operacion u bë i mundur falë angazhimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. “Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv,…

Read More

Inxhinierët e Maqedonisë së Veriut paralajmërojnë se askush në shtet nuk kontrollon konfigurimet softuerike të orëmatësve të energjisë elektrike të instaluar nga EVN, çka mundëson potencialisht vendosjen e shumëzuesve të gabuar apo tarifave më të larta pa dijeninë e qytetarëve. I vetmi organ inspektues është vetë EVN, ndërsa institucionet shtetërore nuk mbajnë të dhëna për modelet apo ankesat. Ministrja e Energjisë kishte premtuar reforma dhe funksionalizim të pajisjeve shtetërore për kontroll, por pas katër muajsh ato ende nuk janë në funksion. Inxhinierët kërkojnë mbikëqyrje të pavarur dhe transparencë urgjente në sektorin e matjes së energjisë, transmeton  Portalb.mk.. “Nga përshkrimet teknike të…

Read More

Ka pyetje që duhet t’u përgjigjemi për të kuptuar: kush? çka? Të ngjajshme Mexhiti: 6.74 milionë dollarë për tokën tonë, për natyrën, për të ardhmen tonë! Dalja e Arben Taravarit me grupin e vet nga Qeveria, pa e marrë gjithë VLEN-in me vete, ashtu siç i futi aty: e forcoi apo e dëmtoi përfaqësimin institucional të shqiptarëve në Qeveri? Përgjigjja është e thjeshtë: e dëmtoi. Pra, një herë hyri si humbës. Tash, doli vetë, pa e marrë gjithë VLEN-in me vete, ashtu siç i mori kur hyri. Për të qenë përgjigjja “i ndihmoi shqiptarët”, veprimet duhej të ishin: 1. Me…

Read More

Deklarata e fundit e Stojançe Angelovit, partner i koalicionit qeveritar dhe drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, konfirmon zyrtarisht pazaret politike të ulëta që po bëhen pas shpinës së shqiptarëve. Me fjalët e tij, Angelov pranon se miratimi i ligjit për “Branitellat” është vetëm i shtyrë përkohësisht, me qëllim për të mos dëmtuar VLEN-in para zgjedhjeve lokale. Ky nuk është thjesht një manovrim politik, por një tradhti e qartë ndaj interesit kombëtar shqiptar. Për vite të tëra, shqiptarët kanë kërkuar një zgjidhje të drejtë për statusin e ushtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Premtimi i…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një status në rrjetin social facebook, ka shkruar se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më keq se sa në drejtimin e kësaj qeverie. “Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave! Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!”, ka shkruar Taravari.

Read More